LIVE UPDATES
Bota

Analiza e VOA: Përse Gjermania po i shtyn planet për mbylljen e centraleve bërthamore?

18 Tetor 2022, 20:11 Nga d.a.
Analiza e VOA: Përse Gjermania po i shtyn planet për mbylljen e
Foto ilustruese

GJERMANI- Kancelari gjerman Olaf Scholz ka urdhëruar përgatitjet që të tre reaktorët bërthamorë të mbetur të vendit të vazhdojnë të funksionojnë deri në mes të prillit. Ky veprim shënon një tjetër pengesë në planin afatgjatë të vendit për t'i dhënë fund përdorimit të energjisë atomike. Në vazhdim mund të lexoni një shpjegim të debatit të fortë politik të Gjermanisë rreth përdorimit të energjisë bërthamore.

Gjermania Perëndimore dhe ajo Lindore filluan prodhimin e energjisë bërthamore në vitet 1960, kur kjo lloj energjie konsiderohej gjerësisht një alternativë e sigurtë dhe e pastër ndaj qymyrit shumë ndotës, në të cilin vendi mbështetej prej kohësh për përmbushjen e shumicës së nevojave të tij energjitike. Dhjetëra reaktorë të llojeve të ndryshme u ndërtuan gjatë dekadave në vijim. Termocentrali më i fundit filloi punën në vitin 1989, rreth një vit përpara ribashkimit të vendit.

PROTESTAT KUNDËR CENTRALEVE BËRTHAMORE

Shqetësimet për rreziqet e energjisë bërthamore u rritën pas incidentit në centralin bërthamor në ishullin amerikan “Three Mile Island” në vitin 1979 dhe fatkeqësisë bërthamore të Çernobilit në vitin 1986. Këto incidente nxitën lëvizjen mjedisore të Gjermanisë Perëndimore dhe krijimin e Partisë së të Gjelbërve që tani është pjesë e koalicionit qeverisës të kancelarit Olaf Scholz.

PLANI I MBYLLJES SË CENTRALEVE BËRTHAMORE

Një qeveri e qendrës së majtë e socialdemokratëve dhe të gjelbërve miratoi një ligj në vitin 2002, që ndaloi ndërtimin e centraleve të reja bërthamore në Gjermani dhe parashikonte mbylljen e të gjithë reaktorëve ekzistues në dekadat pasuese. Ligji ishte pjesë e një përpjekjeje më të gjerë për të zhvendosur prodhimin e energjisë në Gjermani, i njohur si “Energiewende”, ose tranzicioni i energjisë, nga karburantet me bazë fosile drejt burimeve të rinovueshme si ato nga era dhe dielli.

RISHQYRTIMI I PLANIT TË PARË

Qeveria konservatore e kancelares Angela Merkel njoftoi në vitin 2010 se Gjermania do ta zgjaste funksionin e centraleve të saj bërthamore, pjesërisht për të siguruar furnizim të mjaftueshëm me energji të lirë dhe me nivel më të ulët të çlirimit të karbonit në atmosferë. Centralet bërthamore çlirojnë shumë më pak gaze të dëmshme sesa termocentralet me qymyr, ose karburant dhe ofrojnë furnizim të qëndrueshëm me energji, pavarësisht nga moti. Sasia e prodhimit të energjisë diellore, ose asaj nga era varet nga moti, ditët me diell ose erë.

NDIKIMI I INCIDENTIT BËRTHAMOR NË FUKUSHIMA

Incidenti i vitit 2011 në termocentralin bërthamor të Fukushimës në Japoni shkaktoi një ndryshim të shpejtë, duke nxitur kancelaren Angela Merkel të deklaronte se Gjermania në fakt tani do t’i përshpejtonte përpjekjet për të hequr dorë nga energjia bërthamore dhe do të mbyllte centralin e fundit bërthamor në fund të vitit 2022. Ky vendim pati mbështetje të gjerë mes votuesve, por kritikët vunë në dukje se Gjermania rrezikonte të përballej me mungesa të energjisë elektrike, nëse nuk rritej në mënyrë të ndjeshme niveli i prodhimit të energjisë së rinovueshme. Për të shmangur këtë, Gjermania filloi të importojë gaz natyror, pjesën më të madhe nga Rusia, derisa të siguronte energji të mjaftueshme nga dielli dhe era. Përpjekjet për të gjetur një vend magazinimi afatgjatë për mbetjet bërthamore të Gjermanisë janë gjithashtu ende në vazhdim, sepse askush nuk i dëshiron ato.

PASOJAT E LUFTËS NË UKRAINË

Me rënien e fluksit të gazit nga Rusia, të reduktuar ndjeshëm për shkak të luftës në Ukrainë dhe rritjes së çmimeve globale të energjisë, qeveria gjermane është përpjekur të parandalojë një krizë energjetike këtë dimër. Zyrtarët kanë argumentuar se tre centralet bërthamore të mbetura ofrojnë vetëm 6% të energjisë elektrike të vendit dhe mungesa reale ka të ngjarë të ndihen më shumë në sektorin e ngrohjes, i cili furnizohet kryesisht me gaz dhe qymyr. Por me trysninë në rritje për të siguruar ngrohje për qytetarët e saj dhe për të treguar solidaritet me vendet fqinje, ministritë e Energjisë dhe të Mjedisit, të udhëhequra nga të Gjelbërit ranë dakord të zgjasin funksionimin e dy centraleve bërthamore.

Nga frika e ndërprerjeve të energjisë elektrike dhe çmimeve të larta, Demokratët e Lirë, gjithashtu pjesë e qeverisë së kancelarit Olaf Scholz, kanë kërkuar së fundmi që të tre reaktorët të vazhdojnë të punojnë për aq kohë sa të jetë e nevojshme. Ekspertët mendojnë se kjo masë nuk do të jetë e mjaftueshme dhe të Gjelbërit kanë shprehur kundërshtim të fortë ndaj saj. Rritja e trysnisë politike dhe rreziku i një shpërthimi të mosmarrëveshjeve të mëdha brenda qeverisë bëri që kancelari Scholz të ndërhynte të hënën tek partnerët e tij të vegjël të koalicionit për të arritur kompromisin për t’i mbajtur reaktorët në funksion deri në prill./VOA/

olaf scholz central berthamor ne gjermani

Sondazh

Poll

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës