LIVE UPDATES
Bota

VOA: Vihet në pikëpyetje suksesi i referendumit për largimin e kryetarëve të komunave në veri të Kosovës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vazhdoi punën edhe të shtunën për organizimin e referendumit për largimin e kryetarëve të katër komunave në veri të Kosovës, që do t’u hapte rrugën zgjedhjeve të reja.

13 Prill 2024, 19:16 Nga r.ll
VOA: Vihet në pikëpyetje suksesi i referendumit për largimin e
mitrovice

KOSOVË- Suksesi i referendumit për largimin e kryetarëve aktual të katër komunave në veri të Kosovës duket se është vënë në pikëpyetje që nga vendimi i subjektit politik serb, Lista Serbe, që ta bojkotojë atë. Njohës të zhvillimeve politike në veri thonë se pjesëmarrja e nevojshme prej 50 për qind plus një nga votuesit e regjistruar, në këtë referendum, duket vështirë e arritshme.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vazhdoi punën edhe të shtunën për organizimin e referendumit për largimin e kryetarëve të katër komunave në veri të Kosovës, që do t’u hapte rrugën zgjedhjeve të reja. Por suksesi e tij është vënë në pikëpyetje për shkak të vendimit të Listës Serbe të mbështetur nga Beogradi për ta bojkotuar atë.

Milica Andriç Rakiç, nga organizata “Nisma e Re Shoqërore”, tha në një bisedë me Zërin e Amerikës se referendumi duket se do të dështojë.

“Mbase do të mund të kishim një votim të suksesshëm në Zveçan dhe Leposaviç, por është shumë shumë e vështirë. Për Zubin Potokun jam e sigurt thuajse që nuk arrihet sepse shumica e banorëve që janë larguar nga veriu janë nga Zubin Potoku por menjëherë pas tij vjen Mitrovica e Veriut. Prandaj do të thosha që nëse ka sukses mund të ndodhë në Zveçan dhe Leposaviç por kjo do të ishte shumë optimiste, gjasat më të mëdha janë që të dështojë në të katër komunat”, thotë ajo.

Kryetari i kuvendit komunal të Mitrovicës së Veriut, Nexhat Uglanin, i tha Zërit të Amerikës se thirrja e Listës Serbe për bojkotimin e këtij procesi është dëshmi e trsynisë që Beogradi vazhdon të ushtrojë ndaj serbëve të Kosovës.

“Po shihet qartë që ndikimi i Republikës së Serbisë është i madh në pjesën veriore, sidomos nga subjekti politik Lista Serbe. Bojkotimi do të realizohet dhe për shkarkimin e kryetarit nuk do të deklarohen qytetarët nga shumica serbe. Por procesi i KQZ-së nuk do të ndalet por do të kryhet sipas mënyrës demokratike”, tha zoti Uglanin.

Për të qenë i suksesshëm referendumi kërkon pjesëmarrjen e 50 për qind plus një të votuesve më të drejtë vote. Përfaqësuesit politik të serbëve këtu por edhe autoritetet në Beograd, thonë se është e vështirë të përmbushet ky kriter për shkak “të fryrjes së listave të votuesve”, por pa dhënë asnjë provë për këtë pretendim. Ndërkaq autoritetet në Kosovë, akuzojnë Beogradin se po ushtron trysni ndaj serbëve të Kosovës për të mos marrë pjesë në votimin e 21 prillit, i cili në rast të dështimit nuk do të mund të organizohet sërish pa kaluar 12 muaj.

“Edhe para se të nënshkruhej peticioni kishim probleme me numrin e fryrë të votuesve të regjistruar meqë në dhjetor 2023, pra vetëm më pak se pesë muaj më parë kishim 45 mijë votues dhe tani kemi 46 mijë votues të regjistruar. Kështu që edhe në atë kohë ishte e qartë se këta numra nuk janë vërtetë të saktë”, thotë zonja Rakiç.

“Sigurisht nuk ka fryrje të listave sepse siç e dini moshat 18 vjeçare po lajmërohen këtu për letërnjoftime në evidencën e administratës dhe kjo është arsyeja që vjen deri te fryrja e listës sepse ata kanë të drejtë te votës dhe kjo nuk është fryrje e listës që pretendon një subjekt politik nga shumica serbe. Por në të katër komunat vijnë e lajmërohen ata qytetarë që kanë të drejtë edhe sidomos edhe këta të zhvendosur që janë nga territori i Kosovës po vijnë për letërnjoftime”, thotë zoti Uglanin.

Ambasadorët e Shteteve të Bashkuara, Francës, Gjermanisë, Italisë dhe Mbretërisë së Bashkuar si dhe zyra e Bashkimit Evropian në Prishtinë, i kërkuan të mërkurën Listës Serbe të rishqyrtojë vendimin për bojkotimin e votimeve në veri.

Aktualisht, komunat e Mitrovicës së Veriut, Zubin Potokut, Leposaviçit dhe Zveçanit udhëhiqen nga kryetarët shqiptarë të dalë nga zgjedhjet e 23 prillit të vitit të kaluar, të cilat u bojkotuan nga partitë politike serbe.

Dërgimi i kryetarëve në zyrat e tyre në fund të muajit maj të vitit të kaluar u kundërshtua ashpër nga grupe qytetarësh serbë të cilët u përplasen me policinë e Kosovës dhe forcat paqeruajtëse të NATO-s, duke plagosur mbi 90 pjesëtarë të KFOR-it.

Qeveria e Kosovës, e cila u përball me masa ndëshkuese nga Bashkimi Evropian për shkak të tensioneve në veri, u pajtua të organizojë zgjedhje të reja si pjesë e përpjekjeve për shtensionimin e situatës me Serbinë./VOA

kosove voa komunat ne veri te kosoves

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj