LIVE UPDATES
Bota

Studimi: 15% e viktimave të dhunës gjatë luftës në Kosovë ishin nën 18 vjeç

Irina Dovgan, e cila ishte përdhunuar në Donetsk të Ukrainës, në vitin 2014, ndërsa tash përfaqëson Rrjetin Ukrainas të Grave të Prekura nga Dhuna, tha në një bisedë me Zërin e Amerikës se i ka shërbyer mësimi i marrë nga rasti i Kosovës, dhe ka nisur dokumentimin e dhunës seksuale pak kohë pas nisjes së agresionit rus në Ukrainë.

18 Tetor 2022, 23:47 Nga DOSJA
Studimi: 15% e viktimave të dhunës gjatë luftës në
Zëri i Amrerikës

KOSOVË- Qendra e Kosovës për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës, e cila që nga viti 2019 ka nisur dokumentimin e përdhunimeve të kryera nga forcat serbe gjatë luftës, bëri të ditur se nga 900 raste të dokumentuara deri tash, 15 për qind e tyre janë të moshës nën 18 vjeç. Të dhënat u publikuan të martën në Prishtinë gjatë konferencës ndërkombëtare mbi dokumentimin e krimeve të dhunës seksuale në konflikt.

Sipas kësaj organizate, të afërmit e viktimave kanë qenë të pranishëm gjatë aktit të përdhunimit në 71 për qind të rasteve, ndërsa përdhunimi në grup ka ndodhur në 47 për qind të rasteve. Fatmire Haliti nga Qendra e Kosovës për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës, tha se nisma për dokumentimin e këtyre krimeve është marrë në mungesë të dokumentimit nga institucionet shtetërore në Kosovë.

“Duke pasur parasysh rëndësinë dhe ndjeshmërinë e këtij procesi, si dhe mungesën e manualeve apo udhëzuesve për një dokumentim të tillë, QKRMT ka nisur një proces të ri i cili do t’i kontribuojë të gjithë atyre që janë duke bërë apo do të bëjnë dokumentim të krimeve të dhunës seksuale në kontekst lufte”, tha ajo.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, tha se Kosova është vonuar shumë në këtë proces, por Instituti për Krime Lufte është në themelim e sipër dhe do të jetë përgjegjës për dokumentimin e të gjitha krimeve të luftës.

“Megjithatë sfida më e madhe do të jetë kur të fillojë puna e këtij instituti, sepse më shumë se dy dekada pas luftës asgjë nuk është e lehtë dhe uroj që Ukraina të mos e ndjek shembullin e Kosovës në kuptim të vonesës në dokumentim. Kjo për faktin se gjithçka do të ishte më e lehtë sikur me dokumentim të merreshim menjëherë pas përfundimit të luftës dhe jo më shumë se dy dekada prej periudhës së pasluftës sepse shumë nga të mbijetuarit kanë ndërruar jetë, dëshmitarët gjithashtu”, tha zonja Haxhiu.

Irina Dovgan, e cila ishte përdhunuar në Donetsk të Ukrainës, në vitin 2014, ndërsa tash përfaqëson Rrjetin Ukrainas të Grave të Prekura nga Dhuna, tha në një bisedë me Zërin e Amerikës se i ka shërbyer mësimi i marrë nga rasti i Kosovës, dhe ka nisur dokumentimin e dhunës seksuale pak kohë pas nisjes së agresionit rus në Ukrainë.

“Tre vite më parë, e ftuar nga Qendra e Kosovës për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës, kam qëndruar në Kosovë dhe kam pasur mundësinë të kem qasje në dokumente e të studioj tërë praktikën e përdorur këtu. Kur agresioni nisi në Ukrainë, më hyri në punë kjo përvojë meqë e kisha përgatitjen e duhur se si ta përdori këtë praktikë në vendin tim. Kështu që ka më shumë se gjashtë muaj që po punoj në dokumentimin jo vetëm të dhunës seksuale por gjithë krimeve të luftës në Ukrainë”, tha ajo.

Ajo tha se si e mbijetuar e këtij krimi e ka shumë të vështirë të shoh që ai po përsëritet dhe po përdoret si mjet lufte nga forcat ruse.

“Unë nuk mund të flas për statistika zyrtare, por mund të jap informata nga përvoja ime personale dhe nga baza e të dhënave që unë kam grumbulluar. Si shembull mund të marr një fshat që e kam vizituar dhe ku janë tre raste të konfirmuara të përdhunimeve, një nënë, një vajzë nën 18 vjeç, dhe një vajzë tjetër 20 vjeç. I tërë fshati e di ngjarjen, në rastin ku janë përdhunuar nëna dhe vajza, babai dhe vëllai i saj janë vrarë, ndërsa në familjen tjetër ku u përdhunua vajza tjetër është vrarë babai i saj i cili po përpiqej ta mbronte. Tërë fshati thotë se ka shumë më shumë raste por gratë janë aq të turpëruara dhe të traumatizuara saqë nuk janë ende të gatshme të ndajnë përvojën e tyre”, tha zonja Dovgan.

Përfaqësues të institucioneve e organizatave vendase e ndërkombëtare theksuan gjatë konferencës se dokumentimi i krimeve që lidhen me përdhunimet është proces shumë sfidues, por i domosdoshëm për drejtësinë dhe përballjen me të kaluarën e vendeve që dalin nga konfliktet.

Marrë nga VOA

zeri i amerikes lufta ne kosove

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj