18 Mars 2024, 16:28
Nga S.N
Frank-Walter Steinmeier dhe Olaf Scholtz
GJERMANI- Prestidenti dhe kancelari gjerman nuk i kanë dërguar urime Putin për rizgjedhjen e tij në Rusi. Edhe para fillimit të konferencës së qeverisë të së hënës në Berlin, presidenti federal gjerman Frank-Walter Steinmeier e bëri të qartë: "Nuk do të ketë asnjë mesazh urimi për Putin", tha zëdhënësja e presidencës.
"Mendimet e mia sot janë me njerëzit në Rusi, të cilët po luftojnë për Liri dhe Demokraci dhe janë vazhdimisht në rrezik nga regjimi i Putinit", shkroi presidenti gjeraman në platformën x.
Ndërsa në përgjigje të pyetjes së gazetarëve për rezultatin e zgjedhjeve në Rusi, zëvëndës zëdhësnësja e qeverisë Christiane Hoffman tha: Kancelari nuk dërgoi urime, ju e dini se nuk i konsiderojmë të ashtuquajturat zgjedhje që u zhvilluan gjatë fundjavës në Rusi as të lira as të drejta.
"Në Rusi nuk ka liri të mendimit. Siç ka theksuar tashmë kancelari, Rusia është një diktaturë , në të cilën Vladimir Putin sundon në një mënyrë autoritare”, tha zëdhënësja e qeverisë.
"Fakti që Rusia ka ngritur qendra votimi edhe në territore të okupuara apo të kontestuara , si në lindje të Ukrainës, është veçanërisht provokues për Berlinin Sigurisht që ne nuk e njohim këtë në asnjë rrethanë," tha zëdhënësja e qeverisë.
Ajo sthoi se vetëm Ukraina do të kishte të drejtën për të mbajtur zgjedhje në këto territore. Ndërsa Ministrja gjermane e Punëve të Jashtme, Analena Berbock, duke marrë pjesë në takimin e ministrave të jashtëm. i BE-së në Bruksel mesditën e së hënës, tha se zgjedhjet në Rusi ishin të pa drejta.
“Zhvillimi i këtyre zgjedhjeve tregon sjelljen e paskrupullt të Putinit jo vetëm ndaj popullit të tij, por edhe ndaj Kartës së Kombeve të Bashkuara. Është shkelje e së drejtës ndërkombëtare gjoja mbajtja e zgjedhjeve në territoret e Ukrainës, Moldavisë dhe Gjeorgjisë”, shtoi ajo.
olaf scholtz gjermania rusia
Bota
18 Mars 2024, 16:24
E. D
balena gri
SHBA- Studiuesit nga Akuarumi i New England, SHBA, kanë parë një balenë të hirtë duke notuar në brigjet e Mas...
Bota
18 Mars 2024, 16:21
r.ll
dash
SHBA- Departamenti Amerikan i Shtetit ka shpallur non-grata tre zyrtarë të Ballkanit, ish-kryeprokuroren speciale të Maqedonis&eum...
Bota
18 Mars 2024, 16:15
E. D
fotot ilustruese
RUSI- Një grup monitorues i zgjedhjeve i ka cilësuar zgjedhjet presidenciale ruse si më mashtrueset dhe më të kor...
Bota
18 Mars 2024, 15:56
E. D
fotot ilustruese
LONDËR- Një aeroplan thuhet se u detyrua të bënte një ulje emergjente në një aeroport&nb...
Bota
18 Mars 2024, 15:41
E. D
Valentina Kafola
ITALI- Një rekord noti ka arritur 27-vjeçarja kroatja Valentina Kafola, duke e rikthyer emrin e saj në krye t&e...
Bota
18 Mars 2024, 15:32
S.B
pamje ilustruese
SHBA- Disa restorante mund të premtojnë një eksperiencë jashtë kësaj bote sigurisht në mënyr&...
Bota
18 Mars 2024, 15:21
E. D
fotot ilustruese
SPANJË- Policia spanjolle ka arrestuar tre persona të akuzuar për hedhjen e emigrantëve në det, duke bër&eum...
Bota
18 Mars 2024, 15:12
E. D
fotot ilustruese
GAZA- Shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë shprehu të hënën shqetësimin për...
Bota
18 Mars 2024, 14:57
N.F
Foto ilustruese
UKRAINË- Që në fillimi, kur Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre perëndimorë filluan dërgimin e ndihma...
Bota
18 Mars 2024, 14:52
N.F
Foto ilustruese
AFGANISTAN- Talibanët e Afganistanit thanë se Pakistani ka kryer dy sulme ajrore në territorin e tyre duke vrarë pes&eu...