All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Bota

Si ndihmojnë rrjetet sociale në protestat anti-Coronë në Kinë

Twitter, Instagram dhe VPNs: Mediat sociale perëndimore kanë luajtur rol të rëndësishëm gjatë protestave zhvilluar kundër politikës Zero-COVID të Kinës. Dhe ato kanë ndezur shkëndijat për një ndjenjë të re bashkësie.

16 Dhjetor 2022, 08:35 Nga A.B
All - Paragraf - 1

Si ndihmojnë rrjetet sociale në protestat anti-Coronë në

Në fund udhëheqja shtetërore u dorëzua: Pas protestave massive qeveria kineze i ka liruar masat e forta të ndërmarra për të luftuar përhapjen e pandemisë së Coronës. Njerëzit patën dalë më parë në rrugë duke bërë dezhurn me qirinjtë ndezur, duke mbajtur lart letra të bardha ku nuk ishte shkruar asgjë, në përpjekje për t'u shpëtuar kufizimeve të lirisë së mendimit. Disa herë po ashtu pati përplasje të dhunshme me forcat e sigurisë.

Një faktor i rëndësishëm për protestat kanë qenë rrjetet sociale: Sidomos Twitter ka luajtur një rol të rëndësishëm për përhapjen e informacioneve. Kjo platformë është e ndaluar në Kinë që nga viti 2009, por njerëzit mund ta përdorin atë në vend nëpërmjet VPNs, pra programeve të caktuara që e fshehin vendndodhjen e tyre.

Një llogari si multiplikator

Një llogari twitteri ra së fundmi shumë në sy. Nga llogaria me pseudonimin "Li Laoshi" ose "Mësues Liu" u shpërndanë në mënyrë anonime video dhe fotografi të panumërta, të cilat qytetarët kinezë ia kishin dërguar më parë pronarit të llogarisë, për të informuar për demostratat që mbaheshin në Kinë. Kjo llogari ka më shumë se 800 mijë ndjekës, dhe ndiqet nga shumë gazetarë, akademikë dhe vëzhgues të Kinës.

Por rrjetet sociale jo vetëm që ndihmojnë për të informuar botën e jashtme, por ndihmojnë edhe për të informuar kinezët për ngjarjet që ndodhin në vendin e tyre. "Ndërkohë që pjesa më e madhe e videove dhe fotografive të protestave zhduken brenda disa minutash nga platformat e rrjeteve sociale kineze si Weibo, përmbajtjet e tyre mund të qendrojnë në Twitter,” thotë për Deutsche Wellen pronari i llogarisë Li, i cili nuk jeton në Kinë por jashtë saj. Prandaj shumë kinezë duan t'i shpëtojnë censurës për të mësuar çfarë ka ndodhur që kur ka filluar rebelimi.

I pyetur pse llogarija e tij është kthyer në burim të rëndësishëm informacioni, Li përgjigjet se me fillimin e protestave kanë munguar llogaritë e twitterit që i dokumentojnë protestat në mënyrë objektive. "Shumë njerëz shpërndajnë përmbajtje të ngjashme, por shpërndarja bëhet në mënyrë subjektive,” thotë Li. Por, nëse kinezët u shpëtojnë kufizimeve të mëdha të qeverisë, atëherë ata duhet të ndjekin llogari "që shpjegojnë çfarë ka ndodhur pa shprehur ndjenjat personale”.

Rrjetet sociale krijojnë lidhje

Shumë kinezë përdorin rrjetet sociale perëndimore, këtë e tregon sasia e madhe e postimeve, thekson Yaqiu Wang, studiuese e organizatës për të drejtat e njeriut, Human Rights Watch (HRW), e cila përqendrohet kryesisht tek Kina. "Ndërkohë që zakonisht duket sikur në twitter nuk qarkullojnë shumë kinezë, në momente kritike si këto të tanishme shihet se shumë kinezë i marrin informacionet prej andej.”

Instagram luan, sipas Yaqiu Wang-ut, një rol të rëndësishëm për të përhapur informacione përprotestat në vende të ndryshme. Shumë studentë kinezë që ndodhen jashtë vendit morën pjesë në demostrata pasi morën informacionet e duhura nga platforma.

Sid, një student nga Kina, ka organizuar bashkë me të tjerët disa aktivitete në Universitetin Oxford. Në fillim u organizuan dezhurne, pasi dhjetë vetë humbën jetën në Urumqi, kur zjarri ra në pallat gjatë kohës së izolimit. 

Studentët përdorin mes të tjerash Instagram dhe Twitter, për t'i bërë publike aktivitetet e tyre.

Edhe në shkolla të tjera të larta ka pasur protesta. Sid beson, se mediat sociale luajnë një rol të pazëvendësueshëm për të mbajtur të gjallë dinamikën e këtyre lëvizjeve transnacionale. "Për shkak të regjimit censurues në Kinë, pjesa më e madhe e mesazheve është e vështirë të përpunohen në vend,” thotë Sid. Por në kulmin e konfrontimeve ka qenë madje e mundur që të ndiqen në kohë reale në Instagram protestat e Shangait dhe protestat në qendra të tjera të botës.

Ky student beson se Twitter dhe Instagram janë kthyer në platformat më të rëndësishme për kinezët për të marrë informacionet.  "Ato ndihmojnë për të ngritur lidhje të ngushta midis njerëzve në Kinë dhe kinezëve që jetojnë jashtë vendit,”

Shkencëtarja Yaqiu Wang e konfirmon këtë: Protestat jashtë vendit pasqyruan "karakterin e decentralizuar të lëvizjes. Njerëzit u mblodhën pasi lexuan informacionet në mediat sociale duke zhvilluar në vend një ndjenjë komuniteti.”

Fryma e protestive të Tiananmenit

Zhou Fengsuo është ndër ata që kanë përvojë me protestat e Pranverës Kineze. Ky aktivist ka qenë udhëheqës i studentëve gjatë demostratave në Sheshin e Paqes Qiellore të Pekinit, më 1989 dhe është president i organizatës për të drejtat e njeriut, Humanitarian China. Edhe Zhou flet për rolin e rëndësishëm që mediat sociale kanë luajtur javët e fundit. "Kinezët i kthyen Twitter, Instagram dhe Telegram në sheshe virtuale ku u mblodhën, këmbyen informacione dhe u mobilizuan.” Situata ka qenë "madje më e mirë” se gjatë protestave të Tiananmen-it. "Partia Komuniste e Kinës nuk mund të ndërhyjë shumë lehtë dhe nuk mund të kontrollojë aq kollaj ideologjitë që qarkullojnë në këto sheshe kibernetike.” 

Pavarësisht se si do të vejë puna me lëvizjen e protestës, brezi i ri ka arritur ta kuptojë sa e rëndësishme është "ta marri vetë fatin në dorë”, thotë aktivisti Zhou Fengsuo. Dhe shton se "kjo ka qenë edhe fryma e protestave në Sheshin Tiananmen, që të rinjtë nuk duan të pranojnë të jetojnë ende nën kontrollin e regjimit”./DW

kine

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet