LIVE UPDATES
Bota

Situata në veri të Kosovës/ Analiza e 'The Guardian': Strategjia ndërmjetësuese e BE nuk po funksionon

Sipas 'The Guardian', një Evropë më e bashkuar do të ishte ndërmjetëse më autoritare dhe efektive në një rajon të trazuar dhe jetik. 

25 Shtator 2023, 21:11 Nga a.l
Situata në veri të Kosovës/ Analiza e 'The Guardian':
Foto ilustruese

KOSOVË- Tensionet e fundit në Veri të Kosovës dhe sulmet e njëpasnjëshme të serbëve, janë bërë jehonë në mediat ndërkombëtare. Së fundmi gazeta britanike 'The Guardian' ka bërë një koment lidhur me situatën mes dy vendeve, teksa analizon dhe qëndrimin e ndërkombëtarëve.  Ajo shkruan se Evropa nuk ka bërë mjaftueshëm për të ardhmen e Kosovës, ndërsa ka bërë thirrje që të angazhohen me plane konkrrete për uljen e tensioneve mes dy vendeve. Në shkrim gjithashtu theskohet se, pesë anëtare të BE-së nuk e kanë njohur Kosovën deri më tani, duke i dhënë barasvlerë të rrejshme rrethanave të pavarësisë së saj dhe problemeve të tyre me pakicat. Sipas 'The Guardian', një Evropë më e bashkuar do të ishte ndërmjetëse më autoritare dhe efektive në një rajon të trazuar dhe jetik. 

Shkrimi i plotë:

Tensionet midis Prishtinës dhe Beogradit janë kthyer sërish në dhunë. Strategjia ndërmjetësuese e Bashkimit Evropian nuk po funksionon.

Në fundjavë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, foli i dëshpëruar në lidhje me një dekadë bisedimesh për normalizim të marrëdhënieve me Serbinë, e cila vazhdon të refuzojë ta njohë statusin e pavarur të vendit të tij. Në një intervistë për “Guardianin”, Kurti u shpreh se negociatat, të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian, rrezikojnë të arrijnë në qorrsokak. Menjëherë pas publikimit, pati konfirmim ogurzi se me të vërtetë është arritur një ‘nadir’ (pika më e ulët). Në një përshkallëzim serioz të tensioneve, pesë persona, përfshirë një zyrtar policor i Kosovës, u vranë pas një prite nga njerëz të armatosur të paidentifikuar, pranë kufirit me Serbinë.

Për BE-në dhe shefin e saj të politikës së jashtme, Josep Borrell, pasojat e dështimit diplomatik shtrihen përtej fatit të skajit verior të Kosovës, me popullatë shumicë serbe. Në vazhdën e pushtimit rus të Ukrainës, BE-ja ka dyfishuar përpjekjet e saj për të ankoruar Ballkanin Perëndimor brenda orbitës së saj për ta luftuar ndikimin e Moskës. Por të shtënat e së dielës tregojnë se në këtë zonë të nxehtë ballkanike, kjo qasje nuk po funksionon.

Marrëveshja që dukej e madhe, e pranverës së shkuar, detyronte Serbinë ta njihte shtetësinë e Kosovës në këmbim të fuqisë gjysmëautonome për komunat me shumicë serbe në Kosovë. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, turpësisht ende nuk e ka nënshkruar marrëveshjen dhe është mburrur publikisht për këtë. Në prill, Qeveria e tij kundërshtoi kërkesën e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Kurti nuk ka ofruar vetëmenaxhimin politik në zonat me shumicë serbe të Kosovës. Ai ka antagonizuar vendasit përmes vendosjes së njësive speciale të policisë dhe kontrollit të zgjedhjeve të dështuara lokale atje, bojkoti i së cilave çoi në pjesëmarrje prej katër për qind.

Kështu, një vallëzim diplomatik rrezikon të shndërrohet në dhunë serioze. Por për këtë, Borrelli mund të duhet po ashtu të marrë përgjegjësi. Kurti pohon se rënia e besimit te Kosova ka rezultuar nga “humbja e neutralitetit” tek i dërguari special i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak. Këtë verë, një grup politikanësh të lartë perëndimorë vunë në pah pothuajse të njëjtën pikë për “politikën e Perëndimit në Ballkan me Beogradin në qendër”.

Brukseli dhe ëashingtoni duket se i kanë dhënë prioritet nevojës për ta mbajtur Vuçiqin në krah, duke pasur parasysh ndikimin rajonal të vendit dhe lidhjet e rëndësishme me Rusinë. Duke vepruar kështu, ata rrezikojnë të neglizhojnë nevojën për ta mbrojtur Kosovën nga makinacionet e një fqinji ngacmues dhe shumë më të madh, e që beson se nuk ka të drejtë të ekzistojë. Duke pasur parasysh këto rrethana, dhe historinë më të re në Ukrainë, nuk është aspak befasuese që Kurti të ketë dyshime për t’u dhënë më shumë pushtet serbëve të Kosovës me prirje separatiste në veri. Ndërkohë në prapavijë, Rusia ka bërë çmos për të nxitur dhe shfrytëzuar paqëndrueshmërinë, përderisa presidenti serb zakonisht manipulon me krizën për të marrë mbështetjen nacionaliste në vend.

Disa shtete të Bashkimit Evropian thonë se edhe Kurti ka bërë gabime. Ai ka nxitur në mënyrë të pamatur pakënaqësitë në veri, ku autonomia më e madhe do të jetë pashmangshëm pjesë e çdo zgjidhjeje të suksesshme. Por kjo është çështje e statusit përfundimtar që duhet të shkojë në mënyrë paralele me lëvizjet nga Beogradi. BE-ja gjithashtu duhet ta rregullojë shtëpinë e vet. Pesë anëtare të BE-së nuk e kanë njohur Kosovën deri më tash, duke i dhënë barasvlerë të rrejshme rrethanave të pavarësisë së saj dhe problemeve të tyre me pakicat. Një Evropë më e bashkuar do të ishte ndërmjetëse më autoritare dhe efektive në një rajon të trazuar dhe jetik. 

tensione në veri të kosovës

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj