LIVE UPDATES
Bota

Superjahti rus do të largohet nga Fixhi

Grupi i punës KleptoCapture në Departamentin amerikan të Drejtësisë është përqëndruar në sekuestrimin e jahteve dhe pasurive të tjera luksoze të oligarkëve rusë në një përpjekje për të ushtruar presion ndaj Presidentit rus Vladimir Putin për luftën në Ukrainë.

7 Qershor 2022, 20:10 Nga DOSJA
Superjahti rus do të largohet nga Fixhi
superjahti

SIDNEJ- Një gjykatë në Fixhi vendosi që një superjaht në pronësi ruse të hiqet nga ujrat e këtij shteti ishull të Paqësorit nga Shtetet e Bashkuara, sepse ishte një humbje parash për Fixhin për të mirëmbajtur anijen, ndërsa vazhdojnë përplasjet ligjore për konfiskimin e tij.

Grupi i punës KleptoCapture në Departamentin amerikan të Drejtësisë është përqëndruar në sekuestrimin e jahteve dhe pasurive të tjera luksoze të oligarkëve rusë në një përpjekje për të ushtruar presion ndaj Presidentit rus Vladimir Putin për luftën në Ukrainë.

Jahti Amadea, 106 metra i gjatë, mbërriti në Fixhi më 13 prill pas një udhëtimi 18-ditor nga Meksika. Ai u sekuestrua nga autoritetet e Fixhit pasi Gjykata e Lartë e vendit miratoi një fletëporosi të Shteteve të Bashkuara muajin e kaluar që lidhte jahtin me oligarkun rus të sanksionuar Suleiman Kerimov.

FBI-ja ka thënë se anija luksoze prej 300 milionë dollarësh kishte kosto funksionimi prej 25 deri në 30 milionë dollarë në vit dhe Shtetet e Bashkuara do të paguanin për mirëmbajtjen e anijes pasi të kapej.

Sidoqoftë, qeveria e Fixhit e ka përballuar faturën ndërsa një apel nga pronari i regjistruar i anijes, kompania Millemarin Investments, po shqyrtohet në gjykatat e Fixhit.

Gjykata e Lartë vendosi të martën se interesi publik kërkon që jahti "të lundrojë jashtë ujërave të Fixhit", sepse sipas vendimit, ankorimi i tij në Fixhi po "i kushtonte shtrenjtë qeverisë së Fixhit".

Anija "lundroi në ujërat e Fixhit pa asnjë leje dhe me shumë mundësi për t'iu shmangur ndjekjes penale nga Shtetet e Bashkuara", shtoi gjykata.

Shtetet e Bashkuara pretendojnë se zoti Kerimov është pronari i jahtit Amadea, megjithëse avokatët e anijes e kanë mohuar këtë dhe i thanë gjykatës se ishte në pronësi të një oligarku tjetër rus, Eduard Khudainatov, ish-shefi i gjigantit rus të energjisë Rosneft, i cili nuk është sanksionuar.

Muajin e kaluar, një tjetër jaht luksoz me vlerë rreth 700 milionë dollarë që thuhet se është në pronësi të Khudainatovit, u sekuestrua nga policia në Itali.

FBI-ja tha në fletëporosinë e sekuestrimit se jahti Amadea ishte përpjekur të shmangte kapjen “pothuajse menjëherë” pasi trupat ruse hynë në Ukrainë, duke fikur sistemin e automatizuar të gjurmimit më 24 shkurt.

Avokati i anijes, Feizal Haniff, nuk pranoi të komentojë mbi vendimin.

“Vendimi njeh angazhimin e Fixhit për të respektuar kërkesat ndërkombëtare të ndihmës reciproke dhe detyrimet ndërkombëtare të Fixhit”, tha në një deklaratë Drejtori i Prokurorisë Publike të Fixhit, Christopher Pryde.

Ai tha se gjykata ra dakord që "çështjet në lidhje me pastrimin e parave dhe pronësinë" duhet të vendosen në SHBA, ku janë ngritur akuzat fillestare.

“Amadea u është dorëzuar autoriteteve amerikane dhe tani do të largohet nga Fixhi”, shtoi ai.

Ambasada amerikane në Suva nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment.

Marrë nga VOA

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet