LIVE UPDATES
Bota

Si arrijnë disa njerëz t’i shpëtojnë trashëgimisë gjenetike të sëmundjes Alzheimer?

Doug Whitney trashëgoi të njëjtin mutacion gjenetik që i dha sëmundjen Alzheimer nënës së tij, vëllait dhe disa brezave të të afërmve të tij, zakonisht që në moshën 50-vjeçare.

20 Gusht 2023, 20:56 Nga I.A
Si arrijnë disa njerëz t’i shpëtojnë
Alzheimeri

SHBA- Shkencëtarët po studiojnë se përse tek disa persona të lindur me mutacionin gjenetik që lidhet me Alzheimerin, nuk shfaqet kurrë kjo sëmundje. Studiuesit amerikanë janë përqëndruar tek genet e familjeve ku ka disa raste me Alzheimer, me shpresën për të mësuar përse mutacioni nuk ndikon tek të gjithë personat që e kanë atë në kodin e tyre gjenetik.

Doug Whitney trashëgoi të njëjtin mutacion gjenetik që i dha sëmundjen Alzheimer nënës së tij, vëllait dhe disa brezave të të afërmve të tij, zakonisht që në moshën 50-vjeçare.

“Gjyshërit e mi patën 14 fëmijë. Dhjetë prej tyre përfunduan me shfaqje të hershme të sëmundjes Alzheimer”, thotë zoti Whitney.

E megjithatë, ai është një 73-vjeçar i shëndetshëm dhe logjikën e ka ende të mprehtë. Ka arritur pra t’i shpëtojë fatit të tij gjenetik.

Kjo është diçka shumë e rrallë. Por në vazhdim studiuesit zbuluan një grua në Kolumbi, e cila i shpëtoi fatit të familjes së saj të prekur nga Alzheimeri për gati tre dekada, përpara se të vdiste nga kanceri.

Shkencëtarët mendojnë se këta persona që i shpëtuan sëmundjes nuk patën thjesht fat. Ata ofrojnë mundësinë e rrallë për të mësuar se si trupi mundet t’i rezistojë Alzheimerit në mënyrë të natyrshme.

“Janë shpesh individët unikalë ata që na mundësojnë zbulimet”, thotë Dr. Eric McDade, drejtues në Rrjetin për Alzheimerin e Trashëguar të Universitetit të Uashingtonit, ku po shqyrtohet ADN-ja e zotit Whitney për të gjetur një përgjigje.

Shpresa është se nëse shkencëtarët mund të zbulojnë dhe të imitojnë atë çfarë i mbron këta persona, atëherë ata mund të prodhojnë kura më të mira, madje edhe terapi parandaluese, jo vetëm për familjet e goditura nga Alzheimeri i trashëguar, por edhe për të gjithë të tjerët.

Tashmë shkencëtarët shpresojnë të krahasojnë të dhënat e edhe më shumë personave që i kanë shpëtuar Alzheimerit të trashëguar, persona që thjesht mund të kenë menduar se nuk e kanë patur mutacionin gjenetik të familjes së tyre, ngaqë kanë vazhduar të jenë të shëndetshëm shumë kohë pasi janë sëmurur të afërmit e tyre.

“A është kjo diçka tepër specifike për prejardhjen gjenetike të Doug-ut dhe për eksperiencat që ka patur në jetë, që mund të jenë unikale për të dhe ai thjesht pati fat të jashtëzakonshëm? Apo është diçka më mekanike, të cilën mund ta identifikojmë dhe të mund të themi se kjo është rruga që të mundësoi t’i rezistosh, megjithëse i ke mbartur gjurmët e sëmundjes prej kaq kohësh”, thotë zoti McDade.

Shkencëtarët po mbledhin të dhëna për gati 600 anëtarë familjesh me raste të shumta Alzheimeri. Ata madje ishin të parët që zbuluan se zoti Whitney ishte ndër personat që i shpëtoi fatit gjenetik.

Përgjigjet duhet të gjenden një orë e më parë. Brian, djali i zotit Whitney, gjithashtu ka të trashëguar genin e familjes.

Brian ka një vajzë, e cila do të përballet gjithashtu një ditë me pikëpyetjen nëse duhet të bëjë testin e saj gjenetik.

Për të mos pritur duarlidhur dhe me shpresën se mund të shpëtojë si babai i tij, Brian ka dalë vullnetar për testimin e një ilaçi eksperimental.

“Jam ngritur nga gjumi pasi kam parë makthe se mund të filloj të jem simptomatik, dhe jam ngritur duke qarë pasi kjo nuk është thjesht një ëndërr e keqe... Po e bëj këtë për vajzën time. Duhet ta bëj për të. Pra shpresa ime është se deri kur të bëhet 18 vjeçe dhe të bëjë testin e saj gjenetik, se deri atëherë do të ketë një përgjigje, se do të ketë shpresë për një lloj kure”, thotë Brian.

Marrë nga VOA

doug whitney alzheimer

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj