LIVE UPDATES
Bota

Sllovakia: Është koha të vendosim për dërgimin e avionëve MiG-29 në Ukrainë

Nad tha se ka biseduar me ministrin e Mbrojtjes së Polonisë gjatë takimit të Bashkimit Evropian të mërkurën dhe tregoi se i është thënë se Polonia do t’i bashkohej procesit për t’i dërguar Ukrainës avionët MiG-29.

9 Mars 2023, 15:09 Nga I.A
Sllovakia: Është koha të vendosim për dërgimin e
Avion

SLLOVAKI- Sllovakia duhet të marrë vendim për dërgimin e avionëve luftarakë MiG-29 në Ukrainë, tha ministri i Mbrojtjes, Jaroslav Nad, duke iu referuar flotës prej 11 avionësh që u tërhoq nga përdorimi verën e kaluar. Por, jo të gjithë këta avionë janë në gjendje operacionale.

“Mendoj se është koha që të marrim një vendim”, shkroi Nad në Facebook.

“Njerëzit po vdesin në Ukrainë, ne vërtetë mund t’iu ndihmojmë, nuk ka vend për të bërë politikë”, shtoi ai.

Nad tha se ka biseduar me ministrin e Mbrojtjes së Polonisë gjatë takimit të Bashkimit Evropian të mërkurën dhe tregoi se i është thënë se Polonia do t’i bashkohej procesit për t’i dërguar Ukrainës avionët MiG-29.

Shtetet perëndimore i kanë dhënë Ukrainës armë, por deri më tani kanë refuzuar që t’i dërgojnë avionë luftarakë. Polonia ka shprehur vullnet që të dërgojë avionë nëse formohet një koalicion shtetesh për këtë çështje.

Të enjten, shefi i zyrës së presidentit të Polonisë, Pawel Szort, i tha Radio Puls se numri i avionëve do të ishte më i ulët sesa 14 tanket Leopard 2 të prodhimit gjerman, që Polonia ka premtuar se do t’i dërgojë në Ukrainë.

“Sigurisht se nuk do të korrespondojë me numrin e Leopardëve që janë dërguar. Ne sigurisht se do ta bëjmë këtë përmes një koalicioni më të gjerë ndërkombëtar”, tha Szrot.

Shtetet që janë në krahun lindor të NATO-s, sikurse Polonia dhe Sllovakia, kanë qenë mbështetëse të fuqishme të Ukrainës që kur Rusia nisi pushtimin vitin e kaluar.

Përkushtimi i Varshavës për fqinjët e saj ka kontribuar që të shtyjë edhe shtetet e tjera evropiane t’i japin Ukrainës armë të rënda, përfshirë tanke, që deri pak kohë më parë ishin kundërshtuar nga disa qeveri, përfshirë atë gjermane.

Kryeministri i Sllovakisë, Eduard Heger, muajin e kaluar deklaroi se shteti i tij do të nisë diskutimet për dërgimin e avionëve, pas kërkesës së Kievit. Ekzekutivi i Heger është Qeveri në detyrë deri në zgjedhjet që do të mbahen në shtator, dhe Nad tha se ishte i gatshëm që ta përfshijë edhe Parlamentin në vendimin për planin e dërgimit të avionëve në Ukrainë.

Marrë nga REL

pawel szort lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet