Opozita kërkon Ramën në Kuvend/ Zvërneci bëhet temë dite në seancën plenare, Berisha: Rama u vuri protestuesve topat e ujit. Balla: Projekti do bëhet
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
FOTO/ Ja kush është polici që u vra në krye të detyrës në Maliq 4 Qershor, 09:06 Vrasja e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Një falenderim të madh ndaj Gjermanisë për fillimin e negociatave shprehu natën e së enjtes edhe presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski.
GJERMANI- Ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba shprehu të dielën vlerësim të lartë për iniciativën e kancelarit gjerman Scholz në samitin e BE-së, e cila i mundësoi Kievit të fillonte negociatat e anëtarësimit në BE.
"Ajo që bëri kancelari Olaf Scholz në samit, domethënë eleminimi i kërcënimit të njëvetoje hungareze, do të mbetet në histori si një akt i udhëheqjes gjermane në interes të Evropës," tha Kuleba për gazetën gjermane Bild am Sonntag.
Një falenderim të madh ndaj Gjermanisë për fillimin e negociatave shprehu natën e së enjtes edhe presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski. Mbështetja gjermane për Ukrainën po rritet nga dita në ditë, u shpreh ai. Populli i Ukrainës do ta mbajë mend këtë gjithmonë.
Scholz: Vendim historik
Në takimin e nivelit të lartë të BE, kancelari Scholz i propozoi kreut të qeverisë hungareze Viktor Orban që të largohej nga dhoma për një pushim kafeje, në mënyrë që krerët e mbledhur të shteteve dhe qeverive të mund të votonin pa të për hapjen e negociatave të anëtarësimit me Ukrainën. Orbani e ndoqi këtë propozim, dhe në mungesë të tij, përfaqësuesit e 26 vendeve të tjera anëtare morën vendimin për hapjen e negociatave të anëtarësimit të BE me Ukrainën.
Iniciativa e kancelarit Scholz e lejoi Orbanin t'i përmbahet qëndrimit të tij për negociatat, pa bllokuar më tej pranimin e Ukrainës.
"Mund të shpresoj vetëm se kjo do të thotë gjithashtu një kthesë më të gjerë dhe e pakthyeshme në qëndrimin e Gjermanisë ndaj përpjekjeve për të zgjidhur problemet më komplekse,” shtoi Kuleba.
Pas samitit, Scholzi vetë foli për një "vendim historik". Konsensusi nuk kishte rënë nga qielli, tha ai të premten. "Në frymën e një sjelljeje miqësore ndaj BE", Scholzi tha se Orbanit "unë i thashë, le ta mendojë njëherë. Ai e mendoi dhe më tha pastaj se e pranon propozimin". Kancelari gjerman tha se ky ishte një veprim vetëm për situata emergjente:"Nuk është diçka që duhet ta bësh gjithmonë."
Macroni kishte mendim tjetër për meritat
Presidenti francez, Emmanuel Macron duket se kishte mendim tjetër për mënyrën si qe zhvilluar e gjitha. Ai tha se ndryshimi i qëndrimi të Orbanit kishte qenë vepër e të gjithëve. Por sipas gazetës SZ, edhe kryeministri holandez Mark Rutte u shpreh qartë se merita i takonte "Olafit".
Në intervistën të dielën (17.12.) me gazetën Bild Am Sonntag, ministri i Jashtëm i Ukrainës, Kuleba theksoi se me vendimin për filllimin e negociatave të anëtarësimit me Ukrainën, për herë të parë që nga fillimi i luftës së agresionit rus kundër Ukrainës në shkurt 2022, "BE nuk priti vendimmarrësit amerikanë, por u dha atyre një shembull që duhet të ndjekin ata”. Kjo dëshmon "se Evropa ka kapacitetin për të marrë një rol udhëheqës dhe se i duhet vetëm më shumë vetëbesim".
Në Uashington, debatohet prej muajsh për vazhdimin e ndihmës ushtarake për Ukrainën. Kjo ndihmë është objekt kundërshtimi në radhët e opozitës republikane në Kongres.
Ndihma për Ukrainën ishte gjithashtu një pikë e pazgjidhur mosmarrëveshje në samitin e BE-së të enjten dhe të premten e kaluar. Një samit i posaçëm për ndihmën për Ukrainën do të mbahet në fillim të vitit të ardhshëm. Ndërsa lejoi, përmes një mungesës së shkurtër në sallë, vendimin për hapjen e negociatave të anëtarësimit me Kievin, Orbani iu përmbajt kundërshtimit të tij ndaj lirimit të fondeve për Ukrainën, që arrijnë në 50 miliardë euro./DW
foto ilustruese PHENIAN- Koreja e Veriut më 18 dhjetor ka kryer testimin e parë në pesë muaj të një rakete balistike ndë...
foto nga permbytjet AUSTRALI- Përmbytjet në veri të Queensland në Australi kanë bërë që një qytet i tër&e...
Joe Biden SHBA- Një makinë është përplasur me një autokolonë që ishte pjesë e stafit të sigurisë...
tonino picula KROACI- Serbia e humbi Kosovën në mënyrë të përhershme dhe presidenti serb Aleksandër Vuçiç ...
Foto ilustruese SERBI-Koalicioni opozitar “Serbia kundër dhunës” pretendoi se Partia Progresive Serbe (SNS) ka marrë 21.000 vota...
Vucic Ditë e shtunë në fillim të dhjetorit: Qindra autobusë rreshtohen përgjatë rrugëve të gjera të Beogr...
shaip kamberi SERBI- Shaip Kamberi ka arritur të sigurojë një mandat për deputet në Kuvendin e Serbisë përmes listë...
SERBI-Partia e presidentit serb Aleksandër Vuçiç fitoi zgjedhjet në Serbi. Ajo fitoi bindshëm zgjedhjet e përgjithshme duke ...
Benjamin Netanyahu IZRAEL- Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha sot se vendi i tij do të luftojë derisa të sigurojë fitore ndaj...
Lamborghini ITALI- Drejtuesit e kompanisë Lamborghini vendosën të reduktojnë ditët e punës përgjatë një jave ...