LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor në Prishtinë, energjia dhe lufta në Ukrainë kryefjala e takimit

•Ditën e sotme në Prishtinë po mbahet “Samiti i Ballkanit Perëndimor 2022”, organizim i The Economist, në bashkëpunim me zyrën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit. •Temat e diskutimit janë pushtimi rus i Ukrainës, mungesa e energjisë dhe mallrave dhe rritja e çmimeve po e çojnë botën drejt një krize të shumanshme. • Kryeministri i Kosovës Albin Kurti gjatë fjalës së tij në Samitin e Ballkanit Perëndimor, që po mbahet sot në Prishtinë, ka thënë se kohës së korrupsionit dhe pandëshkueshmërisë në Kosovë është duke i ardhur fundi.• Ish-presidenti i Parlamentit Evropian, Martin Schulz, është shprehur se Bashkimi Evropian në këtë moment, kur situata gjeopolitike në botë ka ndryshuar pas pushtimit rus në Ukrainë, është e përçarë dhe kjo është katastrofale. • Ish-kryeministri i Greqisë, George Papandreou, është shprehur se vendet e Ballkanit Perëndimor kanë si synim që të vijojnë rrugën e tyre drejt Bashkimit Europian. • I dërguari i Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor, Sir Stuart Peach, ka shprehur mbështetjen e tij për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Europës.

5 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Peach: Britania e mbështet anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor në Prishtinë, energjia dhe
Peach

KOSOVË- I dërguari i Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor, Sir Stuart Peach, ka shprehur mbështetjen e tij për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Europës.

Në fjalën e tij në Samitin e Ballkanit Perëndimor që po mbahet në Kosovë, Peach u shpreh se është pro integrimit të Kosovës në shumë fusha jo vetëm në ato politike.

Duhet sa më shumë që Kosovën ta inkurajojmë në rrugën euroatlantike. Britania e Madhe e mbështet çdo gjë që përmban unitet”, ka thënë Peach.

Peach shtoi se duhet të jemi shumë të kujdesshëm të mos lejojmë problemet politike që të bëhen çështje superiore, duke theksuar se mbështesim procesin e atlantikut për këtë rajon si dhe procesin e Berlinit.

3 VITE ME PARE

Hovenier: Paqja, siguria dhe prosperiteti i Ballkanit Perëndimor duhet të jenë prioritet për BE

Mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor në Prishtinë, energjia dhe
Jeffrey Hovenier

KOSOVË- Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, është shprehur se prioriteti i SHBA dhe i tij si përfaqësues i politikave të saj është paqja, siguria dhe prosperiteti në Ballkanin Perëndimor.

Në fjalën e tij në Samitin e Ballkanit Perëndimor që po mbahet në Kosovë, Hovenier tha se këto janë elementet që SHBA i konsideron si primare dhe e njëjta gjë duhet të jetë dhe për shtetet e Bashkimit Europian.

“Duam që t’i mbështesim dhe t’i shtyjmë përpara vendet e Ballkanit Perëndimor drejtë integrimeve evropiane. Duhet të punojmë që ta dërgojmë para këtë rajon edhe në integrimin më të madh ekonomik”, ka thënë Hovenier.

Në fund ambasadori amerikan ka bërë thirrje që të përfundojnë edhe proceset drejt NATO-s për këto shtete.

Ditën e sotme në Prishtinë po mbahet “Samiti i Ballkanit Perëndimor 2022”, organizim i The Economist, në bashkëpunim me zyrën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit. Temat e diskutimit do të jenë pushtimi rus i Ukrainës, mungesa e energjisë dhe mallrave dhe rritja e çmimeve po e çojnë botën drejt një krize të shumanshme. Në këtë samit do të marrin pjesë krerët e shteteve nga rajoni, liderët e biznesit dhe financave dhe akademikët të cilët do të ndajnë njohuritë e tyre mbi strategjitë e reja për të trajtuar krizën aktuale dhe për të rritur stabilitetin dhe bashkëpunimin në rajon dhe më gjerë.

3 VITE ME PARE

Ish-kryeministri grek: Vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të shtojnë bashkëpunimin mes tyre

Mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor në Prishtinë, energjia dhe
Papandreu

KOSOVË- Ish-kryeministri i Greqisë, George Papandreou, është shprehur se vendet e Ballkanit Perëndimor kanë si synim që të vijojnë rrugën e tyre drejt Bashkimit Europian.

Në fjalën e tij në Samitit e Ballkanit Perëndimor që po mbahet në Kosovë, Papandreu tha se askush nuk dëshiron që tv ketv probleme apo konflikte në rajon.

“Ëndrra perëndimore që kemi në Ballkanin Perëndimor na përfshin të gjithëve, kjo nuk është thjeshtë një ëndërr e rritjes së prosperitetit, por është ajo e një bashkëjetese në paqe, ku dëshirojmë të shohim diçka të mirë dhe jo të rrezikshme”,-tha Papandreou.

Papandreou ka folur dhe për situatën e Europës në tërësi pas nisjes së luftës në Ukrainë  ku u shpreh se ka një dilemë se në çfarë drejtimi duhet të shkojë ajo.

“Natyrisht se tani Evropa e ka parë se procesi i qasjes është më se i rëndësishëm, pas fillimit të luftës në Ukrainë, definitivisht duhet të krijojmë një momentum nga kjo. Sa i përket Evropës, në fakt është një pyetje e ekzistimit në Evropë, se në çfarë drejtimi dëshiron të shkojë Evropa. Kemi rivalitet gjeopolitik edhe Evropa duhet të luajë një rol të rëndësishëm dhe kjo do të thotë që ne duhet të shohim si të punojmë më shumë bashkërisht, kapaciteti është më i madh, jemi më të fuqishëm kur jemi bashkë”, shtoi Papandreou.

Në fund të fjalës së tij ai ka bërë thirrje që shtetet e Ballkanit Perëndimor të bashkëpunojnë më shumë mes tyre për integrime më të shpejta drejtë BE-së, si dhe zhvillimeve të tyre.

Ditën e sotme në Prishtinë po mbahet “Samiti i Ballkanit Perëndimor 2022”, organizim i The Economist, në bashkëpunim me zyrën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit. Temat e diskutimit do të jenë pushtimi rus i Ukrainës, mungesa e energjisë dhe mallrave dhe rritja e çmimeve po e çojnë botën drejt një krize të shumanshme. Në këtë samit do të marrin pjesë krerët e shteteve nga rajoni, liderët e biznesit dhe financave dhe akademikët të cilët do të ndajnë njohuritë e tyre mbi strategjitë e reja për të trajtuar krizën aktuale dhe për të rritur stabilitetin dhe bashkëpunimin në rajon dhe më gjerë.

3 VITE ME PARE

Ish-presidenti i PE, Schulz: BE është e përçarë dhe po dështon ndaj sfidave aktuale

Mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor në Prishtinë, energjia dhe
Samiti

KOSOVË- Ish-presidenti i Parlamentit Evropian, Martin Schulz, është shprehur se Bashkimi Evropian në këtë moment, kur situata gjeopolitike në botë ka ndryshuar pas pushtimit rus në Ukrainë, është e përçarë dhe kjo është katastrofale.

Në fjalën e tij në Samitin e Ballkanit Perëndimor që po mbahet në Prishtinë, Schulz tha se BE po dështon ndaj sfidave që po kalon bota kohët e fundit.

“Është e qartë që Evropa duhet t’i jap përgjigje rolit të saj. BE-ja kurrë më shumë nuk ka pasur nevojë për një udhërrëfyes, por nuk e ka. Shtetet e BE-së janë të përçarë. BE-ja po dështon ndaj sfidave nga të cilat po kalojmë”, ka thënë Schulz.

Schulz gjatë fjalimit të tij është treguar kritik edhe ndaj qasjes së Serbisë në raport me BE-në sidomos me mospjesëmarrjen e Beogradit në harmonizimin e politikës së tij të jashtme me BE-në në raport me sanksionet ndaj Rusisë.

“Nuk mund të kërkosh anëtarësim ne BE e t’i shkelësh parimet e BE siç po bën Beogradi”.-shtoi Schulz. 

Ditën e sotme në Prishtinë po mbahet “Samiti i Ballkanit Perëndimor 2022”, organizim i The Economist, në bashkëpunim me zyrën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit. Temat e diskutimit do të jenë pushtimi rus i Ukrainës, mungesa e energjisë dhe mallrave dhe rritja e çmimeve po e çojnë botën drejt një krize të shumanshme. Në këtë samit do të marrin pjesë krerët e shteteve nga rajoni, liderët e biznesit dhe financave dhe akademikët të cilët do të ndajnë njohuritë e tyre mbi strategjitë e reja për të trajtuar krizën aktuale dhe për të rritur stabilitetin dhe bashkëpunimin në rajon dhe më gjerë.

 

3 VITE ME PARE

Kurti në Samitin e Ballkanit Perëndimor: Epokës së korrupsionit në Kosovë po i vjen fundi

Mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor në Prishtinë, energjia dhe
Albin Kurti

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës Albin Kurti gjatë fjalës së tij në Samitin e Ballkanit Perëndimor, që po mbahet sot në Prishtinë, ka thënë se kohës së korrupsionit dhe pandëshkueshmërisë në Kosovë është duke i ardhur fundi.

Në fjalën e tij Kurti ka folur dhe për punën e qeverisë së tij gjatë një viti e gjysëm ku ndër arritjet e saj përmendi luftën kundër korrupsionit.

Me demokraci nënkuptojmë krijimin e shteteve funksionale. Qeveria jonë e ka marr mandatin para dy vitesh dhe esenciale për demokracinë është sundimi i rendit dhe ligjit. Me Qeverinë tonë Republika ka bërë përparime shumë, jemi ngritur në indeksin e luftës kundër korrupsionit”, tha Kurti.

Si shembull ai mori aksionin "Brezovica", ku sipas tij lista e pronarëve të vilave të sekuestruaranë Brezovicë ishte tronditëse, por jo befasuese.

“Autoritetet ligj zbatuese kanë ndërmarrë 800 operacione policore ndaj krimit dhe korrupsionit dhe kanë arrestuar mbi 2000 njerëz duke përfshirë afërsisht 300 zyrtarë publikë e shtetërorë. Kanë shkatërruar 68 banda kriminale dhe kanë konfiskuar mbi 1.8 milionë drogë, 75 villa të sekuestruara për shkak të ndërtimit të paligjshëm dhe lista e pronarëve ishte tronditëse por jo befasuese – gjyqtarë të nivelit të lartë, biznesmenë të pasur, politikanë dhe të afërmit e tyre”, shtoi Kurti.

Ditën e sotme në Prishtinë po mbahet “Samiti i Ballkanit Perëndimor 2022”, organizim i The Economist, në bashkëpunim me zyrën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit. Temat e diskutimit do të jenë pushtimi rus i Ukrainës, mungesa e energjisë dhe mallrave dhe rritja e çmimeve po e çojnë botën drejt një krize të shumanshme. Në këtë samit do të marrin pjesë krerët e shteteve nga rajoni, liderët e biznesit dhe financave dhe akademikët të cilët do të ndajnë njohuritë e tyre mbi strategjitë e reja për të trajtuar krizën aktuale dhe për të rritur stabilitetin dhe bashkëpunimin në rajon dhe më gjerë.

albin kurti jorgo papandreu samiti i ballkanit perendimor ne kosove

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet