LIVE UPDATES
Bota

Si mund të duket një ofensivë tokësore e Izraelit në Rripin e Gazës?

Shënjestra ishte Shijaijah, një lagje me numër të madh banorësh në Qytetin e Gazës, të cilën ushtria tha se Hamasi e kishte shndërruar në një “bastion terrorist” të mbushur me tunele, raketahedhës dhe kurthe.

16 Tetor 2023, 17:58 Nga I.A
Si mund të duket një ofensivë tokësore e Izraelit në
Gaza

GAZA- Një betejë që vrau dhjetëra civilë dhe dhjetëra ushtarë izraelitë pothuajse një dekadë më parë, ofron një ide se çfarë lloj luftimesh mund të ndodhin nëse forcat izraelite hyjnë në Gazë, ashtu siç pritet, për të ndëshkuar Hamasin për shkak të sulmeve të tij në jug të Izraelit javën e kaluar.

Ishte 19 korriku i vitit 2014 gjatë luftës së tretë kundër Hamasit. Shënjestra ishte Shijaijah, një lagje me numër të madh banorësh në Qytetin e Gazës, të cilën ushtria tha se Hamasi e kishte shndërruar në një “bastion terrorist” të mbushur me tunele, raketahedhës dhe kurthe.

Beteja erdhi në ditën e tretë të ofensivës tokësore, që i parapriu një fushatë ajrore 10-ditore. Më pas, sikurse tani, civilëve palestinezë iu kërkua që të largohen nga lagjja. Atëherë, sikurse tani, shumica qëndruan në shtëpitë e tyre sepse ose Hamasi iu tha të qëndronin ose nuk kishin se ku të shkonin.

Përderisa forcat izraelite hynë në Shijaijah, ku gjenden një numër i madh ndërtesash dhe rrugicash të ngushta, militantët kryen breshëri sulmesh me armë automatike, raketa kundërtanke dhe me granatahedhës, tha atëbotë ushtria.

Një autoblindë me ushtarë u prish. Kur dy ushtarë dolën që ta rregullonin, një militant sulmoi autoblindën me një raketë kundërtanke, duke vrarë të shatë ushtarët që gjendeshin brenda makinës. Në mes të kaosit, luftëtarët e Hamasit arritën të marrin trupin e një ushtari të vrarë dhe mbetjet mortore të tij ende nuk janë kthyer në Izrael. Pas panikut, ushtarët e urdhëruan që të futeshin në autoblindat e tyre përderisa batalionet e artilerisë gjuajtën 600 predha dhe avionët luftarakë kryen sulme nga ajri. Ditën tjetër, avionët luftarakë izraelitë lëshuan 100 bomba njëtonëshe në zonë, raportuan më vonë mediat izraelite.

“Porta e ferrit është hapur dhe copëzat e granatave po hyjnë nga dritaret”, tha atëbotë për AP-në një banor palestinez.

Më 2014, “ishte një çmenduri se sa shumë armë zjarri u përdorën”, tha një ushtar izraelit për “Thyeje Heshtjen”, një grup veteranësh të cilët janë kritikë për politikat në Izrael dhe që mbledhin dëshmi nga ushtarët, të cilët flasin në kushte anonimiteti.

Pesëdhjetepesë civilë u vranë gjatë betejës dyditore, përfshirë 19 fëmijë dhe 14 gra, gjeti një raport i Kombeve të Bashkuara dhe u vranë një numër i panjohur i militantëve. Po ashtu, atëbotë u vranë edhe 13 ushtarë izraelitë.

Amir Avivi, gjeneral izraelit në pension, që kishte shërbyer së bashku me komandantët kyçë në betejën e vitit 2014, tha se tani një sulm tokësor “do të ishte krejtësisht i ndryshëm” sepse sulmet ajrore dhe me artileri do të ndodhnin të parat.

“Do të ishte një manovrim masiv me shumë sulme ajrore dhe artileri – një hyrje shumë, shumë e fuqishme. Ne do të përpiqemi të minimizojmë sa më shumë viktima në mesin e ushtarëve tanë dhe për këtë, ne na duhet shumë mbrojtje”.

Ai tha se më pak fuqi e zjarrit do të duhej nëse në fillim kryen sulme ajrore dhe artileri.

Fuqia e jashtëzakonshme e zjarrit mund të ketë parandaluar numrin e madh të viktimave në mesin e ushtarëve, por shkaktoi numër të madh të vdekjeve në mesin e civilëve dhe ka rrafshuar shumicën e lagjeve. Rreth 670 u shkatërruan dhe pothuajse 1.200 të tjera u dëmtuan rëndë, sipas raportit të OKB-së.

“Ishte një operacion shumë preciz”, deklaroi në mënyrë sarkastike sekretari i atëhershëm i Shtetit, John Kerry.

Izraeli ka urdhëruar një evakuim të paprecedent të pothuajse gjysmës së popullsisë së Gazës prej 2.3 milionë palestinezësh, duke i urdhëruar ata që të largohen nga pjesa veriore e territorit të rrethuar për në jug. Avivi, gjenerali në pension, tha se qëllimi i evakuimit është që të shpëtohen civilët. Por, jo të gjithë mund dhe duan të largohen.

“Kur të nisë artileria, ata që nuk janë evakuuar ende do të evakuohen”, tha ai.

Raporti i OKB-së gjeti “indikacione të forta” se operacioni Shijaijah sulme pa dallim “që mund të përbëjnë krime lufte”. Gjykata Ndërkombëtare Penale ka hetuar për krimet e mundshme të luftës të kryera nga të dyja palët gjatë luftës së vitit 2014.

Izraeli, që për një kohë të gjatë ka akuzuar trupat e OKB-së se janë kundër tij, ka refuzuar që të bashkëpunojë në çdo hetim.

Lufta vazhdoi edhe për një muaj pas operacionit në Shijaijah, me beteja të ngjashme shkatërruese. Lufta përfundojë përmes një armëpushimi të brishtë dhe Hamasi vazhdoi të kontrollonte Gazën pavarësisht vdekjes së 2.251 palestinezëve – shumica civilë – dhe shkatërrimit të madh. Në palën izraelite, 74 persona u vranë, përfshirë gjashtë civilë.

Në vitin 2021, të dyja palët zhvilluan një luftë tjetër shkatërruese, edhe pse atëbotë nuk kishte pushtim tokësor. Por, të shtunën e 7 tetorit, Hamasi nisi sulme në jug të Izraelit, duke vrarë mijëra dhe duke marrë afër 200 pengje në territorin e ngushtë dhe bregdetar të Gazës. Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, që ishte në pushtet edhe më 2014, është zotuar se do ta shkatërrojë Hamasin. Lideri i grupit militant ka thënë se Hamasi është i përgatitur për të gjitha skenarët. Izraeli ka premtuar se në një të ardhme të afërt do të kryejë një ofensivë “shumë të gjerë” ajrore, tokësore dhe detare. Ky shtet ka grumbulluar tanke dhe mijëra trupa përgjatë kufirit me Gazën. Nëse ata hyjnë në Gazë, Shijaijah do të jetë një prej caqeve të tyre të para.

Marrë nga REL

konflikti izrael-palestine

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet