11 Dhjetor 2022, 20:52
Nga F.M
Aleksandër Vuçiç
TIRANË- Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç është shprehur se Beogradi nuk ka urdhëruar ngritjen e barrikadave në Veri të Kosovës. Pasi mblodhi Këshillin e Sigurisë, Vuçiç doli para mediave dhe u kërkoi serbëve të Kosovës që të ruajnë paqen dhe të shtensionojnë situatën. Ai tha se sulmet ndaj EULEX-it apo KFOR-it nuk duhet të ndodhin, por la pa përmendur sulmet ndaj policisë së Kosovës.
"Sot është dita më e vështirë për mua që kur jam president, ndoshta nata më e vështirë është para meje, jemi të shtyrë pas murit, është detyra jonë të bëjmë thirrje për paqe. Askush prej Beogradit nuk i ka urdhëruar barrikadat. Në terren kemi një luftë të ashpër për mbijetesën e një kombi në vatrat e tij, policia e Kosovës, e cila nuk ka të drejtë të jetë në veri, ka të bëjë me përpjekjen për t’i dhënë fund problemit serb në Kosovë, në të cilin Prishtina dhe një pjesë e mirë e bashkësisë ndërkombëtare merr pjesë. Ne nuk kemi asnjë indikacion se ka pasur një sulm ndaj EULEX-it, por sulmet ndaj EULEX-it apo KFOR-it nuk duhet të ndodhin,"- tha Vuçiç.
Situata në Kosovë vijon të jetë e tensionuar. Patrulla e EULEX-it në veri të Kosovës është sulmuar me bombë. Mbëmjen e kaluar në veri ka patur një situatë të tensionuar me bomba, sulme me armë zjarri dhe mjete shpërthyese. Ndërkombëtarët kanë dënuar sulmin e paprecedentë të forcave KFOR, EULEX dhe policisë së Kosovës në veri duke shtuar se autorët duhet të thirren përpara drejtësisë për aktet e tyre.
aleksander vucic tensione në veri të kosovës
Bota
11 Dhjetor 2022, 20:37
F.M
Albin Kurti
KOSOVË- Një nga makinat, pjesë e eskortët së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti është aksidentu...
Bota
11 Dhjetor 2022, 19:51
Kosovë
KOSOVË- Qeveria e Kosovës i hodhi poshtë pretendimet e Listës Serbe - partisë më të madhe të serbë...
Bota
11 Dhjetor 2022, 19:49
Flamuri i SHBA-ve
KOSOVË- Shtetet e Bashkuara shprehën shqetësim të thellë për situatën aktuale në veri të Kos...
Bota
11 Dhjetor 2022, 18:55
BE
KOSOVË- Të drejta të barabarta Kosovës dhe Serbisë, respektim i integritetit territorial, paprekshmëri e kufijve, njohje e...
Bota
11 Dhjetor 2022, 17:31
a.l
Ministri i Mbrojtjes
RUSI- Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj, ka reaguar sërish lidhur me tensionet në Veri. P&e...
Bota
11 Dhjetor 2022, 17:38
Gjermani
GJERMANI- Ministrja e Brendshme e Gjermanisë Nancy Faeser njoftoi se vendi i saj po planifikon të forcojë ligjet mbi armët, pa...
Bota
11 Dhjetor 2022, 17:35
Veri i Kosovës
KOSOVË- Policia e Kosovës ka mohuar pretendimet e drejtorit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë se...
Bota
11 Dhjetor 2022, 17:33
Odesa
UKRAINË- Në Ukrainë vijojnë luftimet e ashpra. Kievi njoftoi se ushtria ukrainase kreu disa sulme me raketa në qytetin Melit...
Bota
11 Dhjetor 2022, 17:04
F.M
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka dënuar sulmet e ndodhura në Veri të Kosovës. Në një postim në Fa...
Bota
11 Dhjetor 2022, 16:59
F.M
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan dhe Vladimir Putin
TURQI- Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan zhvilloi një bisedë telefonike me homologun ...