LIVE UPDATES
Aktualitet

Si po “zhduken” lopët e qumështit, në 10 vite tkurren me 37%, qarqet me rënien më të madhe

Të dhënat zyrtare të INSTAT për numrin e lopëve të qumështit në Shqipëri gjatë viteve 2014–2024 tregojnë një rënie dramatike në të gjitha qarqet e vendit me mbi 35%.

24 Qershor 2025, 07:24 Nga M.B
Si po “zhduken” lopët e qumështit, në 10 vite tkurren
Foto ilustruese

SHQIPËRI- Shqipëria rrezikon të bëhet e varur nga importet e qumështit dhe nënprodukteve dhe gjithashtu të humbasë trashëgimisë rurale dhe të kulinarisë tradicionale për shkak të rënies së shpejtë të numrit të lopëve të qumështit. Të dhënat zyrtare të INSTAT për numrin e lopëve të qumështit në Shqipëri gjatë viteve 2014–2024 tregojnë një rënie dramatike në të gjitha qarqet e vendit me mbi 35%.

Në të njëjtën kohë, Shqipëria po përjeton një nga nivelet më të larta të emigrimit në Europë, veçanërisht në zonat rurale dhe malore. Këto dy fenomene nuk janë të shkëputura përkundrazi, ato janë drejtpërdrejt të ndërlidhura. Fieri është dhe mbetet qarku me numrin më të madh të lopëve të qumështit, megjithëse rënia është e konsiderueshme, nga mbi 50 mijë krerë në 2014 në rreth 34,800 në 2024. Në krahasim me 2023 numri i lopëve në këtë qark u rrit me 0.5% për shkak të investimeve më të mëdha në ferma.

Në Elbasan, rënia është dramatike, më shumë se 59% në një dekadë. Dikur ndër qarqet me aktivitet të lartë blegtoral, tani ka humbur thuajse dy të tretat e tufës së lopëve të qumështit. Në 2024 numri i lopëve të qumështit ra me mbi 6,5 % në krahasim me 2023. Kjo lidhet drejtpërdrejt me largimin masiv të banorëve nga zonat malore të Librazhdit, Gramshit dhe Belshit drejt emigracionit ose qendrave urbane.

Edhe Berati ka përjetuar një rënie të ndjeshme, me përgjysmim të numrit të lopëve. Humbja e popullsisë në fshatrat e Skraparit, Poliçanit dhe Kuçovës ka çuar në tkurrjen e bujqësisë familjare. Vetëm me 2024 rënia e vjetore e lopëve të qumështit ishte 18 për qind më e larta në shkallë vendi. Blegtoria në këtë qark është kthyer në një aktivitet simbolik, pa potencial zhvillimi. Nga 2024-2024 rënie ishte 40%, teksa ndryshimi vjetor me 2024 ishte 7.4%

Një tjetër qark me rënie të theksuar është Gjirokastra. Shumë fshatra në Dropull, Libohovë janë boshatisur. Rënia e numrit të lopëve është indikator i drejtpërdrejtë i shpopullimit: nuk ka më njerëz që të kujdesen për blegtorinë. Megjithatë, disa iniciativa agro-turizmi kanë ruajtur gjurmë të aktivitetit në zonat përreth Tepelenës. Në 2024 lopët e qumështit shënuan rënie vjetore 6%, ndërsa për një dekadë 37%.

Edhe pse me potencial të madh blegtoral, Korça ka humbur më shumë se 11 mijë krerë lopë në një dekadë. Emigrimi i zonave malore si Kolonja dhe Maliqi, por edhe ikja e të rinjve drejt emigracionit, kanë prekur sektorin. Numri i krerëve ra me 15.7 % vetëm me 2024, ndërsa gjatë dekadës rënia ishte 20%

Në Dibër dhe Kukës, qarqe malore përjetojnë tkurrje të vazhdueshme. Në Dibër, ku bujqësia dhe blegtoria ishin jetike, numri i lopëve ka rënë me rreth një të tretën. Në Kukës, ndikimi është i ngjashëm.

Shkodra ka pasur gjithashtu një rënie të fortë të numrit të lopëve të qumështit. Fshatra si Puka, Fushë-Arrëzi dhe Malësia e Madhe kanë humbur popullsinë aktive që mund të mbante gjallë blegtorinë. Megjithatë, pranë zonave fushore të nën -Shkodrës, ende mbijetojnë disa ferma të mëdha. Numri i krerëve vetëm në 2024 u reduktua me 13 për qind , ndërsa gjatë dekadës me 37%

Lezha është ndër qarqet që kanë ruajtur njëfarë qëndrueshmërie relative në krahasim me të tjerat. Kjo lidhet me zhvillimin e bujqësisë intensive në zonat e ultësirës, por edhe me afërsinë me tregjet e mëdha të Tiranës. Gjithsesi, edhe këtu ka rënie dhe vështirësi për fermerët e vegjël. Në vitin 2024 numri i krerëve mbeti i njëjtë, ndërsa gjatë dekadës rënia ishte 20%.

Qarku i Durrësit ka përjetuar një rënie të ndjeshme, jo vetëm për shkak të emigrimit rural, por edhe për shkak të presionit të urbanizimit. Ndërtimi i madh dhe transformimi i tokës bujqësore për qëllime ndërtimi ka zhvendosur aktivitetin blegtoral në periferi, duke bërë që numri i lopëve të ulet me më shumë se 40% gjatë dekadës, ndërsa në 2024 u vu re një rritje e lehtë

Edhe në Tiranë, që përfshin zonat rurale të Kamzës, Vaqarrit Petrelës dhe Baldushkut, numri i lopëve është përgjysmuar. Në 2024 rënie ishte 3.5%, ndërsa në 10 vite 43%. Vlora është qarku i vetëm ku rënia është minimale, vetëm 2.8% në dhjetë vite.

Rënia e numrit të lopëve të qumështit është pasqyrim i drejtpërdrejtë i emigrimit të popullsisë rurale, emigracionit, mungesës së politikave bujqësore afatgjata, dhe orientimit gjithnjë e më shumë të Shqipërisë drejt urbanizimit të paqëndrueshëm./ Monitor

blegtori

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj