Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Komisioni Evropian po bashkëpunon ngushtë me Malin e Zi për ta ndihmuar në përmbushjen e standardeve në fushën e sundimit të ligjit. Në këtë kuadër zyrtarët nga Brukseli paralajmëruan se në qershor të këtij viti Mali i Zi mund të hyjë në fazën përfundimtare të negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Evropian.
MAL I ZI- Brukseli zyrtar, këto ditë, paralajmëroi se në qershor të këtij viti Mali i Zi mund të hyjë në fazën përfundimtare të negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Evropian. Analistët shohin një përparim në rrugëtimin drejt anëtarësimit me Bashkimin Evropian, dhe besojnë se Mali i Zi do të hyjë në fazën përfundimtare të negociatave. Ata thanë se për shkak të situatës në rajon dhe luftës në Ukrainë, Brukseli zyrtar synon t'i jap shtysë zgjerimit dhe Mali i Zi në këtë situatë mund të përfitojë më së shumti.
Komisioni Evropian po bashkëpunon ngushtë me Malin e Zi për ta ndihmuar në përmbushjen e standardeve në fushën e sundimit të ligjit. Në këtë kuadër zyrtarët nga Brukseli paralajmëruan se në qershor të këtij viti Mali i Zi mund të hyjë në fazën përfundimtare të negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Evropian.
Analistët Bekim Çobaj dhe Ismet Kallaba, shohin një përparim në rrugëtimin drejt anëtarësimit me Bashkimin Evropian, dhe besojnë se Mali i Zi do të hyjë në fazën përfundimtare të negociatave.
“Mali i Zi i ka pasur disa suksese të vogëla, që e kandiduan për të përfunduar këto masa paraprake për raportin e ashtuquajtur IBAR që e përpilon Komisioni Evropian dhe i cili tregon për avancimin e një vendi të caktuar, në këtë rast të Malit të Zi”, thotë analisti Bekim Çobaj.
Ndërkaq analisti Ismet Kallaba tha se: “është në dorën e Bashkimit Evropian dhe unë mendoj se në këtë prizëm duhet shikuar edhe sinjalet që vijnë nga BE. Nëse kemi parasysh të kaluarën e dimë që edhe disa vende të tjera, në radhë të parë Bullgaria dhe Rumania nuk i kanë plotësuar për tu bërë anëtare të BE-së dhe megjithatë janë pranuar.”
Analistët besojnë se Bashkimi Evropian për shkak të situatës me luftën në Ukrainë, do t'i mbyll sytë ndaj plotësimit të disa kushteve.
Analisti Ismet Kallaba tha se “duke pasur parasysh kushtet dhe rrethanat, por duke marrë parasysh edhe situatën e konfliktit ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës, ku ekziston edhe një rrezik real i devijimit të kursit të vendeve të Ballkanit Perëndimor, mendoj që BE do t'i mbyll sytë ndaj plotësimit të kushteve dhe do të bëjë çdo gjë që ti përafrojë dhe ti pranojë sa më parë këto vende në gjirin e vet”.
Analisti Çobaj thotë se “fokusi kryesor është tek kapitujt 23 dhe 24 që kanë të bëjnë me sferat më të rëndësishme, siç është lufta kundër krimit të organizuar, lufta kundër korrupsionit, largimi i ndikimit politik nga institucioni i gjyqësorit, liria e mediave etj., dhe pritet që Mali i Zi në qershor të marrë mendim pozitiv në këtë raport. Por asgjë nuk është e sigurt sepse KE dhe BE duan që këto arritje të jenë konkrete dhe mos të kenë vetëm premtime”.
Analisti Çobaj vlerëson se për shkak të situatës në rajon dhe luftës në Ukrainë, Brukseli zyrtar synon t'i jap shtysë zgjerimit dhe Mali i Zi në këtë situatë mund të fitojë më së shumti.
“Qeveria e Malit të Zi mund të ketë optimizëm sepse është e qartë se pas zhvillimeve në Ukrainë BE synon tu japë një shtysë zgjerimit dhe Mali i Zi është vendi që për momentin mund të përfitojë më së shumti,” thekson ai./VOA
foto ilustruese RUSI- Një media e pavarur ruse ka dokumentuar më shumë se 50 mijë vdekje mes personelit ushtarak rus që kur filloi...
foto ilustruese IZRAEL- Zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Daniel Hagari tha të shtunën se "Irani do të vuajë pasojat ...
foto ilustruese PEKIN- Zyrtari i tretë më i pushtetshëm në Kinë, Zhao Leji – anëtar i Komitetit të Partisë Ko...
sistem per mbrojtjen ajrore BERLIN- Qeveria e Gjermanisë do ta furnizojë Ukrainën me një tjetër sistem ajror për mbrojtje ajr...
autori dhe pamje nga vendngjarja AUSTRALI- Komuniteti i Sidnejt është ende në gjendje shoku pas incidentit të përgjakshëm q&e...
Binyamin Achimair IZRAEL- Një djalë 14-vjeçar izraelit, Binyamin Achimair, i cili u zhduk të premten në mëngjes në Bre...
foto ilustruese KOSOVË- Policia e Kosovës e ka arrestuar sot një serb në Zveçan. Zëvendëskomandanti i policisë p...
Princi William dhe Kate BRITANI E MADHE- Princesha e Uellsit Kate Middleton ka thyer heshtjen së bashku me Princin William duke ndarë nj&eum...
valon aliu KOSOVË- Gjykata Themelore e Ferizajt ka caktuar një muaj paraburgim Valon Aliut, i dyshuar për vrasjen e 21-vjeçares dhe p...
Ngushtica e Hormuzit, fotografi nga arkivi. LINDJE E MESME- Pjesëtarë të Gardës Revolucionare të Iranit kanë zbritur të ...