Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Bota
SKANDALI seksual trondit SHBA-në, punonjësi i senatorit amerikan shfaqet në një video erotike në dhomën e Komisionit Gjyqësor
Maese-Czeropski, punonjës pranë senatorit amerikan Ben Cardin, shihet me veshje erotike dhe në të pasme ka vendosur një foto të Kapitolit.
Ish-punonjësi i Senatit kishte fituar më parë vëmendjen për shoqërimin e tij me Presidentin e SHBA-së, Joe Biden.
18 Dhjetor 2023, 09:58Nga r.ll
kongresi amerikan
SHBA- Një skandal seksual ka shokuar Kongresin e Shtete të Bashkuara të Amerikës, ku i përfshirë është edhe një politikan gjerman.
Sipas gazetës gjermane BILD, një politikan gjerman i Socialdemokratëve, ish-punonjës i Ministrisë së Punës dhe Çështjeve Sociale, ka filmuar veten duke kryer marrëdhënie seksuale në një dhomë të seancave dëgjimore me punonjësin e Kongresit, Aidan Maese-Czeropski.
Videoja, rreth tetë sekonda e gjatë, thuhet se u filmua në të njëjtën dhomë ku intervistohen kandidatët e Gjykatës së Lartë dhe ku ish-drejtori i FBI-së James Comey dëshmoi për ndërhyrjen e dyshuar ruse në zgjedhjet presidenciale 2016. Video-skandali ka bërë xhiron e rrjeteve sociale dhe ka shkaktuar zemërim në botën politike amerikane.
Maese-Czeropski, punonjës pranë senatorit amerikan Ben Cardin, shihet me veshje erotike dhe në të pasme ka vendosur një foto të Kapitolit.
Senatori Ben Cardin (D-Maryland) konfirmoi shkarkimin e tij, duke deklaruar, "Aidan Maese -Czeropski nuk është më i punësuar nga U.S. Senati. Nuk do të kemi komente të mëtejshme për këtë çështje të personelit."
Policia e Kapitolit ka nisur një hetim për shkelje të mundshme kriminale të lidhura me videon që qarkullon online. Ish-punonjësi i Senatit kishte fituar më parë vëmendjen për shoqërimin e tij me Presidentin e SHBA-së, Joe Biden.