Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
•Në Mal të Zi ka nisur procesi i numërimit të votave. •Sipas të dhënave të Qendrës për Monitorim dhe Hulumtim (CeMI), 56.4 përqind e votuesve të regjistruar kanë votuar. Procesi zgjedhor vijoi pa incidente. •Të drejtën e votës e ka ushtruar edhe ish-presidenti Milo Gjukanoviç dhe presidenti aktual Jakov Milatoviç. •Të drejtë vote në këto zgjedhje, të tretat brenda 9 muajve në Mal të Zi, e patën 542.468. •Si forcë e dytë në këto zgjedhje pritet të dalë Partia Demokratike e Socialistëve. •Dy partitë që pas zgjedhjeve të vitit 2020 së bashku me Frontin Demokratik përbënin shumicën në nivel shtetëror, Lëvizja Qytetare URA e kryeministrit me mandat të përkohshëm Dritan Abazoviç, dhe Demokratët kandidojnë së bashku në zgjedhjet e së dielës. •Në këto zgjedhje marrin pjesë edhe dy koalicione të partive shqiptare: Forumi Shqiptar me kryetarin e Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj dhe Koalicioni i Aleancës Shqiptare me deputetin me përvojë Genci Nimanbegu. •Nik Gjeloshaj, kryetari i Komunës së Tuzit, njëherësh edhe kryetari i partisë Forumi Shqiptar në Mal të Zi, deklaroi se kanë fituar 2.1 për qind të votave, dhe se ky është një rezultat i madh në zgjedhje. •Ai tha se koalicioni i tij do të vazhdojë të punojë, për të mirën e të gjithë qytetarëve të Malit të Zi, e veçanërisht shqiptarëve. •Lëvizja Evropa Tani e Malit të Zi (PES) fitoi 25.5% të votave në zgjedhjet e parakohshme të dielën, tha anketuesi i Qendrës për Monitorim dhe Kërkim (CEMI) në bazë të një projeksioni të rezultateve nga një kampion qendrash votimi. •Nga këto zgjedhje dalin 81 deputetë, dhe shumica e re parlamentare do të zgjedhë kryeministrin dhe qeverinë e re të Malit të Zi.
17 artikuj për këtë temë.
MAL I ZI- Zgjedhjet parlamentare në Mal të Zi janë historike, për shkak të sigurimit të një përfaqësie të madhe shqiptare. 2 koalicionet shqiptare marrin 3 deputetë, në parlament do jenë 6 shqiptarë.
Festimet kanë nisur në Tuz, ku shqiptarët kanë vendosur këngë patriotike shqiptare.
MAL I ZI- Partia Evropa Tani e presidentit Milatoviç ka shpallur fitoren, teksa ka marrë 23 deputetë. Lideri i Lëvizjes Evropa Tani, Milojko Spajiq, tha se kanë arritur një rezultat të mirë dhe presin që Qeveria të formohet sa më shpejt. Milojko Spajiq shtoi më tej se kanë arritur një fitore e madhe, pavarësisht keqpërdorimit të resurseve shtetërore.
Spajiq njoftoi se PES do të bisedojë me të gjithë me të cilët ndajnë vlera të përbashkëta. I pyetur se me kë do të formonin qeverinë, Spajiq tha me Partinë Demokratike të Socialistëve dhe Lëvizjen Qytetare URA.
“Për sa më përket mua, përgjigja është e qartë, por parimet e programit janë më të rëndësishmet, le të shohim se kush dëshiron të ndihmojë programin Europe Tani 2... Ne jemi këtu për të dhënë rezultate për qytetarët në të ardhmen në katër vjet dhe kjo është e vetmja gjë që më intereson”, tha ai.
Zyrtari i PES, Filip Ivanoviq, tha se kjo parti do të ketë grupin më të madh parlamentar në Kuvend, dhe do të jetë përbërësi kryesor i Qeverisë. Ai prezantoi Spajiqin si kryeministër të ri.
MAL I ZI- Nik Gjeloshaj, kryetari i Komunës së Tuzit, njëherësh edhe kryetari i partisë “Forumi Shqiptar” në Mal të Zi, ka deklaruar se koalicioni i tij do të vazhdojë të punojë, për të mirën e të gjithë qytetarëve të Malit të Zi e veçanërisht shqiptarëve. Në një intervistë për televizionin e Malit të Zi, ai tha se kanë fituar 2.1 për qind të votave, dhe se ky është një rezultat i madh në zgjedhje.
“I falënderoj të gjithë, veçanërisht ata që mbështetën Forumin Shqiptar. Forumi Shqiptar do të vazhdojë të punojë për të mirën e të gjithë qytetarëve të Malit të Zi, veçanërisht të shqiptarëve. Shpresoj se do të kemi një qeveri të qëndrueshme që do të punojë për të mirën e të gjithë qytetarëve”, tha Gjeloshaj. Ai ka uruar edhe listën tjetër shqiptare që ka fituar një mandat.
“Për ne ky është një rezultat i madh, dy mandate të fituara. Pas pushtetit absolut në Tuzi, sot kemi marrë mbështetje edhe në komunat e tjera”, deklaroi ai.
Mali i Zi mbajti sot zgjedhjet e parakohshme parlamentare, rezultatet e të cilave, pritet ti japë fund ndarjeve të thella politike dhe viteve të paqëndrueshmërisë që e kanë penguar vendin e vogël anëtar të NATO-s, në rrugën e tij për t'u bashkuar me Bashkimin Evropian. Të drejtën për të votuar për të zgjedhur 81 deputetët e parlamentit malazez e patën 542.468 qytetarë, ndërsa qendrat e votimit të cilat u hapën në orën 07:00 u mbyllën në orën 19:00 dhe rezultatet paraprake kanë dalë në orën 21:00.
Rezultatet e para në Mal të Zi! Ja si renditen partitë shqiptare
Lëvizja 'Evropa Tani' fitoi 25.5 përqind të votave, sipas të dhënave paraprake nga Qendra për Tranzicionin Demokratik (CDT), bazuar në 88.3 përqind të kampionit të përpunuar. Koalicioni "Së bashku" (DPS-SD-LP-DUA) fitoi 22.8 përqind, "Për të ardhmen e Malit të Zi" (NSD-DNP) 15 përqind, koalicioni "Hrabro se Broji" (Demokratët-URA) 12.9 përqind.
Partia Boshnjake ka 7.8 përqind, Partia Socialdemokrate (SDP) 3.1 përqind. Poshtë regjistrimit janë aktualisht PKSH dhe Demos me 2.8 përqind, Pravda za sve me 2.6, Përmbysja me 1.5 përqind dhe Koalicioni Popullor (DHP, Prava, Slobodna) me 1.1 përqind. Forumi Shqiptar ka dy përqind, Aleanca Shqiptare 1.6 përqind, Lëvizja për Ndryshim 0.6, Nisma Qytetare Kroate 0.7 përqind dhe Ne Mund 0.5 përqind.
MALI I ZI- Lëvizja Evropa Tani e Malit të Zi (PES) fitoi 25.5% të votave në zgjedhjet e parakohshme të dielën, tha anketuesi i Qendrës për Monitorim dhe Kërkim (CEMI) në bazë të një projeksioni të rezultateve nga një kampion qendrash votimi. Partia Pro-Evropiane Demokratike e Socialistëve (DPS), e cila sundoi Malin e Zi midis 1990 dhe 2020, doli e dyta me 23.8% të mbështetjes, raporton "France 24".
Aleanca konservatore Për të Ardhmen e Malit të Zi, e udhëhequr nga Fronti Demokratik pro- serb dhe pro-rus, mblodhi 14.7%. Një grup tjetër pro- BE që përfshin Partinë Demokratike dhe lëvizjen URA të kryeministrit në largim Dritan Abazovic doli në vendin e katërt me 12.3%, tha CEMI në bazë të 90.5% të votave të numëruara në një kampion përfaqësues prej 400 qendrash votimi në të gjithë vendin.
Komisioni shtetëror zgjedhor pritet të shpallë rezultatet përfundimtare në ditët në vijim. 15 parti dhe aleanca po konkurrojnë për 81 vende parlamentare në vendin me pak më shumë se 620,000 banorë.
PES, e cila ka politika pro Bashkimit Evropian dhe gjithashtu dëshiron lidhje më të ngushta me Serbinë fqinje, nuk arriti të sigurojë vota të mjaftueshme për të qeverisur e vetme, dhe do të duhet të kërkojë partnerë në parlamentin prej 81 vendesh për të formuar qeverinë.
Malazezët shpresojnë se administrata e re do të përmirësojë ekonominë dhe infrastrukturën e vendit, dhe do ta çojë vendin anëtar të NATO-s më pranë anëtarësimit në BE.
Votimi ishte i pari në ish-republikën jugosllave që kur Milo Gjukanoviç, ish-udhëheqësi i DPS-së, humbi zgjedhjet presidenciale në prill dhe dha dorëheqjen pas 30 vjetësh në pushtet. Sipas CEMI, pjesëmarrja e votuesve deri në mbylljen e qendrave të votimit në orën 20:00 ishte jashtëzakonisht e ulët, në 56.4%. Vëzhguesit thanë se kishte pak parregullsi.
Votimi pritet t'i japë fund një bllokimi politik, në të cilën dy qeveritë që erdhën në pushtet pas protestave të vitit 2020 të mbështetura nga Kisha Ortodokse Serbe me ndikim, u shembën pas votimit të mosbesimit.
Mali i Zi u bashkua me NATO-n në vitin 2017, një vit pas një përpjekje të dështuar për grusht shteti, për të cilin qeveria fajësoi agjentët rusë dhe nacionalistët serbë. Moska i hodhi poshtë pretendimet e tilla si "absurde" dhe qeveria serbe mohoi përfshirjen.
Pas pushtimit rus të Ukrainës vitin e kaluar, Mali i Zi, ndryshe nga Serbia, iu bashkua sanksioneve të BE-së kundër Moskës, dërgoi ndihmë në Ukrainë dhe dëboi një numër diplomatësh rusë. Kremlini e ka vendosur Malin e Zi në listën e shteteve jo miqësore.
MALI I ZI- Një pjesëmarrje e ulët eshtë parë gjatë procesit të votimit në Malin e Zi. Kryetari i KKZ-së së Shavnikut, Dushan Radanoviq, tha se në Shavnik kanë votuar 82,40 për qind nga 1727 votues të regjistruar ose 1423.
Në Durmitor pjesëmarrja në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale ishte rreth 82 për qind, ndërsa në rrethin e dytë votuan 87,56 për qind e votuesve.
Në Shavnik, dalja në zgjedhjet parlamentare, tre vjet më parë, ishte 88,36 për qind, ndërsa 79,56 për qind e qytetarëve të Shavnikut e kanë shfrytëzuar të drejtën e votës në zgjedhjet presidenciale të vitit 2018.
MALI I ZI- Procesi i votimit në Mal të Zi ka përfunduar. Sipas mediave të huaja, kanë votuar 56.4% votues, rreth 18% më pak se në vitin 2020.
Rezultatet e para të numërimit pritet të dalin rreth orës 21:00.
Votimi është i pari në republikën ish-Jugosllave që kur Milo Gjukanoviç, ish-udhëheqësi i Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS), humbi zgjedhjet presidenciale në prill dhe dha dorëheqjen pas 30 vjetësh në pushtet.
MAL I ZI- Ka vijuar pa incidente procesi zgjedhor në Mal të Zi. Sipas të dhënave të Qendrës për Monitorim dhe Kërkim (CeMI)deri në orën 16:00 pjesëmarrja ishte 39.16 për qind.
“Në nivel të rajonit qendror pjesëmarrja është 39,96 për qind, në rajonin verior pjesëmarrja është: 41,36 për qind dhe në atë jugor dalja është: 32,47 për qind", thuhet në njoftim.
Të drejtë vote në këto zgjedhje, të tretat brenda 9 muajve në Mal të Zi, kanë 542.468 votues që do të përcaktohen midis 15 listave zgjedhore. Këto janë zgjedhjet e dymbëdhjeta parlamentare që nga vendosja e pluralizmit në Mal të Zi.
MALI I ZI- Gjatë procesit të votimeve në Podgoricë ka pasur një konflikt mes votuesve dhe anëtarëve të komisionit në qendrën e votimit 73A.
Parregullsitë janë publikuar nga Qendra për Monitorim dhe Kërkim (CeMI) dhe Qendra për Tranzicion Demokratik (CDT). Në këtë qendër votimi është konstatuar se në listën e votuesve, në hapësirën e nënshkrimeve, gjendet nënshkrimi i një votuesi tjetër.
14:48:08, Tuzi, BM 21: Član biračkog odbora napustio biračko mjesto sa glasačkim listićima namijenjenim za glasanje putem pisma. BO razmatra zatvaranje biračkog mjesta.#ZaFerIzbore2023
— CeMI (@CeMI_ME) June 11, 2023
MALI I ZI- Kryeministri aktual i Malit të Zi, Dritan Abazoviç pasi i është drejtuar qendrës së votimit u shpreh i kënaqur për mbarëvajtjen e zgjedhjeve parlamentare. Abazoviç ka njoftuar se zgjedhjet e këtij viti janë më të qetat dhe procesi do të vazhdojë pa tensione deri në përfundim, tha ai për Klankosova.tv.
“Ju falënderoj që keni ardhur dhe që i përcillni zgjedhjet, atmosfera është e relaksuar. Është shumë kënaqësi të konstatoj nga pozita e kryeministrit se është gjendja shumë më mirë se që ka qenë më herët, nuk ka tensione, partitë politike shumicën e debateve i kanë pasur për zhvillimin ekonomik dhe integrimin evropian të Malit të Zi. Në këtë frymë shpresoj që do të mbarohen zgjedhjet, pastaj sigurisht që do të ketë bisedime pasi në Parlamentin e Malit të Zi kemi pasë shumë fytyra të reja dhe jam i bindur që do të vijmë në një zgjidhje shumë të mirë. Sa më përket mua apo partisë që e përfaqësojë, unë nuk kam dilemë se ne kontributin tonë e kemi dhënë jashtëzakonisht dhe se duhet të vazhdojmë me të njëjtën forcë t’i promovojmë ato vlera me të cilat luftojmë”, ka thënë Abazoviç.
MAL I ZI- Presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviç ka votuar në qendrën e votimit në universitetin e sporteve në Malit të Zi në Podgoricë.
Deri më tani procesi zgjedhor ka vijuar pa incidente apo parregullsi. Ndërkohë, të drejtë vote në këto zgjedhje, të tretat brenda 9 muajve në Mal të Zi, kanë 542.468 votues që do të përcaktohen midis 15 listave zgjedhore. Këto janë zgjedhjet e dymbëdhjeta parlamentare që nga vendosja e pluralizmit në Mal të Zi.
MAL I ZI- Kryetari i KSHZ-së në Mal të Zi, Nikolla Mugosh, në konferencë për media tha se procesi zgjedhor deri më tani ka vijuar pa asnjë incident.
Sipas të dhënave të KSHZ-së, në Andrijevicë votuan 26,84 për qind, në Tivar 17,5 për qind, në Berane 22,26, në Bijelo Polje 22,57, në Budva 20,78, në Cetinje 21,5, në Danilovgrad 25, në Danilovgrad 25. 10.96 për qind.
Në Herceg Novi votuan 21,93 për qind, në Kolashin 25,22, në Kotorr 19,47, në Mojkovac 31, në Nikshiq 25,89, në Petnjica 14,8, në Plavë 16,72, në Pljevlja 30,17 dhe në Pozhinë 2,127 për qind, në Pluzhinë 31, në Nikshiç 25,89 për qind, në Petnjic
Në Rozhajë deri në orën 12 pjesëmarrja është 14 për qind, në Shavnik 36,42, në Tivat 19,57, në Tuzi 13,21, në Ulqin 13,56 për qind, në Zhabljak 26,51 dhe në Zetë 22,24 për qind.
“Pjesëmarrja totale deri në orën 12 është 21,71 për qind”, tha Mugosha. Të drejtë vote në zgjedhje kanë 542.468 qytetarë dhe qendrat e votimit janë të hapura deri në orën 20:00.
MAL I ZI- Ish-presidenti i Malit të Zi dhe ish-lideri i Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS) Milo Gjukanoviç, ka ushtruar sot të drejtën e votës për zgjedhjet parlamentare.
Deri më tani procesi zgjedhor ka vijuar pa incidente apo parregullsi. Ndërkohë, të drejtë vote në këto zgjedhje, të tretat brenda 9 muajve në Mal të Zi, kanë 542.468 votues që do të përcaktohen midis 15 listave zgjedhore. Këto janë zgjedhjet e dymbëdhjeta parlamentare që nga vendosja e pluralizmit në Mal të Zi.
MAL I ZI- Ka vijuar pa incidente procesi zgjedhor në Mal të Zi. Mediat vendase raportojnë se sipas të dhënave të Qendrës për Monitorim dhe Kërkim (CeMI), deri në orën 12:00 ishte 21,99 për qind.
Na sjeveru zemlje do 12 sati glasalo je 23.2% birača, u centralnoj regiji 23.1%, a na jugu 18.6% birača.
— CDT_CrnaGora (@CDT_CrnaGora) June 11, 2023
Pratite uživo izborni dan sa nama! https://t.co/x2s4pmRHXP pic.twitter.com/xIyZhA41wS
Ditën e sotme në Mal të Zi mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Të drejtë vote në këto zgjedhje, të tretat brenda 9 muajve në Mal të Zi, kanë 542.468 votues që do të përcaktohen midis 15 listave zgjedhore. Këto janë zgjedhjet e dymbëdhjeta parlamentare që nga vendosja e pluralizmit në Mal të Zi.

MAL I ZI- Kandidati për deputet i "Koalicionit Popullor" dhe kryetar i Malit të Zi të Lirë, Vladislav Dajkoviç, ka votuar në Podgoricë në vendvotimin numër 79 shkolla fillore "Pavle Rovinski".
Ditën e sotme në Mal të Zi mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Të drejtë vote në këto zgjedhje, të tretat brenda 9 muajve në Mal të Zi, kanë 542.468 votues që do të përcaktohen midis 15 listave zgjedhore. Këto janë zgjedhjet e dymbëdhjeta parlamentare që nga vendosja e pluralizmit në Mal të Zi.
MAL I ZI- Sipas të dhënave të Qendrës për Monitorim dhe Kërkim (CeMI), deri në orën 10 kanë votuar 10.45 për qind.
Ditën e sotme në Mal të Zi mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Të drejtë vote në këto zgjedhje, të tretat brenda 9 muajve në Mal të Zi, kanë 542.468 votues që do të përcaktohen midis 15 listave zgjedhore. Këto janë zgjedhjet e dymbëdhjeta parlamentare që nga vendosja e pluralizmit në Mal të Zi.
MAL I ZI- Ka vijuar pa incidente procesi zgjedhor në Mal të Zi. Mediat vendase raportojnë se sipas të dhënave të Qendrës për Monitorim dhe Kërkim (CeMI), deri në orën nëntë kanë votuar 5.8 për qind e votuesve të regjistruar.
Për krahasim, në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale të këtij viti, pjesëmarrja me nëntë ishte 6.6 për qind. Sipas të dhënave të CDT, pjesëmarrja para orës nëntë është 5.4 për qind.
Ditën e sotme në Mal të Zi mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Të drejtë vote në këto zgjedhje, të tretat brenda 9 muajve në Mal të Zi, kanë 542.468 votues që do të përcaktohen midis 15 listave zgjedhore. Këto janë zgjedhjet e dymbëdhjeta parlamentare që nga vendosja e pluralizmit në Mal të Zi.
MAL I ZI- Kandidati për deputet i "Koalicionit Popullor" dhe kryetar i Prava Montenegro Marko Milaçiç ka votuar në Podgoricë në vendvotimin (65-A) të Administratës Tatimore të Malit të Zi PJ Podgoricë.
Ditën e sotme në Mal të Zi mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Të drejtë vote në këto zgjedhje, të tretat brenda 9 muajve në Mal të Zi, kanë 542.468 votues që do të përcaktohen midis 15 listave zgjedhore. Këto janë zgjedhjet e dymbëdhjeta parlamentare që nga vendosja e pluralizmit në Mal të Zi.