All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Bota

Skandali me foshnjen e pajetë në lavatriçe, Spitali i Pejës tenton të justifikohet: Nuk e fshehëm rastin, mediat s’na pyetën

Në një njoftim spitali i Pejës ka kofnirmuar se janë shkarkuar nga puna Shefi i Repartit të Gjinekologjisë dhe Kryeinfermierja e Repartit të Gjinekologjisë.

23 Dhjetor 2022, 15:50 Nga d.a.
Skandali me foshnjen e pajetë në lavatriçe, Spitali i
Spitali i Pejes
All - Paragraf - 1

KOSOVË- Spitali i Pejës ka reaguar sërish në lidhje me rastin e rëndë, ku një foshnje e pajetë u fut në lavatriçe me çarçafët, për rastin e të cilëve janë shkarkuar edhe shefi i repartit të gjinekologjisë dhe kryeinfermierja e repartit të gjinekologjisë.

Në një njoftim spitali i Pejës ka kofnirmuar se janë shkarkuar nga puna Shefi i Repartit të Gjinekologjisë dhe Kryeinfermierja e Repartit të Gjinekologjisë.

“Si vazhdim i masave disiplinore është shkarkuar Shefi i Repartit të Gjinekologjisë dhe Kryeinfermierja e Repartit të Gjinekologjisë, ndërsa që presim përfundimin e të gjitha procedurave tona disiplinore, por sidomos edhe gjetjet e autoriteteve ligjzbatuese të përfshira në hetim për të ndërmarrë veprimet e mëtutjeshme ndaj cilitdo të përfshirë në këtë rast”.- thuhet në njoftim.

Në këtë njoftim, Spitali i Pejës për mosdhënien e informatave arsyetohet se mediat nuk i kërkuan ato dhe se e kanë marrë parasysh edhe gjendjen e nënës së foshnjës, e cila s’ishte e njoftuar për rastin.

“Me përgjegjësi theksojmë se pavarësisht se policia ka raportuar rastin, nuk kemi pasur asnjë kërkesë të vetme nga mediat për informata lidhur me këtë rast. Padyshim që ne kemi pasur parasysh edhe faktin tjetër të deklaruar nga familjarët që të mos e rëndonim edhe më tutje gjendjen e nënës, meqë nuk ishte ende në dijeni për ndodhinë”.- vijon njoftimi.

Lajmin për skandalin e futjes në lavatriçe të foshnjës e ka bërë publike në media babai i foshnjës.

Njoftimi i plotë:

Java e fundit për personelin e Spitalit të Përgjithshëm në Pejë ka qenë shumë e rëndë, marrë parasysh rastin e ndodhur me trajtimin e frytit të vdekur. Gjejmë mundësinë edhe njëherë të shprehim keqardhjen tonë të thellë dhe të sinqertë për prindërit dhe për të gjithë qytetarët gjithandej vendit që janë shqetësuar dhe indinjuar me të drejtë.

Gjithçka që ka ndodhur është duke u hetuar nga Prokuroria prej ditës që është kuptuar për ngjarjen e rëndë. Edhe masat e tjera administrative po ashtu janë ndërmarrë.

Ne jemi të vetëdijshëm dhe kemi mision tonin që t’i japim vendit lajme për sukseset në trajtimin dhe shërimin e pacientëve. Fatkeqësisht nuk ia kemi dalë në këtë rast. 

Duam të sigurojmë opinionin publik se sado e rëndë që është ngjarja ajo është pa qëllim, por ka ardhur si mosrespektim i protokollit strikt të veprimit në raste të trajtimit të frytit të vdekur.

Edhe njëherë na duhet ta theksojmë se ne si personel i Spitalit ndjejmë keqardhjen më të thellë për këtë ngjarje.

Pavarësisht se gjithë ngjarja ishte pa dashje dhe e shkaktuar nga pakujdesia e disa nga punëtorët tanë, kjo nuk e zvogëlon peshën e rëndë për rastin dhe keqardhjen tonë për këtë.

Po ashtu, duam të theksojmë se pretendimet se Spitali është përpjekur ta fshehë këtë rast nuk qëndrojnë aspak. Më poshtë po paraqesim kronologjinë në mënyrë që të jenë të njoftuar të gjithë me atë çka organet e drejtësisë tashmë janë të njoftuar:

Aborti me intervenim kirurgjik ka ndodhur në natën e datës 13.12.2022, ndërsa që ngjarja e frytit të vdekur ka ndodhur më 14.12.2022. Me t’u informuar për ngjarjen, menaxhmenti i Spitalit ka informuar organet e Policisë dhe po atë ditë deri në orë të vona, kemi ofruar bashkëpunimin tonë të plotë tek Policia, Prokuroria e Inspektorati Shëndetësor që kanë qenë në vend të ngjarjes dhe në të njëjtën kohë është informuar mbi ngjarjen drejtoria e ShSKUK.

Po në këtë ditë, Policia e Kosovës ka njoftuar opinionin me një komunikatë që po e heton këtë rast, ndërsa është praktikë e njohur që për rastet e ndjeshme, me disa të përfshirë për realizim të hetimeve, informatat jipen të rezervuara.

Me përgjegjësi theksojmë se pavarësisht se policia ka raportuar rastin, nuk kemi pasur asnjë kërkesë të vetme nga mediat për informata lidhur me këtë rast. Padyshim që ne kemi pasur parasysh edhe faktin tjetër të deklaruar nga familjarët që të mos e rëndonim edhe më tutje gjendjen e nënës, meqë nuk ishte ende në dijeni për ndodhinë.

Po ashtu, kemi iniciuar procedurat disiplinore të menjëhershme nga ana jonë dhe me këtë rast janë suspenduar shtatë punonjës të Spitalit, me datë 16.12.2022, menjëherë pas identifikimit se kush ka qenë i përfshirë sipas përgjegjësisë së veprimit a mosveprimit.

Sot, si vazhdim i masave disiplinore është shkarkuar Shefi i Repartit të Gjinekologjisë dhe Kryeinfermierja e Repartit të Gjinekologjisë, ndërsa që presim përfundimin e të gjitha procedurave tona disiplinore, por sidomos edhe gjetjet e autoriteteve ligjzbatuese të përfshira në hetim për të ndërmarrë veprimet e mëtutjeshme ndaj cilitdo të përfshirë në këtë rast.

Ne jemi duke përgatitur planin për ndërmarrjen e masave të tjera që do të përmirësojnë procedurat tona të brendshme organizative dhe për këtë do të reflektohet në ditët në vijim.

spitali i pejes skandal ne kosove

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet