LIVE UPDATES
Bota

Si ta lësh duhanin?

Lënia e duhanit është e mirë për shëndetin. Por si bëhet? Ja disa nga metodat më të mira.

17 Korrik 2023, 09:21 Nga I.A
Si ta lësh duhanin?
Duhani

GJERMANI- Kushdo që është përpjekur të lërë duhanin do t'ju tregojë se sa e vështirë është. Ka gjithmonë tundimin për të pirë një cigare me një mik me një gotë birrë ose kafe, ose për t'i shpëtuar punës për një "tymosje" të shpejtë. Një studim i kohëve të fundit thotë se 60-75% e njerëzve e rifillojnë duhanin brenda gjashtë muajsh, pasi janë përpjekur ta lënë. Ashtu si me format e tjera të varësisë, lënia e duhanit është një betejë e vështirë psikologjike. Por përfitimet shëndetësore të abstinencës afatgjatë janë të mëdha.

Pirja e duhanit është një nga vrasësit më të mëdhenj: Rreth 14% e vdekjeve në mbarë botën i atribuohen sëmundjeve të lidhura me pirjen e duhanit, sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë në vitin 2019.

"Pirja e duhanit është një barrë e madhe globale shëndetësore. Do të ketë një miliardë vdekje në mbarë botën në këtë shekull nga sëmundjet e lidhura me pirjen e duhanit nëse nuk i ulim normat e pirjes së duhanit," thotë  Hazel Cheeseman, zëvendës-shefi ekzekutiv i Action on Smoking and Health (ASH), me qendër në Britaninë e Madhe.

Pse të bëjnë të varur cigaret?

Kur tymos një cigare, duhani që digjet çliron nikotinën, e cila hyn në gjak nëpërmjet mushkërive. Nikotina çohet në tru, ku aktivizon të ashtuquajturit receptorë nikotinikë të acetilkolinës. Aktivizimi i këtyre receptorëve shkakton çlirimin në tru të neurotransmetuesve, siç është dopamina.

Çlirimi i dopaminës nuk shkakton domosdoshmërisht varësi. Por kur vepron në një pjesë specifike të trurit — ku qëndron i ashtuquajturi sistemi ynë i shpërblimit — mund të shkaktojë varësi.

Dhe kështu funksionon varësia: Kur nikotina shkakton çlirimin e dopaminës në sistemin e shpërblimit, të krijohet një ndjenjë shpërblyese, si një mini stimulim. Çdo cigare që tymos e përforcon këtë ndjenjë, duke të bërë të dëshirosh cigare dhe si rrjedhojë bëhesh i varur prej tyre.

Pra, kur duam të ndalojmë pirjen e duhanit, duhet të thyejmë këtë lidhje mes cigareve dhe ndjenjës së shpërblimit. Është e vështirë. Nevojitet çdo ndihmë që mund të marrësh për ta bërë atë të funksionojë për një kohë të gjatë. Por është e mundur.

Ndërhyrjet për të ndaluar pirjen e duhanit

Ka dy metoda kryesore për të thyer lidhjen psikologjike me cigaret: vullneti dhe vetëdisiplina. Mund të përdorësh edhe një terapi për të përmbushur dëshirat e nikotinës, por pa problemet shëndetësore që lidhen me pirjen aktive të duhanit. Ka tre lloje terapish. Së pari, ka terapi zëvendësuese të nikotinës, të tilla si nikotina-leukoplast, çamçakëza ose inhalatorë që çlirojnë ngadalë nikotinën, duke ndaluar dëshirën për të pirë duhan. Nikotina në vetvete nuk është e dëmshme, i dëmshëm është tymi që thith nga cigaret.

Ka edhe medikamente, si vareniklina dhe bupropioni. Vareniklina nxit çlirimin e dopaminës në shtegun e shpërblimit, duke imituar shpërblimin e pirjes së duhanit dhe duke hequr disa nga simptomat e abstinencës së nikotinës. Bupropioni vepron në mënyrë të ngjashme, por nëpërmjet një sistemi të ndryshëm neurotransmetues, i njohur si GABA, i cili frenon aktivitetin e trurit.

"Megjithëse ilaçet janë një trajtim më i shtrenjtë, ato janë jashtëzakonisht të efektshme kur shikon ndikimin e pirjes së duhanit në shëndet dhe në sistemet shëndetësore," thotë Cheeseman.

Cigaret elektronike – të mira apo të dëmshme?

Cigaret elektronike kanë një reputacion të çuditshëm kur bëhet fjalë për të hequr dorë nga duhani.  "Ka prova të mira se cigaret elektronike mund t'ju ndihmojnë të ndaloni pirjen e duhanit. Por ato nuk janë një produkt mjekësor i licensuar, kështu që nuk trajtohen si ilaçe," tha Cheeseman. Por cigaret elektronike mund të krijojnë varësi të reja ose të jenë një portë për pirjen e duhanit. Ka shumë prova që dëshmojnë se adoleshentët që përdorin cigare elektronike kanë gjasa më të mëdha që dikur të nisin duhanin.

Provo çdo gjë për të lënë duhanin, të gjitha njëherësh

Konsensusi shkencor thotë se më së miri është kombinimi i të gjitha metodave njëkohësisht. Këtë e ka vërtetuar një analizë e vitit 2020 me më shumë se 700 studime klinike. Secili ka rrugën e vet për të lënë duhanit, njëri e bën me terapi, tjetri pa ndihmë. Dikujt tjetër mund t’i duhet pak kohë për të gjetur rrugën e duhur, por kryesorja është: A dëshiron ta lësh duhanin?

Marrë nga DW

hazel cheeseman duhani

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj