LIVE UPDATES
Bota

STUDIMI: SPAK dhe GJKKO shtojnë hetimet dhe dënimet e korrupsionit dhe krimit

Prokuroria e Posacme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) regjistroi 12 raste për veprën penale të “Korrupsionit aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”, 6 nga të cilat personat e akuzuar janë në arrest me burg.

26 Korrik 2023, 21:58 Nga k.m.
STUDIMI: SPAK dhe GJKKO shtojnë hetimet dhe dënimet e korrupsionit dhe
Foto ilustruese

Strukturat e reja të drejtësisë shqiptare pas reformës janë shumë herë më aktive kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, se sa më parë. Këto janë përfundimet e raportit vjetor të Qendrës FOL për luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar. Raporti vëren se edhe hetimet nga Prokuroria e Posaçme (SPAK) edhe dënimet nga Gjykata e Posaçme (GJKKO) janë tani më të shumta. Denoncimet për korrupsion në SPAK përbëjnë më shumë se gjysmën e çështjeve të monitoruara nga projekti “Fol për Drejtësinë” nga vera e vitit të kaluar deri sot. Sipas raportit të përgatitur nga një grup ekspertësh juristë dhe gazetarë me përvojë në raportimin e kriminalitetit në vend, pjesa më e madhe e 100 procedimeve penale për korrupsion gjatë 12 muajve të fundit u përkasin zyrtarë dhe ish zyrtarë të lartë dhe afro gjysma e tyre po hetohen në arrest me burg. Raporti veçon se gjatë gjysmës së parë të këtij viti SPAK ka patur një veprimtari shumë dinamike duke regjistruar në maj 18 raste dhe në qershor 17 raste të reja. Krimi i shpërdorimit të detyrës është hetuar në 32 raste. Ai përbëjnë 32% të çështjeve korruptive, duke u bërë një nga degëzimet kryesore në veprat penale të korrupsionit.

“Në gjykatat e zakonshme ka shumë çështe, që nisin me bujë, por më pas shuhen dhe harrohen, madje vendoset mosfillimi dhe pushimi i hetimeve. E kundërta ndodh me SPAK dhe GJKKO: çdo masë sigurie, që kërkon SPAK miratohet nga GJKKO, akuzat nuk rrëzohen siç ndodh në gjykatat e zakonshme, dhe çështjet çohen deri në fund. Ato po punojnë me shumë më tepër energji dhe motivim se prokuroritë dhe gjykatat e zakonshme”, thotë gazetarja Anila Hoxha, drejtuese e Qendrës Fol.

Prokuroria e Posacme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) regjistroi 12 raste për veprën penale të “Korrupsionit aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”, 6 nga të cilat personat e akuzuar janë në arrest me burg.

SPAK regjistroi gjatë kësaj periudhe 13 raste kur punonjës policie janë përfshirë në korrupsion dhe janë në arrest me burg.

Krahas 100 çështjeve për korrupsion, gjysma tjetër e çështjeve të monitoruara nga Qendra Fol, 95 raste u përkasin krimeve të Drogës dhe Krimit të Organizuar.

Nëntori i kaluar dhe qershori i këtij viti janë muajt, në të cilat janë ndërmarrë operacionet më të rëndësishme në fushën e luftës kundër lëndëve narkotike. Raporti thekson se më shumë goditet trafiku se sa kultivimi i narkotikëve.

“Nga 38 çështjet e krimit të organizuar, GJKKO (Gjykata e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar) vendosi arrest me burg për 31 prej tyre. Raporti vëren se hetimet për korrupsionin nisën në shumicën e rasteve nga nisma e vet organit hetimor se sa nga denoncimet. Në 27 rasteve procedimet penale u bënë nga SPAK, ndërsa pjesa tjetër 11 raste, janë bërë nga policia, individë, parti politike dhe BKH”, thotë Isuf Shehu, ekspert ligjor.

SPAK ka ndjekur një politikë të ashpër me masat e sigurisë, duke kërkuar arrest me burg për pjesën dërrmuese të çështjeve.

Qendra Fol theksoi në raportin vjetor se kryebashkiakët janë deri tani zyrtarët e lartë më të hetuar nga SPAK.

3 kryetarë bashkish, ai i Tiranës, Vorës dhe Kuçovës janë kallëzuar për shpërdorim të detyrës, falsifikimin e vulave dhe për korrupsion të funksionarëve të lartë shtetërorë dhe të zgjedhurve vendorë.

Krahas tyre, SPAK po heton nën arrest me burg tre kryebashkiakë dhe 2 ish-kryebashkiakë, (të Himarë, Durrës, Bulqizë, Kukësi, Fushë Arrëz) për “Shpërdorim detyre”, “Shkelje e barazizë në tendera apo ankande publike”, si dhe “Korrupsion aktiv në zgjedhje të kryer në bashkëpunim”.

“Bilanci tregon që më shumë të dënuar ka në rangun e zyrtarëve publikë, të cilët nuk konsiderohen nivel i lartë. Sfida e SPAK ngelen institucionet qendrore dhe zyrtarët e lartë, ku deri tani nuk kemi parë ndonjë të rëndësishëm, përveç ish zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj, që të mbajnë përgjegjësi për veprimet e tyre. Pritshmëritë janë të mëdha qysh nga nisja e punës së SPAK-ut. Ish drejtuesi dhe drejtuesi aktual i SPAK-ut kanë kërkuar më shumë kohë. Ndoshta është ky viti dhe e ardhmja e afërt koha kur SPAK-u do të tregojë rezultate më të mira”, thotë ekspertja Bleona Metushi, bashkautore e studimit.

Gjatë periudhës njëvjeçare të monitorimit nga Qendra Fol, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO) ka dënuar 77 shtetas për korrupsion pasiv dhe aktiv të personave në funksione publike, shpërdorim detyre, shkelje të barazisë në tendera, korrupsion aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të drejtësisë, kultivim dhe trafikim i narkotikëve si dhe grupi i strukturuar kriminal.

Studimi vëren se edhe qytetarët janë tani më shumë të vendosur për të ndjekur në shkallë të tjera denoncime, për të cilat SPAK nuk fillon hetime. Autorët e studimit pranë projektit Fol për Drejtësinë vërejtën se strukturat e reja të ngritura nga reforma në drejtësi si SPAK, GJKKO janë tani shumë më tepër aktivë dhe më të vendosur për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar se më parë./VOA

spak

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj