LIVE UPDATES
Bota

Premtimi i Biden: Do ligjërojmë të drejtën për abort nëse demokratët marrin shumicën në Kongres

Nëse zgjerojnë epërsinë e ngushtë në senat, si edhe ruhet kontrolli në Dhomën e Përfaqësuesve, zoti Biden tha se ai do të firmosë në janar për të mbrojtur me ligj vendimin historik që mbron të drejtën e abortit.

18 Tetor 2022, 23:43 Nga DOSJA
Premtimi i Biden: Do ligjërojmë të drejtën për abort
Joe Biden

SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden tha se do të ligjërojë të drejtën e abortit, në janar nëse demokratët mbajnë shumicën në Kongres. Premtimi vjen në prag të zgjedhjeve të nëntorit dhe presionit në rritje për shkak të inflacionit të lartë. Partia Demokrate e Presidentit Biden mund të humbasë kontrollin në Dhomën e Përfaqësuesve dhe ndoshta edhe të Senatit, në zgjedhjet e nentorit. Zoti Biden po përpiqet të mbajë të bashkuar partinë dhe mbështetësit e tij mbi të drejtën e abortit, që u cenua rëndë nga Gjykata e Lartë e cila anuloi vendimin historik të vitit 1973 që përcaktoi se gratë kanë të drejtën kushtetuese për të ndalur shtatëzaninë në gjashtë muajt e parë kur fetusi nuk është në gjendje të mbijetojë jashtë mitrës.

Nëse zgjerojnë epërsinë e ngushtë në senat, si edhe ruhet kontrolli në Dhomën e Përfaqësuesve, zoti Biden tha se ai do të firmosë në janar për të mbrojtur me ligj vendimin historik që mbron të drejtën e abortit.

“Ky është premtimi që u jap sot juve dhe qytetarëve amerikanë. Ligji i parë që do dërgoj në Kongres është kodifikimi i vendimit historik Roe v. Wade”, tha zoti Biden gjatë fjalës se tij në Howard Theatre, në Washington, të martën.

Ai u bëri thirrje amerikanëve të kujtonin se si u ndjenë pasi u njoftua vendimi i Gjykatës së Lartë.

“Dua të kujtoni se fjala e fundit nuk i takon gjykatës. Nuk i takon ekstremistëve republikanë në Kongres. Fjala e fundit ju takon juve, të drejtës për të zgjedhur. Nësë ju bëni pjesën që ju takon dhe votoni që Kongresin ta udhëheqin demokratët, ju premtoj se në do bëjmë atë që na takon. Unë do bëj atë që më takon”, tha Biden.

Ndalimi i abortit ka hyrë në fuqi në 16 shtete që nga vendimi i gjykatës. Demokratët aktualisht kanë shumicën në Dhomën e Përfaqësuesve dhe kontrollojnë senatin amerikan të ndarë përgjysmë, 50 me 50, pasi nënpresidentja Kamala Harris hedh votën përcaktuese të çdo legjislacioni .Miratimi i një projekt-ligji të tillë mund të jetë i vështirë edhe nëse demokratët mbajnë shumicën e tyre të Senatit, pasi miratimi i ndryshimit të ligjit kërkon nbështetjen e 60 senatorëve nga 100 që ka Senati.

Disa demokratë kanë sugjeruar shfuqizimin e rregullit të Senatit parlamentar të quajtur “filibuster”, në bazë të së cilit miratimi i shumicës së ligjeve kërkon mbështetjen e 60 anëtarëve të tij, por deri tani nuk ia ka dalë të sigurojnë mbështetjen brenda rradhëve të tyre për të bërë këtë ndryshim. Edhe pse aborti po zë një peshë kritike në mesazhet e demokratëve për zgjedhjet e nëntorit, një sondazh i Ipsos tregon se amerikanët janë më shumë të shqetësuar për inflacionin,. 20% e grave demokrate e cilësojnë të drejtën e abortit si përparësi kryesore në zgjedhjet e nëntorit, krahasuar më 22% që rendisin si përparësi inflacionin.

9% e burrave demokratë e kanë renditur si çështje kryesore abortin, krahasuar më 19% që kosniderojnë inflacionin si shqetësimin kryesor. Këtë muaj, Presidenti Biden dhe zyrtarë të lartë të Shtëpisë së Bardhë njoftuan udhëzime dhe grante të reja për të mbrojtur të drejtat e abortit dhe kontraceptivëve. Ai ka deklaruar nuk do të "rrijë duarkryq dhe të lejojë republikanët në të gjithë vendin të zbatojnë politika ekstreme."

Marrë nga VOA

joe biden

Sondazh

Poll

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit