LIVE UPDATES
Bota

Sot i gjashti/ Këto janë të gjitha takimet që janë zhvilluar në dy vjet për Kosovën dhe Serbinë

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë ka nisur më 2011.

27 Shkurt 2023, 15:01 Nga a.l
Sot i gjashti/ Këto janë të gjitha takimet që janë
Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiç

KOSOVË- Takimi i sotëm në Bruksel mes kreut të qeverisë së Kosovës, Albin Kurti dhe liderit serb Aleksandër Vuçiç në kuadër të normalizimit të marrëdhënieve mes dy vendeve është i gjashti. Më poishtë do t'iu rendisim 5 takimet e tjera që janë zhvilluar gjatë dy viteve qeverisje të Kurtit për arritjen e një marrveshjeje përfundimtare mes dy vendeve. 

Takimi i parë

Për herë të parë, kryeministriti i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiçi u takuan më 15 qershor të viti 2021 në Bruksel në kuadër të dialogut, takim ky që përfundoi pa u marrë vesh për temat. Në këtë takim, Kurti kishte propozuar katër pika, ku sipas deklarimeve të tij, tri nga to u refuzuan teksa për njërën prej tyre nuk patën përgjigje. Propozimi i parë ishte për avancim të CEFTA-s. Propozimi i dytë ishte Kosova dhe Serbia ta nënshkruajnë një deklaratë të paqes ku ne zotohemi se nuk do ta sulmojmë njëra-tjetrën. Propozimi tjetër ishte për çështjen e të pagjeturve si dhe propozimi i fundit ishte për krijimin e Këshillit nacional për serbët. Kurti atë kohë kishte thënë se sa më shpejt që bëhet marrrëveshja me Serbisë do të ishte më mirë.

Takimi i dytë

Takimi i dytë mes Kurtit dhe Vuçiçit ishte mbajtur më 19 korrik 2021. Ky takim nuk sjelli ndonjë marrëveshje. Palët përfunduan takimi më shpejt se që ishte paraparë dhe se u pajtuan vetëm për të vazhduar dialogun.

Takimi i tretë

Takimi i tretë ishtë mbajtur më 4 maj 2022. Takimi ishte njohur në publik si “Darka e Berlinit”. Darka sipas BE-së ishte joformale pavarësisht se në këtë takim mori pjesë edhe emisari special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak. Darka mes tyre kishte zgjatur një orë e gjysmë dhe u mbajt në pallatin Borsig që gjendet në periferi të Berlinit.

Sipas Kurtit, takimi me Vuçiçin kishte qenë një përgatitje për takimin mes kryenegociatorëve, por jo të liderëve. Kurti, kishte deklaruar se Vuçiçi nuk ka edhe më tej distancim nga politika e Sllobodan Millosheviqit dhe as nga politika e presidentit rus, Vladimir Putin. Në anën tjetër, Lajçak, pati thënë se në darkë është diskutuar për dialogun.

E mirëprita mundësinë për një darkë joformale diskutimesh rreth dialogut me kryeministrin Kurti dhe presidentin Vuçiq në Berlin. Mirënjohës ndaj qeverisë gjermane për pritjen. Ne do të vazhdojmë diskutimet në nivel të kryenegociatorëve më 13 maj," – kishte shkruar Lajçak në Twitter.

Takimi i katërt

Takimi i katërt ishte menduar të mbahej në korrik 2022, por u mbajt më 18 gusht 2022, pasi Vuçiq kishte shtyer takimin. Ky takim ishte mbajtur pas barrikadave që ishin vendosur në veri të vendit për shkak të vendimit për targat serbe dhe dokumentet. Në këtë takim palët ishin marrë vesh që të takohen çdo muaj. Mirëpo nuk kishte ndodhur një gjë e tillë.

Shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell, pas takimit në konferencë për media kishte thënë se “fatkeqësisht nuk kemi arritur sot marrëveshje”.

Takimi i pestë

Takimi mes Kurtit dhe Vuçiçit që zgjati për shtatë orë ishte takimi i datë më 21 nëntor 2022. Kurti dhe Vuçiç nën ndërmjetësimin e Borell dhe Lajçakut biseduar për shtatë orë. Edhe ky takim nuk sjelli ndonjë lëvizje. Kryeministri kishte akuzuar Borellin se kishte hequr dorë nga afati

Me keqardhje mund të them që, përfqësuesi lartë Borrell hoqi dorë nga ky afati marsi 2023 dhe nga propozimi i BE-së për normalizim të marrëdhënieve,” – kishtë thënë Kurti.

Takim i gjashtë

Ndërkohë, sot (e hënë 27 shkurt), kryeministri Kurti dhe presidenti Vuçiç, pritet të takohen në Bruksel. Temë kryesore e këtij takimi pritet të jetë propozimi i BE-së për normalizimin e marrdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. Në parim, pala serbe dhe pala kosovare kanë pranuar plani e BE-së. Ndërkaq, ndërkombëtarë kanë bërë thirrje ndaj Kurti dhe Vuçiçit që të tregohen konstruktivë gjatë këtij takimi. Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë ka nisur më 2011.

dialogu kosove-serbi

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet