LIVE UPDATES
Bota

“Agjentë punojnë të maskuar si diplomatë në Hungari”/ Hakerat rusë futen në komunikimin e brendshëm të Ministrisë së Jashtme

Aktualisht punojnë 50 diplomatë të akredituar në kryeqytetin hungarez, kurse në Pragë Bratislavë e Varshavë së bashku jo më shumë se 20 vetë.

12 Dhjetor 2022, 08:48 Nga A.B

“Agjentë punojnë të maskuar si diplomatë në

Në fund të nëntorit 2022 forcat speciale ukrainase arrestuan një agjent rus në kufirin me Hungarinë. Ky person kishte informacione sekrete që do të dërgoheshin në Hungari të memorizuara në një “USB” e të fshehur në anus.

Aty gjendeshin informacione të vjedhura personale për drejtuesit dhe personelin e shërbimit informativ ukrainas, SBU dhe shërbimin ushtarak, GRU si edhe informacione sekrete për baza ushtarake, armë dhe logjistikën e ushtrisë ukrainase. Siç u mor vesh më vonë ky spiun do t’i dorëzonte këto informacione tek ambasada ruse në Budapest.

Gazetari Szabolcs Panyi e raportoi për portalin Balkan Insight arrestimin. Ai hulumton prej kohësh për aktivitetet ruse të spiunazhit në Hungari, dhe shprehet se ka frikë, që Budapesti mund të kthehet në një qendër spiunazhi të Rusisë në BE.

Aktualisht punojnë 50 diplomatë të akredituar në kryeqytetin hungarez, kurse në Pragë Bratislavë e Varshavë së bashku jo më shumë se 20 vetë.

“Dihet që shumë agjentë punojnë të maskuar si diplomatë, pasi gëzojnë imunitet dhe nuk lejohet të përndiqen nga autoritetet e vendit mikpritës”, thotë gazetari.

Krahas punonjësve të ambasadës ruse imunitet gëzojnë edhe punonjësit e një banke investimesh të themeluar në kohët sovjetike, IIB në Hungari. Qendra e bankës u zhvendos para tre vitesh nga Moska në Budapest dhe aty nuk ka frikë as nga hetimet, as gjykimi e as nga mbikqyrja financiare e autoriteteve hungareze. Që në njoftimin për shpërnguljen e bankës, opozita hungareze shprehu dyshim se në Budapest po bëhet zgjerimi i rrjetit të KGB-së. Edhe pa arsye kjo nuk është, po të kujtosh, se kreu i IIB është Nikolai Kosov, një njeri që vjen nga një familje spiunësh. Babai i tij ka qenë dikur rezident i KGB-së në Budapest, nëna e tij është vlerësuar nga agjencia ruse TASS “një nga spiunet më të veçanta të shekullit të 20-të”.

Spiunet rusët veprojnë pa telashe

Pas sulmit të Rusisë kundër Ukrainës më 24 shkurt 2022, shtetet e NATO-s, anëtare tek banka IIB, Bullgaria, Rumania, Çekia dhe Sllovakia deklaruan tërheqjen nga banka. Hungaria qëndroi. Përveç kësaj që nga fillimi i agresionit rus, të gjitha shtetet e BE janë të gatshme të dëbojnë spiunët rusë të maskuar si diplomatë. Hungaria jo.

Gazetari investigativ, Szabolcs Panyi di të numërojë disa raste, kur shërbimi informativ rus ka qenë aktiv në Hungari dhe kjo është pranuar pa protestë nga autoritetet hungareze.

Një shembull për këtë është ish-eurodeputeti i partisë konservatore, Jobbik, Bela Kovacs, me pseudonimin “KGBela”. Në prill të vitit 2014 ai u akuzua nga shërbimi i mbrojtjes kushtetuese në Hungari, por padia u ngrit vetëm në prill 2017. Dhe zgjati 8 vjet derisa u mor një vendim fuqiplotë. Në këtë kohë Kovacs mundi të largohej në Moskë, thotë Panyi në bisedë me DW.

Hakerat futen në Ministrinë e Jashtme hugareze

Nga hulumtimet e Panyi dhe të kolegëve del se hakerat rusë të paktën që nga viti 2012 kanë depërtuar herë pas here në rrjetet e IT-së dhe komunikimin e brendshëm të Ministrisë së Jashtme hungareze, edhe pas fillimit të luftës në Ukrainë.

Qeveria hungareze nuk i ka konfirmuar incidente të tilla, por aleatët e Hungarisë e kanë ditur mirë, se sistemet e IT-së së ministrisë kanë qenë me virus. Për këtë shkak ata i ndajnë me kujdes informacionet me Hungarinë. Rreziqe sjell edhe natyralizmi i hungarezëve etnikë nga Ukraina dhe “rregullorja e vizës së artë”. Ajo parashikonte që me blerjen e bondeve për qëndrim në Hungari në vlerë 300.000 euro plus 60.000 euro kosto të procesit administrativ mund të merrje një vizë 5-vjeçare Shengen. Ky program filloi në vitin 2013 dhe me presion të BE-së u mbyll katër vite më vonë.

Bashkë me grupin investigativ Molfar, që bën investigime në fushën ushtarake për Europën Lindore, Panyi dhe kolegët zbuluan rastin e Andrej Naryshkinit. djali i Sergej Naryshkini, kreut të shërbimit informativ të jashtëm të Rusisë, SWR, erdhi me një vizë të tillë “të artë” në Budapest bashkë me familjen, ku mund të jetonte i pashqetësuar.

Apartamenti i Naryshkinit ishte regjistruar si pronë kompanie e një biznesmeni, që prej dhejtë vitesh është i lidhur ngushtë me Antal Rogan, drejtues i zyrës së kabinetit të kryeministrit Orban. Rogan ka qenë përgjegjës për sektorin e vizës së “artë” nga viti 2017 dhe më pas në vitin 2015 drejtues i kabinetit të Orbanit. Sipas të dhënave të Transparency International kompanitë që anë të afërta me partinë Fidesz të Orbanit kanë fituar nga kjo tregti me vizat 411 milionë euro. Edhe marrja e nënshtetësisë nga hungarezët etnikë paraqiste rreziqe, kur ndodhte që kontrollet të mos bëheshin si duhet dhe nënshtetësinë e merrnin edhe persona që nuk flisnin hungarisht. /DW

hungari ruse agjente ruse

Sondazh

Poll

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit