25 Shtator 2023, 21:20
Nga a.l
Krime
RUSI- Sulmi me raketa kundër komandës së marinës ruse në Krime javën e kaluar, shkaktoi vdekjen e 34 oficerëve, përfshirë komandantin e flotës, tha të hënën Ukraina, ndonëse nuk ofroi prova që mbështesin pretendimet e saj. Forcat e Operacionit Special të Ukrainës thanë në aplikacionin e mesazheve Telegram se goditja kundër ndërtesës kryesore të selisë së flotës së Detit të Zi në qytetin port të Sevastopolit kishte plagosur 105 persona.
Pretendimet nuk mund të verifikoheshin në mënyrë të pavarur dhe kanë shumë dallime nga raportimet që vijnë nga Rusia.Ushtria ruse tha fillimisht se një person ishte vrarë nga sulmi por më pas tha se ishte zhdukur. Moska nuk ka dhënë njoftime të tjera për sulmin e së premtes.
Gadishulli i Krimesë, të cilin Rusia e aneksoi nga Ukraina në vitin 2014, ka qenë objektiv i shpeshtë i sulmeve ukrainase që kur presidenti rus Vladimir Putin urdhëroi një pushtim në shkallë të gjerë të Ukrainës 20 muaj më parë.
Gjatë javëve të fundit, Ukraina ka shtuar sulmet ndaj objekteve detare në Krime, ndërkohë që kundërsulmi i verës shënon përparime të ngadalta në lindje dhe jug të vendit, tha Instituti për Studimin e Luftës me qendër në Uashington. Të shtunën, Ukraina ndërmori një tjetër sulm.
Shifrat e larta të viktimave nuk përputhen me ato që shefi i zbulimit ukrainas, Kyrylo Budanov, i tha Zërit të Amerikës të shtunën, duke nënvizuar se të paktën nëntë persona ishin vranë dhe 16 të tjerë u plagosën në sulmin që shkrumboi ndërtesën.
Sipas pretendimeve të tij, Alexander Romanchuk, një gjeneral rus që komandonte forcat përgjatë vijës kryesore të frontit juglindor, ishte “në gjendje shumë të rëndë”.
Raporti i ri tregon se është vrarë edhe shefi i flotës, Viktor Sokolov, megjithëse nuk u ofruan prova mbështetëse. Emri i tij nuk u përmend në deklaratën e Forcave të Operacionit Special, por Anton Gerashchenko, këshilltar i ministrit të punëve të brendshme të Ukrainës postoi në rrjetet sociale emrin e tij dhe një foto.
Ushtria e Ukrainës ofroi gjithashtu më shumë detaje rreth sulmit të së premtes duke thënë se forcat ajrore kryen 12 sulme kundër selisë së flotës ruse të Detit të Zi, duke vënë në shënjestër objektiva ku ishin përqendruar personeli, pajisjet ushtarake dhe armët. Ukraina tha se kishte goditur dy sisteme raketash kundërajrore dhe katër njësi të artilerisë ruse./VOA/
lufta ukraine-rusi
Bota
25 Shtator 2023, 21:15
I.A
Arme
KOSOVË- Dioqeza e Rashkës-Prizrenit tha se autoritetet e sigurisë kanë gjetur në oborrin e manastirit në Banjskë ar...
Bota
25 Shtator 2023, 21:00
a.l
Miroslav Lajçak dhe Aleksandër Vuçiç
KOSOVË- Tensionet e fundit në Veri të Kosovës dhe sulmet e njëpasnj...
Bota
25 Shtator 2023, 20:51
a.l
Foto nga vendngjarja
KOSOVË- Të arrestuarit në Banjskë të Zveçanit, që dyshohet se ishin në kontakt me sulmuesit ...
Bota
25 Shtator 2023, 20:38
a.l
Guatemala
GUATEMALA- Përmbytje masive në Guatemala, kanë shkaktuar daljen e lumenjëve nga shtrati dhe zhdukjen e 18 personave.
N...
Bota
25 Shtator 2023, 20:16
I.A
Edward P. Joseph
SHBA- Profesori dhe studiuesi i njohur amerikan i çështjeve të Ballkanit, Edward P. Joseph ka deklaruar se më ngjarj...
Bota
25 Shtator 2023, 20:06
a.l
Ramazan Kadyrov
RUSI- Udhëheqësi çeçen Ramzan Kadyrov tha sot se ishte krenar për djalin e tij adoleshent...
Bota
25 Shtator 2023, 20:03
a.l
Miroslav Lajçak
BRUKSEL- Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, është takuar të h&...
Bota
25 Shtator 2023, 19:55
I.A
Olivier Becht
TIRANË- Ministri për tregtinë e Jashtme në Francë Olivier Becht ka deklaruar se Presidenti francez Emmanuel Mac...
Bota
25 Shtator 2023, 19:47
a.l
Valdis Dombrovskis
KINË- Bizneset evropiane në Kinë po vendosin gjithnjë e më shumë në mëdyshje pozitat e tyre n&eu...
Bota
25 Shtator 2023, 19:29
a.l
Foto ilustruese
SHBA- SHBA-ja ka vendosur kufizime të reja tregtare ndaj 11 firmave kineze dhe pesë ruse, duke akuzuar disa për f...