7 Prill 2023, 12:08
Nga f.i
Pier Antonio Panzeri
BELGJIKË- Ish-deputeti Pier Antonio Panzeri, i akuzuar si i përfshirë në skandalin e korrupsionit të BE-së, 'Katar Gate' është liruar nga burgu mbas 5 muajsh. Mediat e huaja raportojnë se Panzeri do të qëndrojë në arrest dhe do të akuzohet penalisht, por tani do të mbajë një byzylyk elektronik.
"Është normale që një person që bashkëpunon të përfitojë nga byzylyku elektronik. Është një ndalim i vështirë për momentin dhe do të jetë akoma më i vështirë në shtëpi, pasi ai nuk është i lirë të lëvizë,”-u shpreh avokati i Panzeri, Laurent Kennes.
Masa vjen pasi Panzeri arriti një marrëveshje në janar për pranimin e fajësisë me hetuesit belgë, duke pranuar fajin dhe duke rënë dakord të ndajë informacione se për kë dha ryshfet, në këmbim të një dënimi të reduktuar. Panzeri do të duhet të përballet me gjyqtarin çdo dy muaj, tha zyra e prokurorisë, që do të thotë se fati i tij mund të ndryshojë ende.
Ish-deputeti ishte ndër të parët që u arrestua në hetimin e gjerë dhe dyshohet se ishte drejtuesi i një skeme ku vendet e huaja, përfshirë Katarin, dyshohet se punonin për të ndikuar në Parlamentin Evropian përmes pagesave në para dhe përfitimeve.
Katari ka mohuar ashpër se është përpjekur të fitojë ndikim përmes dhuratave dhe parave, ndërsa Maroku gjithashtu ka hedhur poshtë me forcë akuzat se ka kërkuar ndikim në çështje të tilla si të drejtat e peshkimit dhe statusi i diskutueshëm i Saharasë Perëndimore. Skandali u zbulua muajin e kaluar pasi policia sekuestroi rreth 1.5 milionë euro gjatë një sërë bastisjesh në një apartament, një shtëpi dhe një hotel. Fotot e kartëmonedhave prej 200 €, 50 €, 20 € dhe 10 € u publikuan nga policia, duke përfshirë një valixhe të gjetur në hotel e cila ishte e mbushur me para të gatshme.
pier antonio panzeri skandali i katargate
Bota
7 Prill 2023, 12:05
A.B
Silvio Berlusconi
ITALI- "Është e vështirë, por do t'ia dal edhe kësaj radhe."- Kështu tha Silvio Berlusconi, i shtruar ...
Bota
7 Prill 2023, 11:58
f.i
foto ilustruse
TURQI-Një tërmet 4.5 Rihter është regjistruar mesditën e së premtes në Turqinë lindore. Sipas Inst...
Bota
7 Prill 2023, 11:37
f.i
Milo Gjukanoviç
MALI I ZI- Presidenti në largim i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç i cili dha dorëheqjen nga drejtimi i Parti...
Bota
7 Prill 2023, 11:14
f.i
Foto ilustruse
SHBA- Raportet e detajuara nga SHBA dhe NATO-s për planet për Ukrainën janë publikuar në rrjetet sociale, Twit...
Bota
7 Prill 2023, 11:05
f.i
helikopteri ushtarak UH-60JA
JAPONI- Ministria e Mbrojtjes e Japonisë ka njoftuar se një helikopter ushtarak UH-60JA është zhdukur...
Bota
7 Prill 2023, 10:33
f.i
Protestuesit ne France
FRANCË- Me vazhdimin e protestave në Francë situata është agravuar më tepër. Mediat e huaja ...
Bota
7 Prill 2023, 10:16
k.m.
Edi Rama, Albin Kurti dhe Klodian Tomorri
TIRANË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti lajmëroi dje se shteti kishte fituar një padi n&e...
Bota
7 Prill 2023, 10:13
f.i
Derdelj Guljas
HUNGARI- Shefi i shtabit të kryeministrit Viktor Orban, Derdelj Guljas tha se marrëdhëniet midis Suedisë dhe Hungaris&eu...
Bota
7 Prill 2023, 09:47
f.i
Aeroporti Schiphol
HOLANDË- Aeroporti Schiphol i Amsterdamit ka njoftuar se do të ndalojë fluturimet e natës dhe avionët privat&eu...
Bota
7 Prill 2023, 09:43
k.m.
Foto ilustruese
ITALI- Do vendosen gjoba deri në 100 mijë euro për ata që përdorin shumë anglicizma brenda Administratës...