Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen!
20 ...
Bota
Stoltenberg uron Erdogan për FITOREN: Mezi pres të vazhdojmë punën së bashku
Përmes një postimi në Twitter, Stoltenberg shprehet se tashmë po pret të fillojë nga puna me liderin turk, ndërsa njoftoi përgatitjet për samitin e NATO-s në korrik.
29 Maj 2023, 11:58Nga a.l
Jens Stoltenberg
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg ka uruar presidentin turk Rexhep Taip Erdogan për fitoren e një tjetër mandati 5-vjeçar. Përmes një postimi në Twitter, Stoltenberg shprehet se tashmë po pret të fillojë nga puna me liderin turk, ndërsa njoftoi përgatitjet për samitin e NATO-s në korrik.
“Urime President Erdogan për rizgjedhjen tuaj. Mezi pres të vazhdojmë punën tonë së bashku dhe të përgatitemi për samitin e NATO-s në korrik”, tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg në një postim në Tëitter.
Congratulations President @RTErdogan on your re-election. I look forëard to continuing our ëork together & preparing for the #NATOSummit in July.
— Jens Stoltenberg (@jensstoltenberg) May 28, 2023
Me pothuajse 99% të votave të numëruara në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale të Turqisë, presidenti aktual Rexhep Tajip Erdogan mori 52% të votave. Erdogan do të qëndrojë në krye të vendit edhe për një mandat 5-vjeçar presidencial. Rivali i tij laik, Kemal Kilicdaroglu nuk e ka pranuar humbjen teksa pak pas rezultat u shpreh se zgjedhjet ishin të padrejta.