LIVE UPDATES
Bota

Studimi: Rrjedhjet e gazit të metanit në SHBA trefishi i asaj që mendonte qeveria

Kjo po shkakton 9.3 miliardë dollarë dëme vjetore në mjedis, thotë një studim i ri gjithëpërfshirës.

13 Prill 2024, 22:23 Nga r.ll
Studimi: Rrjedhjet e gazit të metanit në SHBA trefishi i asaj që
foto ilustruese

SHBA- Sipas një studimi të ri qeveritar, impiantet e naftës dhe gazit në SHBA çlirojnë sasi të mëdha të gazit të metanit duke shkaktuar çdo vit dëme ndaj mjedisit me një vlerë prej 9.3 miliardë dollarësh. Siç vihet në dukje në kronikën në vijim, vëllimi i rrjedhjeve është tre herë më i madh nga sa kishte parashikuar qeveria, mbështetur në studimet e mëparshme.

Puset amerikane të naftës dhe gazit po nxjerrin tre herë më shumë se sa mendonte qeveria amerikane sasi të gazit të metanit që bllokon nxehtësinë. Kjo po shkakton 9.3 miliardë dollarë dëme vjetore në mjedis, thotë një studim i ri gjithëpërfshirës.

Por për shkak se më shumë se gjysma e emetimeve të metanit vijnë nga një numër i vogël pusesh nafte dhe gazi, 1% ose më pak, kjo do të thotë se problemi është edhe më i keq nga sa mendonte qeveria, por gjithashtu ka mundësi të mëdha të rregullohet, sipas autorit kryesor të studimit botuar në revistën shkencore ‘Nature’.

Raporti është përpiluar nga Laboratori Kombëtar i Departamentit Amerikan të Energjisë, Lawrence Berkeley. Sipas autorit Evan Sherwin, të dhënat e laboratorit janë shumë më të detajuara se studimet e mëparshme. Zoti Sherwin shpjegon se matjet më të sakta tani janë të mundshme për shkak të vëzhgimeve ajrore nga aeroplanët dhe nga satelitët.

“Studimi ynë ka një milion matje, një milion raste më shumë të siguruara nga të dhënat e grumbulluara nga ajri. Ne kemi më shumë të dhëna se çdo studim tjetër i mëparshëm”, thotë zoti Sherwin.

Studimi bazohet në një milion matje anonime nga aeroplanët që fluturuan në mbi 52% të puseve amerikane të naftës dhe 29% të vendeve të prodhimit dhe shpërndarjes së gazit gjatë një dekade. Zoti Sherwin thotë se shifra prej 3% e rrjedhjes së gazit është mesatarja e gjashtë rajoneve të analizuara dhe jo mesatarja kombëtare.

Rrjedhjet janë të mëdha, por ato vijnë nga një numër i vogël i vendeve të naftës dhe gazit. Sipas autorit rreth 1% e vendeve janë shkaktare për gjysmën e të gjitha rrjedhjeve.

“Ne zbuluam se rrjedhjet janë edhe më të përqendruara nga sa mendonim, nuk është 5% që lëshon rreth 50% të emetimeve…Në shumicën e rasteve janë afërsisht 1% e vendeve përgjegjëse për gjysmën ose më shumë të emetimeve.”

Zoti Sherwin thotë se ndonëse problemi është më i keq nga sa priste qeveria, është gjithashtu i lehtë për t'u rregulluar sepse janë pak vende shkaktarë të çlirimit të gazit të metanit. Sipas studimit në përgjithësi, rreth 3% e gazit të prodhuar në SHBA çlirohet në ajër, krahasuar me shifrat e Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit (EPA) prej 1%.

Metani gjatë një periudhe prej dy dekadash bllokon rreth 80 herë më shumë nxehtësinë sesa dioksidi i karbonit, por zgjat në atmosferë vetëm për rreth një dekadë, në vend të qindra vitesh si dioksidi i karbonit, sipas EPA-s. Sipas autorit të studimit Sherwin, rrjedhjet shpesh shkaktohen nga gabime të thjeshta të cilat mund të korrigjohen lehtësisht.

“Në shumë raste bëhet fjalë për një problem me një rezervuar, një rrjedhje, që del në një pjesë të pajisjes dhe nëse avionët tanë arrijnë ta shohin atë, problemi është padyshim i rregullueshëm dhe në shumë raste mjaft e thjeshtë për t'u rregulluar”, thotë ai. Të dhënat tregojnë se rrjedhjet më të mëdha janë në pellgun Permian të Teksasit dhe Nju Meksikos. Ai thotë se në zona të tjera si Denveri, ku ligjvënësit e shtetit kanë miratuar rregullore të reja, rrjedhjet janë zvogëluar.

Autori i studimit Evan Sherwin thotë se zgjidhja e problemit nuk është e vështirë dhe mund të çojë në një zvogëlim dramatik të rrjedhjes së metanit. E njëjta situatë ndodh globalisht. Rastet më të mëdha të rrjedhjes së metanit në mbarë botën, të zbuluara nga satelitët, u rritën 50% në vitin 2023 krahasuar me vitin 2022, sipas Agjencisë së Ndërkombëtare e Energjisë javën e kaluar.

Rreth 30% e ngrohjes së botës që nga koha para-industriale vjen nga rrjedhjet e metanit, me Shtetet e Bashkuara të parat në botë për rrjedhjen e gazit nga prodhimi i naftës dhe gazit dhe me Kinën që ndot edhe më shumë nga metani që çlirohet nga minierat e qymyrit.

Dhjetorin e kaluar, administrata e Presidentit Joe Biden nxori një rregullore të re që e detyron industrinë amerikane të naftës dhe gazit natyror të ulë emetimet e metanit. Në të njëjtën kohë në negociatat e Kombeve të Bashkuara për mjedisin në Dubai, 50 kompani nafte në mbarë botën u zotuan të zvogëlojnë në afër zero emetimet e metanit./VOA

shba gazi i metanit

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj