All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Bota

Siguria amerikane: Spiunët kinezë kanë ndërhyrë në qindra rrjete në mbarë botën

Gati një e treta e tyre janë agjenci qeveritare, përfshirë ministritë e jashtme. Pesëdhjetë e pesë përqind e objektivave ishin nga Amerika dhe 24% nga rajoni i Azisë Paqësorit.

16 Qershor 2023, 08:52 Nga a.l
Siguria amerikane: Spiunët kinezë kanë ndërhyrë në
Foto ilustruese
All - Paragraf - 1

Firma amerikane e sigurisë kibernetike Mandiant thotë se hakerat kinezë, që dyshohet se mbështeten nga shteti, shfrytëzuan një dobësi në një pajisje të njohur që ofron siguri për emailet për të depërtuar në rrjetet e qindra organizatave të sektorit publik dhe privat në mbarë botën.

Gati një e treta e tyre janë agjenci qeveritare, përfshirë ministritë e jashtme. Pesëdhjetë e pesë përqind e objektivave ishin nga Amerika dhe 24% nga rajoni i Azisë Paqësorit. Ato përfshinin ministritë e jashtme në vendet e Azisë Juglindore dhe zyrat e tregtisë së jashtme dhe organizatat akademike në Tajvan dhe Hong Kong, tha Mandiant. Sulmi kundër portës së sigurisë së emailit të kompanisë ‘Barracuda Networks’ daton qysh në tetor.

“Kjo është fushata më e gjerë e spiunazhit kibernetik që dihet se është kryer nga Kina që nga rasti me ‘Microsoft Exchange’ në fillim të vitit 2021”, tha Charles Carmakal, shefi teknik i Mandiantit, në një deklaratë të dërguar me email. Rasti i vitit 2021 komprometoi dhjetëra mijëra kompjuterë në mbarë botën.

Kompania Mandiant që është në pronësi të Google, të enjten shprehu ‘besimin e lartë’ se grupi që kreu sulmin ishte i angazhuar në ‘aktivitet spiunazhi në mbështetje të Republikës Popullore të Kinës’. Njoftimi thotë se aktiviteti filloi që në muajin tetor.

Hakerët dërguan email që përmbanin dosje të bashkëngjitura me qëllim për të fituar qasje në pajisjet dhe të dhënat e organizatave që u vun në shënjestër, tha Mandiant.

Barracuda njoftoi më 6 qershor se disa nga pajisjet e saj që ofrojnë siguri të emailit kishin qenë në shënjestër të një sulmi kibernetik që në tetor, duke u dhënë hakerëve qasje në rrjetet e komprometuara. Sulmi kibernetik ishte aq i rëndë sa kompania nga Kalifornia rekomandoi zëvendësimin e plotë të pajisjeve.

Pasi e zbuloi sulmin në mesin e muajit majit, Barracuda bëri përpjekje për kontroll dhe riparim, por grupi i hakerëve, të cilin Mandiant e identifikon si “UNC4841”, ndryshoi viruset e tyre kompjuterik në përpjekje për të ruajtur qasjen, tha Mandiant. Grupi më pas “u kundërpërgjigj me operacione me frekuencë të lartë duke vënë në shënjestër një numër viktimash në të paktën 16 vende të ndryshme”.

Lajmi për sulmin u bë i ditur ndërsa Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken niset për në Kinë këtë fundjavë, si pjesë e përpjekjeve të administratës Biden për të riparuar marrëdhëniet e përkeqësuare mes Uashingtonit dhe Pekinit. Vizita e tij fillimisht ishte planifikuar për në fillim të këtij viti, por u shty për një kohë të pacaktuar pas zbulimit dhe rrëzimit të asaj që Uashingtoni tha se ishte një balonë spiune kineze po fluturonte mbi Shtetet e Bashkuara.

Mandiant tha se vënia në shënjestër e llogarive të organizatave dhe atyre individuale, u përqëndrua në çështje që janë përparësi të larta të politikës për Kinën, veçanërisht në rajonin e Azi-Paqësorit. Kompania tha se hakerët kërkuan për llogaritë e emailit të njerëzve që punonin për qeveritë me interes politik ose strategjik për Kinën në kohën kur ata po merrnin pjesë në takime diplomatike me vende të tjera.

Në një deklaratë të dërguar me email të enjten, Barracuda tha se rreth 5% e pajisjeve të saj aktive që ofrojnë siguri te emailave në mbarë botën treguan shenja të ndikimit nga sulmi kibernetik. Barracuda tha se po ofronte pajisje zëvendësuese për klientët e prekur pa asnjë kosto.

Qeveria amerikane ka akuzuar Pekinin se është kërcënimi kryesor i saj për spiunazh kibernetik, pasi hakerat kinezë të mbështetur nga shteti vazhdimisht vjedhin të dhëna si nga sektori privat ashtu edhe nga ai publik.

Në fillim të këtij viti, kompania ‘Microsoft’ tha se hakerët kinezë të mbështetur nga shteti sulmuan infrastrukturën kritike të Shteteve të Bashkuara dhe mund të jenë duke punuar në sigurimin e aftësive për të ndërprerë komunikimet kritike midis SHBA-së dhe Azisë gjatë krizave të ardhshme. Kina thotë se SHBA angazhohet gjithashtu në spiunazh kibernetik kundër saj, duke kryer sulme kibernetike ndaj sistemeve kompjuterike të universiteteve dhe kompanive të saj./VOA

charles carmakal

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet