LIVE UPDATES
Bota

Takimi me Escobar në SHBA, Kamberi: Premtoi që do të merret në konsideratë Lugina e Preshevës

Në një intervistë për Express, Kamberi u shpreh se në takimin e zhvilluar me Escobar në Departamentin amerikan të Shtetit, çështjet të cilat u diskutuan ishin zhvillime nga Lugina e Preshevës dhe nga Beogradi.

18 Tetor 2022, 19:35 Nga d.a.
Takimi me Escobar në SHBA, Kamberi: Premtoi që do të merret
Shaip Kamberi

SERBI- Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi javën e kaluar, së bashku me Kryetarin e Këshillit të Shqiptarëve në Luginën të Preshevës, Ragmi Mustafi kanë udhëtuar drejt SHBA ku dhe kanë zhvilluar një takim me të dërguarin e Posaçëm të SHBA Gabriel Escobar.

Në një intervistë për Express, Kamberi u shpreh se në takimin e zhvilluar me Escobar në Departamentin amerikan të Shtetit, çështjet të cilat u diskutuan ishin zhvillime nga Lugina e Preshevës dhe nga Beogradi.

Kamberi tha se në takimin e tij dhe të përfaqësuesve tjerë të Luginës me Escobarin kanë shtruar çështjen e diskriminimin që Serbia po i bën shqiptarëve, ndërsa tha se morën një premtim nga Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shteteve të Bashkuara për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike.

Intervista e plotë:

Gazeta Express: Si erdhët deri te ky takim?

Shaip Kamberi: Prej se është emëruar Emisar Special për dialogun Kosovë – Serbi, Z. Escobar, e ndërmjetësi i BE-së, Z. Lajçak, nuk kanë pasë ndonjë takim me përfaqësuesit e Luginës së Preshevës, përkundër kërkesave tona të vazhueshme që çështja e Luginës së Preshevës të jetë temë e dialogut. Së fundmi, me angazhimin e Ligës qyetetare shqiptaro-amerikane dhe Josep DioGuardit, me sponsorizimin e Qeverisë së Republikës se Kosovës, është mundësuar takimi që kishim këto ditë në State Departament.

Gazeta Express: A morët ndonjë premtim nga Z. Escobar?

Shaip Kamberi: Ne shtruam çështjen tonë dhe diskriminimin e hapur që Serbia po e ushtron ndaj shqiptarëve në Luginën e Preshevës, shprehëm bindjen se dialogu Kosovë – Serbi është ndoshta mundësia e fundit për t’iu dhënë përgjigje nevojave tona. Ajo që në këtë fazë premtoi Escobar është fjala e tij se do të ketë interesim më të madh për çështjet që shtruam.
Besoj se duhet parë se cili do të jetë edhe qëndrimi i europianëve, meqë ata janë fascilitatorët e dialogut, për të ndërtuar një shteg rreth kyçjes së çështjes së Luginës së Preshevës, gjithmonë të vetëdijshëm se deri më tani, përfaqësuesi i BE-së nuk ka pasur ndonjë interesim për çështjen e Luginës së Preshevës.

Gazeta Express: Cilat ishin kërkesat tuaja specifike?

Shaip Kamberi: Kërkesa themelore është që Lugina e Preshevës të behet pjesë e agjendës së dialogut dhe që marrëveshja eventuale Kosovë – Serbi duhet të ofrojë garanca edhe për të gjitha kërkesat legjitime të shqiptarëve në këtë rajon.

Gazeta Express: Z. Escobar do te vijë nesër në Kosovë. Cili mendoni se është mesazhi i kësaj vizite, pasi ju e takuat atë paraprakisht?

Shaip Kamberi: Z. Escobar tha se dialogu gjendet në një fazë të vështirë, nuk dha detaje rreth vizitës së tij në rajon. Por, shprehu qëndrimin se marrëveshja s’ka alternativë. Vetë fakti që mbledh krerët e opozitës, besoj se SHBA-të e kanë të rëndësishëm konsensusin e plotë politik në Prishtinë për këtë temë.

Gazeta Express: Procesi i dialogut duket se po intensifikohet ndërsa Gjermania po e pret përgjigjen e kryeministrit Albin Kurti për propozimin e përbashkët me Gjermaninë. Cila mendoni se duhet të jetë përgjigjja e kryeministrit?

Shaip Kamberi: Nuk i di detajet e planit të ofruar, cilat janë anët pozitive ose eventualisht negative. Një gjë është e qartë, dialogu nuk guxon të dështojë për fajin e shqiptarëve.

Gazeta Express: Do të mjaftonte një marrëveshje pa njohje, por me anëtarësim të Kosovës në OKB?

Shaip Kamberi: Me anëtarësimin e plotë në OKB, për Kosovën hapen mundësitë e anëtarësimit të saj edhe në mekanizmat tjerë ndërkombëtar. Mbase kjo është me rëndësi. Ndoshta do të mjaftonte kjo nëse Serbia nuk do të kontestonte kufijtë e Kosovës, duke hequr nga agjenda e aspiratës së aj territoriale këtë çështje. Megjithatë, e thashë që nuk kam detaje të ndonjë plani dhe nuk di se çfarë përmban, prandaj edhe flas vetëm për disa parime që gjithsesi janë të rëndësishme.

Gazeta Express: A do të mund te konsiderohej kjo si një njohje joformale e pavarësisë së Kosovës nga Serbia?

Shaip Kamberi: Nëse Serbia nuk do të krijojë obstruksione për anëtarësimin e Kosovës në OKB, nëse heq dorë nga aspirata e saj për ndarje të Kosovës, nesë do të fillojë zbatimi i të gjitha marrëveshjeve të nënshkruara deri më tani, nëse lejohet qarkullimi i lirë dhe shumë çështje tjera, mbase edhe do të mund të konsiderohëj njohje de fakto.

shaip kamberi gabriel escobar

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj