12 Dhjetor 2022, 07:00
Nga a,b,d,a
Ekipet
BRITANI E MADHE- Katër fëmijë u dërguan në spital në gjendje kritike pasi ranë në një liqen të akullt pranë Birminghamit ku fatkeqësisht tre prej tyre kanë ndërruar jetë. Ky numër mund të rritet pasi policia tha se kur mbërritën në vendngjarje, iu tha se "deri në gjashtë persona" kishin rënë në ujërat e akullta.
Sipas dëshmitarëve okularë, fëmijët po luanin në akullin e një liqeni të ngrirë në Babbs Mill Park, Kingshurst dhe ranë në ujë kur u thye.
Shërbimi i Ambulancës së West Midlands tha se fëmijët kishin qenë në arrest kardiak kur u shpëtuan, por nuk ofroi asnjë informacion të mëtejshëm për gjendjen e tyre.
Gjatë një konference për shtyp, shefi i zjarrfikësve në West Midlands, Richard Stanton tha se ekuipazheve iu tha në mbërritje se deri në gjashtë persona kishin qenë në liqen. Por më vonë ai sqaroi se "ky nuk do të ishte më një operacion kërkim-shpëtimi", duke përmendur ftohtësinë e ujit, moshën e atyre që kishin hyrë dhe kohën që mund të kenë qenë atje.
Të tre shërbimet e urgjencës thanë se u thirrën menjëherë pas orës 14:30 të dielën, me ambulancën e parë që mbërriti brenda shtatë minutave pasi u thirr. Në kohën kur mbërritën zjarrfikësit, si oficerët e policisë ashtu edhe anëtarët e publikut u përfshinë në përpjekjet e shpëtimit.
Temperaturat prej 1C (34F) u raportuan në zonë në atë kohë. Ata pritet të bien në -3 gradë Celsius gjatë natës.
Mbretëria e Bashkuar pritet të vazhdojë të përjetojë një periudhë të ftohtë - me borë, akull dhe mjegull të ngrirë që pritet për ditë të tëra, sipas parashikimeve.
Burimi: BBC
femijet bien ne liqenin e akullt richard stanton
Bota
11 Dhjetor 2022, 23:03
F.M
Kosovë
KOSOVË- Të tjera shpërthime vijojnë të dëgjohen në Veri të Kosovës. Mësohet se këtë...
Bota
11 Dhjetor 2022, 22:55
F.M
Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç
SERBI- Këshilltarët e Kancelarit gjerman dhe Presidentit të Francës si dh...
Bota
11 Dhjetor 2022, 22:11
F.M
Kosovë
KOSOVË- Protestuesit serbë në veri të Kosovës bllokuan rrugët për të dytën ditë të diel&...
Bota
11 Dhjetor 2022, 21:26
Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock
KOSOVË- Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock, tha se paralajmërimet ...
Bota
11 Dhjetor 2022, 20:52
F.M
Aleksandër Vuçiç
TIRANË- Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç është shprehur se Beogradi n...
Bota
11 Dhjetor 2022, 20:37
F.M
Albin Kurti
KOSOVË- Një nga makinat, pjesë e eskortët së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti është aksidentu...
Bota
11 Dhjetor 2022, 19:51
Kosovë
KOSOVË- Qeveria e Kosovës i hodhi poshtë pretendimet e Listës Serbe - partisë më të madhe të serbë...
Bota
11 Dhjetor 2022, 19:49
Flamuri i SHBA-ve
KOSOVË- Shtetet e Bashkuara shprehën shqetësim të thellë për situatën aktuale në veri të Kos...
Bota
11 Dhjetor 2022, 18:55
BE
KOSOVË- Të drejta të barabarta Kosovës dhe Serbisë, respektim i integritetit territorial, paprekshmëri e kufijve, njohje e...
Bota
11 Dhjetor 2022, 17:31
a.l
Ministri i Mbrojtjes
RUSI- Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj, ka reaguar sërish lidhur me tensionet në Veri. P&e...