15 Shkurt 2023, 08:30
Nga I.A
Protesta
KOSOVË- Parlamenti i Studentëve të Universitetit të Prishtinës sot organizon marsh kundër Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Marshi do të nisë nga ambientet e Bibliotekës Kombëtare “Pjetër Bogdani” në ora 16:00, ndërsa theksojnë se marshin do të jetë gjithëpopullor kundër themelimit të Asociacionit.
“Parlamenti Studentor përmes email-it ka ftuar menaxhmentin e Universitetit të Prishtinës, Senatin e Universitetit, parlamentet studentore të universiteteve publike, organizatat studentore, Organizatën e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, partitë politike përfshirë edhe ato të komuniteteve joshumicë, komunat e Kosovës, organizatat e shoqërisë civile dhe grupet joformale për t’ju bashkuar marshit kundër asociacionit të komunave me shumicë serbe që do të organizohet më 15 shkurt, me fillim nga ora 16:00, para Bibliotekës Kombëtare. Asociacioni një etnik është në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, prandaj pavarësisht bindjeve politike të gjithë duhet të jemi bashkë kundër tij”, thuhet në njoftim.
Dialogu midis Kosovës dhe Serbisë, nën ndërmjetësimin e BE-së, ka nisur më 2011, por vetëm disa prej 33 marrëveshjeve të arritura janë zbatuar deri më tani. Tani, plani evropian – apo siç njihet edhe si propozimi franko-gjerman – nuk është bërë publik. Por SHBA-ja ka rritur presionin ndaj Prishtinës që të zbatojë marrëveshjet e arritura për Asociacionin më 2013 dhe 2015. Gjykata Kushtetuese e Kosovës më 2015 tha se disa pika të marrëveshjes nuk ishin në harmoni me Kushtetutën, por që mund të harmonizohen.
Kurti tha se themelimi i Asociacionit nuk është prioriteti i tij, por javën e kaluar ai shpalosi disa kushte për të, përfshirë edhe që Asociacioni të jetë pjesë e një marrëveshjeje për normalizimin e raporteve dhe të zbatohet pas njohjes reciproke. Autoritetet në Kosovë kanë shprehur frikën se Asociacioni i Komunave serbe në Veri do të minonte shtetësinë e Kosovës.
asosacioni i komunave me shumice serbe
Bota
15 Shkurt 2023, 08:24
I.A
Elon Musk
SHBA- Shefi ekzekutiv i Tesla, Elon Musk thotë se ai dhuroi rreth 1.95 miliardë dollarë aksione në prodhuesin e tij të m...
Bota
15 Shkurt 2023, 08:19
F.M
Emine Akgul
TURQI- Emine Akgul, një mësuese 26-vjeçare u nxorr e gjallë nga rrënoja kur kishte kaluar më shumë se 200 ...
Bota
15 Shkurt 2023, 08:12
F.M
Alexandria Verner, Brian Fraser dhe Arielle Anderson
SHBA- Mediat ndërkombëtare kanë publikuar fotot e tre studentëve që mbet&eum...
Bota
15 Shkurt 2023, 08:09
Shtëpia e Bardhë
SHBA- Më pak se një javë pasi Shtetet e Bashkuara goditën dhe rrëzuan atë që zyrtarët e ...
Bota
15 Shkurt 2023, 08:03
F.M
Siri
SIRI- Karvani i parë i ndihmës i OKB-së ka hyrë përmes një kalimi kufitar të rihapur në Sirinë veriper&eu...
Bota
14 Shkurt 2023, 22:59
k.m.
John Kirby
SHBA- Forca ajrore më e fuqishme në botë u vu në gatishmëri me urdhër të Presidentit Joe Biden për t&eum...
Bota
14 Shkurt 2023, 22:51
k.m.
Foto nga emisioni
BELSH- “Stop” shkoi në rrethinat e qytetit të Belshit, për një akuzë abuzimi me një vajzë ...
Bota
14 Shkurt 2023, 22:40
k.m.
Recep Tajip Erdogan
ANKARA- Turqia nuk mund të shkojë në zgjedhjet presidenciale të 14 majit me plagën e tërmetit shkatë...
Bota
14 Shkurt 2023, 22:30
k.m.
Foto ilustruese
Rusia po mban të paktën 6.000 fëmijë nga Ukraina në kampe që kanë për qëllim riedukimin, gj&eu...
Bota
14 Shkurt 2023, 22:20
k.m.
Elvis dhe Priscilla Presley
SHBA- Sot do të ishte ditëlindja e tij e 88-të po të kishte jetuar, por sot Elvis Presley-t iu shit nj&eum...