26 Tetor 2022, 21:00
Nga d.a.
foto e armeve
RUSI- Rusia ka përdorur një foto që daton në vitin 2010 nga Sllovenia për të mbështetur, nëpërmjet Twitter, pretendimet e saj për ndërtimin e një "bombë të pistë "në Ukrainë, tha sot qeveria sllovene.
Përdorimi i kësaj fotografie është bërë "pa dijeninë e autoriteteve" të Sllovenisë, tha Dragan Barbutovski, këshilltar i kryeministrit Robert Golob. Më herët, qeveria sllovene bëri një sërë postimesh në Twitter, në anglisht, për të denoncuar faktin se fotografia e përdorur nga Ministria e Jashtme ruse vinte nga Agjencia Sllovene e Mbetjeve Radioaktive (ARAO).
Të hënën, Ministria e Jashtme ruse postoi, gjithashtu në anglisht, mesazhin e mëposhtëm: "Ministria ruse e Mbrojtjes: sipas informacionit që disponojmë, dy organizata ukrainase u urdhëruan të ndërtonin një bombë të pistë".
Teksti u shoqërua me fotografi që tregonin një termocentral bërthamor, një vend depozitimi mbetjesh radioaktive, reaktorë kërkimore shkencore dhe qese plastike që përmbanin uranium të shpenzuar dhe plutonium. Këto çanta ishin shënuar me fjalën radioaktivno, që në sllovenisht do të thotë "radioaktive".
Sipas qeverisë sllovene, fotografia është përdorur "pa dijeninë e ARAO" dhe theksuan se mbetjet radioaktive ruhen në mënyrë të sigurtë në Slloveni dhe ato nuk do të përdoren për të bërë 'bomba të pista.'
Moska akuzon Ukrainën për përgatitjen e një 'bombe të pistë' dhe sot i përsëriti këto pretendime në Kinë dhe Indi. Ukraina dhe vendet perëndimore i quajnë pretendimet "absurde" dhe "të rrezikshme" dhe besojnë se Rusia po përgatitet për një përshkallëzim në fushën e betejës, ku ka pësuar një sërë humbjesh që nga fillimi i shtatorit.
dragan barbutovski lufta ukraine-rusi robert golob
Bota
26 Tetor 2022, 20:46
d.a.
Guterres
SHBA- Sekretari i Përgjithshëm i OKB António Guterres tha se vendet duhet t'i ripërcaktojnë ndryshimet klimat...
Bota
26 Tetor 2022, 20:43
d.a.
Qeveria serbe
SERBI- Ministrat e Qeverisë së re të Serbisë kanë bërë betimin sot në mbrëmje në Asamblen&e...
Bota
26 Tetor 2022, 20:34
d.a.
Stano
BRUKSEL- Bashkimi Evropian dhe shtetet anëtare nuk duan përshkallëzim të situatës teksa po afrohet 31 tetori që ës...
Bota
26 Tetor 2022, 20:13
d.a.
Senati polak
POLONI- Senati i Polonisë miratoi një rezolutë ditën e sotme që etiketon Rusinë si një "regjim terrorist" p...
Bota
26 Tetor 2022, 20:00
d.a.
Sergio Murilo Lima de Santana
BRAZIL- Pamjet rrëqethëse tregojnë një turist në Brazil në një udhëtim zipline që...
Bota
26 Tetor 2022, 19:34
d.a.
anije
TURQI- Tensionet midis Turqisë dhe Greqisë po përshkallëzohen për shkak të një numri mosmarrëveshjesh territo...
Bota
26 Tetor 2022, 19:23
d.a.
Escobar
SHBA- Kosova dhe Serbia ndodhen në një fazë të re dialogu, ndërsa trysnia ndërkombëtare është shtuar n...
Bota
26 Tetor 2022, 19:10
d.a.
Darrell Brooks
SHBA- Një juri në Wisconsin ka dënuar një burrë për vrasjen e gjashtë personave dhe plagosjen e dhjet&eum...
Bota
26 Tetor 2022, 18:58
a.l
Rishi Sunak
BRITANI- Paundi është rritur në nivelin e saj më të lartë që përpara mini-buxhetit katastrofik t&...
Bota
26 Tetor 2022, 18:49
I.A
Protestat ne Iran
SHBA- Shtetet e Bashkuara vendosën të mërkurën një sërë sanksionesh të reja kundër zyrtar&eu...