Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Ai u arrestua sot në vendkalimin e Bërnjakut dhe akuzohet për disa vepra penale, si vrasje e mbetur në tentativë, thirrje për rezistencë, sulm ndaj personit zyrtar, armëmbajtje pa leje, pjesëmarrje në turmë duke kryer veprën e huliganizmit, shkatërrim pasurie, tha avokati i tij mbrojtës Dejan Vasiç.
SERBI- Autoritetet e Kosovës kanë arrestuar pasditen e sotme në Zveçan një serb, i cili është ndaluar për shkelje të rendit kushtetues të Kosovës. Sreçko Sofronijeviç pasi u mor në pyetje në stacionin policor në pjesën jugore të Mitrovicës, i është caktuar masa e ndalimit policor deri në 48 orë, ndërsa nesër pritet ndalim apo lirim i mëtejshëm.
Ai u arrestua sot në vendkalimin e Bërnjakut dhe akuzohet për disa vepra penale, si vrasje e mbetur në tentativë, thirrje për rezistencë, sulm ndaj personit zyrtar, armëmbajtje pa leje, pjesëmarrje në turmë duke kryer veprën e huliganizmit, shkatërrim pasurie, tha avokati i tij mbrojtës Dejan Vasiç, sipas Euronews.rs.
Pas arrestimit, e ashtuquajtura Zyra për Kosovën në Serbi tha se pas arrestimit të Sofronijeviç janë SHBA-të dhe Bashkimi Evropian. Zyra, në krye të së cilës është Petar Petkoviç, ka thënë se kryeministri Albin Kurti “me forcat e tij speciale ka qenë ekzekutuesi i thjeshtë i arrestimit të Sofronijeviç”.
“Prishtina akuzon Sreçko Sofronijeviç se gjoja ka shkelur të ashtuquajturin rend kushtetues, të ashtuquajturën Kosovë, vetëm sepse ai po mbronte shtëpinë e tij kur ROSU (njësia speciale e policisë së Kosovës) bastisi Zveçanin më 13 tetor 2021 dhe hodhi gaz lotsjellës drejt serbëve dhe më pas ka qëlluar Sreçkon, i cili ishte në rrezik për jetën. Sreçko Sofronijeviç është një nga serbët e shumtë që në periudhën e kaluar e mbrojtën të drejtën e tyre për jetë në mënyrë paqësore dhe demokratike. Ai është një nga të shumtët që u bë viktimë e politikës së urrejtjes serbe” ,thuhet në reagimin e kësaj zyre.
Kjo zyre pretendon se protestat ishin paqësore, ndërkohë që ishte dokumentuar e kundërta e pretendimeve të tyre.
“Rezistenca serbe ndaj shtypjes së Kurtit çoi gjithashtu në protesta paqësore dhe barrikada si shprehje e thirrjes së popullit serb që komuniteti ndërkombëtar t’i dëgjojë. Për të qenë të saktë, më 28 dhjetor 2022, BE-ja dhe SHBA-ja i dhanë lidershipit shtetëror të Serbisë garanci të forta me shkrim se nuk do të ketë arrestime apo persekutime të serbëve nga veriu i Kosovës për pjesëmarrje në protesta paqësore dhe barrikada me të cilat vetëm po mbronin pragun e tyre”, thuhet në njoftim Si pasojë e rritjes së tensioneve protestuesit janë përleshur, asokohe, me zyrtarët policorë, dhe patën mbetur dhjetëra persona të plagosur nga të dyja anët, përfshirë Sofronijeviç.
mitrovice KOSOVË- Suksesi i referendumit për largimin e kryetarëve aktual të katër komunave në veri të Kosovës duke...
ash good me foshnjen AUSTRALI- Një sulm i përgjakshëm me thikë ka ndodhur ditën e sotme në Sidnej në një qendë...
KOSOVË- Sot shënohen 25 vite nga masakra e Studenicës dhe ajo e Llashticës ku forcat serbe, me qëllim shfarosjen dhe spastrimin et...
foto ilustruese MAL I ZI- Brukseli zyrtar, këto ditë, paralajmëroi se në qershor të këtij viti Mali i Zi mund të hyj&eum...
foto ilustruese RUSI- Një media e pavarur ruse ka dokumentuar më shumë se 50 mijë vdekje mes personelit ushtarak rus që kur filloi...
foto ilustruese IZRAEL- Zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Daniel Hagari tha të shtunën se "Irani do të vuajë pasojat ...
foto ilustruese PEKIN- Zyrtari i tretë më i pushtetshëm në Kinë, Zhao Leji – anëtar i Komitetit të Partisë Ko...
sistem per mbrojtjen ajrore BERLIN- Qeveria e Gjermanisë do ta furnizojë Ukrainën me një tjetër sistem ajror për mbrojtje ajr...
autori dhe pamje nga vendngjarja AUSTRALI- Komuniteti i Sidnejt është ende në gjendje shoku pas incidentit të përgjakshëm q&e...
Binyamin Achimair IZRAEL- Një djalë 14-vjeçar izraelit, Binyamin Achimair, i cili u zhduk të premten në mëngjes në Bre...