LIVE UPDATES
Bota

ANALIZA e REL: Viktimat e dhunës seksuale, rrezikohet të biesh pre edhe të policisë

Dënimi për të varion nga gjoba deri në tre vjet burgim. Sipas statistikave të Rrjetit të Grave të Kosovës (RRGK), afro 50% e kosovarëve përjetojnë ngacmim seksual gjatë jetës së tyre dhe gratë përbëjnë numrin më të madh.

10 Shtator 2022, 18:46 Nga k.m.
ANALIZA e REL: Viktimat e dhunës seksuale, rrezikohet të biesh pre
Foto ilustruese

Rrugicat pa ndriçim është mësuar t’i shmangë natën kur është e vetme, në të njëjtën mënyrë siç është mësuar t’i mbyllë edhe dyert e veturës derisa pret dritën e gjelbër në semafor. Këto i bën me shpresën se askush nuk do të arrijë t’ia cenojë hapësirën personale. Megjithatë, ngacmimet seksuale nuk i shmang dot as në këtë mënyrë.

Këmbësorë e vozitës veturash thotë se ia bëjnë të pamundur. Ardiana Shala Prishtina, një aktiviste nga Kosova, thotë për Radion Evropa e Lirë se i ka raportuar disa herë rastet e tilla të ngacmimit seksual.

Por, “po të thirrja policë sa herë që është nevoja, mbetem duke pritur veç policë rrugëve”, thotë ajo.

Kodi Penal i Kosovës e përkufizon ngacmimin seksual si “cilëndo formë të sjelljes së padëshiruar verbale, joverbale ose fizike, të natyrës seksuale”. Dënimi për të varion nga gjoba deri në tre vjet burgim. Sipas statistikave të Rrjetit të Grave të Kosovës (RRGK), afro 50% e kosovarëve përjetojnë ngacmim seksual gjatë jetës së tyre dhe gratë përbëjnë numrin më të madh.

“Pavarësisht se kohëve të fundit vajzat dhe gratë janë më të informuara për të drejtat e tyre, përsëri gratë dhe vajzat marrin kërcënime të shumta dhe nuk ndihen të lira të raportojnë dhunën - qoftë fizike, psikike ose seksuale - në organet kompetente [për shkak të trajtimit joadekuat]”, thotë për Radion Evropa e Lirë Besarta Breznica, koordinatore në RRGK.

Trajtimi i rasteve të ngacmimit dhe dhunës seksuale nga institucionet shtetërore ka marrë vëmendje ditëve të fundit, pasi është bërë publik rasti i përdhunimit të një vajze 11 vjeçe nga pesë persona të dyshuar.

Sipas Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 27 gusht në një park të qytetit në Prishtinë. Ai është bërë shkas i disa protestave të mbajtura me thirrjet për më shumë mbrojtje të vajzave dhe grave. Në njërën prej tyre, protestuesit kanë përdhosur ndërtesat e Këshillit Gjyqësor dhe të Prokurorit të Shtetit, duke i fajësuar për trajtim joadekuat të rasteve të viktimave të ngacmimit dhe dhunës seksuale. Faj është hedhur edhe mbi Policinë.

Në një status në Facebook, të cilin pranoi ta ndajë me Radion Evropa e Lirë, Ardiana ankohet për qasje joprofesionale të policëve.

“Të internalizuar, shumica prej tyre [policëve] i kanë patriarkalizmat e njëjtë si ngacmuesit seksualë, e kur hasin në ndonjë ngacmues, nuk iu duket se është bërë nami nëse veç paska folur”, shkroi Ardiana.

Ajo, po ashtu, tregoi se në një rast të raportimit të ngacmimit seksual, nuk është marrë seriozisht nga një polic vetëm pse, siç tha, nuk kishte “dëme fizike”. E pyetur për procedurat që ndiqen nga zyrtarët policorë në Kosovë për trajtimin e rasteve të tilla, Zyra e Informimit e Policisë thotë se ndiqen “procedura standarde”.

“Policia e Kosovës, si institucion i zbatimit të ligjit, sigurohet që me profesionalizëm t’i kryejë detyrat dhe përgjegjësitë e saj, duke iu nënshtruar procedurave kompetente të parapara me Procedurat Standarde të Operimit dhe ligjeve të aplikueshme në fuqi”, thuhet në deklaratën dhënë REL-it, por pa u ofruar detaje të tjera.

Lidhur me sjelljen e policëve, gjatë vitit të kaluar, Inspektorati Policor i Kosovës ka bërë të ditur se ka hetuar 213 punonjës policorë, ndërsa ka rekomanduar suspendimin e 85 prej tyre. Tre zyrtarë policorë janë hetuar për veprat penale: ngacmim seksual, sulm seksual dhe dhunim. Radio Evropa e Lirë ka kërkuar nga IPK-ja statistika të këtij viti lidhur me ankesat për policë gjatë hetimit të rasteve të ngacmimit dhe dhunës seksuale, mirëpo nuk ka marrë përgjigje.

Në planin e trajnimeve për vitin 2022 në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP) nuk figuron asnjë trajnim specifik për trajtimin e rasteve të ngacmimit apo dhunës seksuale. Megjithatë, nga AKSP-ja thonë për REL-in se ato janë ndër trajnimet bazike për policë.

“Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike në kuadër të Trajnimit Profesional për zyrtarët policorë ekzistojnë tema që trajtojnë hetimin e veprave penale kundër integritetit seksual. Trajnimi profesional është trajnim bazë nëpër të cilin kalojnë zyrtarët policorë”, thonë nga Zyra e Informimit e AKSP-së.

Sipas katalogut të trajnimeve, të publikuar në faqen zyrtare të AKSP-së, trajnimi profesional për policë të rinj zgjat dy vjet dhe përbëhet nga 11 module të detyrueshme dhe katër zgjedhore. Trajnimi për hetimin e veprave penale dhe kundërvajtjeve është njëri nga modulet e detyrueshme, mirëpo nuk është trajnim specifik për vepra penale kundër integritetit seksual.

Hulumtimet e RRGK-së gjejnë se zyrtarët policorë dështojnë t’i vënë në praktikë njohuritë teorike që fitojnë gjatë trajnimeve.

“Policia e Kosovës ende ka qëndrime që e fajësojnë viktimën, kur viktima raporton dhunën. Hulumtimet e RRGK-së tregojnë se Policia e Kosovës, por edhe institucionet tjera kanë nevojë ende për trajnime, posaçërisht për dhunën seksuale”, shprehen nga RRGK-ja.

Trajnime shtesë për policë për trajtimin e këtyre rasteve sugjeroi edhe misioni evropian për sundimin e ligjit në Kosovë, EULEX, në raportin “Vlerësimi i Trajtimit të Rasteve të Dhunimit nga Sistemi i Drejtësisë në Kosovë”, i cili u publikua në korrik të këtij viti. Sipas EULEX-it, Policia e Kosovës ka nevojë veçanërisht për trajnime në lidhje me qasjen ndaj viktimës, teknikat e intervistimit të viktimës dhe teknikat e hetimit të këtyre rasteve.

Për të përmirësuar, siç është thënë, trajtimin e viktimave të dhunës seksuale nga institucionet përgjegjëse, Ministria e Drejtësisë e Kosovës ka paralajmëruar në mars të këtij viti hartimin e Protokollit Shtetëror për Trajtimin e Dhunimeve Seksuale. Puna për hartimin e tij ka filluar në prill dhe pritet të përfundojë në nëntor.

“Protokolli do të definojë qartë veprimet dhe përgjegjësitë e secilit [institucion] karshi viktimës/të mbijetuarit/të mbijetuarës së dhunës seksuale, do të vërë theksin mbi nevojat e grupeve të ndjeshme/cenueshme të shoqërisë, si edhe do të tentojë të përafrojë përgjigjen e institucioneve me standardet që parasheh Konventa e Stambollit”, thuhet në një deklaratë të Ministrisë së Drejtësisë, dhënë Radios Evropa e Lirë.

Kjo konventë, e hartuar nga Këshilli i Evropës, shërben si kornizë ligjore për luftimin e dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje.

Në Shqipëri, Protokolli i Menaxhimit të Rasteve të Dhunës Seksuale specifikon se policët duhet të kufizohen në bërjen e pyetjeve vetëm për çështjet e nevojshme për identifikimin dhe gjetjen e të dyshuarit dhe se viktima ka të drejtë të refuzojë të përgjigjet në pyetje për jetën private, që nuk kanë lidhje me veprën penale. Për më tepër, viktima pyetet menjëherë nëse do të preferonte të intervistohej nga një polic apo prokuror i së njëjtës gjini.

Nga Zyra për Informim e Policisë së Kosovës bëjnë të ditur se gjatë vitit 2021 në Kosovë janë iniciuar 54 raste të ngacmimit seksual, kurse në periudhën janar-qershor të këtij viti janë raportuar 38 raste të tilla. Raste të dhunimit, në vitin 2021, janë iniciuar 102, kurse në periudhën janar-korrik 2022 - 41 raste./REL

viktimat e abuzimit seksual

Sondazh

Poll

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Deleted video

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci