15 Mars 2023, 17:53
Nga a.l
Albin Kurti dhe Roberta Metsola
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë qëndrimit në Strasburg, ka zhvilluar takim me Presidenten e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, në të cilin u bisedua edhe për Propozimin Evropian dhe për takimin e radhës të nivelit të lartë politik, mes Kosovës dhe Serbisë, që do të mbahet këtë fundjavë në Ohër të Maqedonisë së Veriut.
Në njoftimin nga Zyra e Kryeministrit, thuhet se me presidenten Metsola, Kurti kryesisht ka biseduar për raportin dhe marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian, aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian, konkludimin e procesit të liberalizimit të vizave dhe nivelin e zbatueshmërisë së marrëveshjes për Stabilizim-Asociimin. Kurti e ka falënderuari Parlamentin Evropian për mbështetjen e aplikimit të Kosovës në BE dhe në Këshillin e Evropës, krahas asaj për liberalizimin e vizave.
Duke qenë në prag të dyvjetorit të Qeverisë, kryeministri Kurti e njoftoi Presidenten Metsola për arritjet e sukseset e deritanishme dhe planet për gjysmën e dytë të mandatit. Theks iu dha përmirësimeve në sundimin e ligjit, luftimit të korrupsionit dhe indikatorëve demokratikë, por edhe trendit pozitiv të indikatorëve ekonomikë të dy viteve të fundit, thuhet në njoftim.
Ndër të tjera, këtu kryeministri Kurti përmendi edhe Raportin e Vendit të BE-së për vitin 2022, më i miri për Kosovën ndonjëherë, në të cilin evidentohet progresi i Kosovës në shumë fusha. Në takim u fol edhe për Strategjinë e Energjisë 2022-2031, e miratuar javën e kaluar në Kuvend, dhe për qasjen e planet e Qeverisë për investime në energji të ripërtritshme. Bashkimi Evropian i ka dhënë Kosovës mbështetje të vazhdueshme në këtë sektor, përfshirë këtu pakon mbështetëse në përballje me krizën energjetike në vlerë prej 75 milionë euro, të shkaktuar nga agresioni ushtarak rus në Ukrainë.
dialogu kosove-serbi roberta metsola
Bota
15 Mars 2023, 17:47
a.l
Gabriel Escobar dhe Aleksandër Vuçiç
SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç deklaron se ka zhvillua...
Bota
15 Mars 2023, 17:43
a.l
Jorn Rohde
GJERMANI- Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka komentuar takimin që kryeministri Albin Kurti ka zhvilluar k&eum...
Bota
15 Mars 2023, 17:22
a.l
Albin Kurti
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në takimin e Komitetit Parlamentar për Marrë...
Bota
15 Mars 2023, 17:22
a.l
Osman Mehmedagiç
SHBA- Departamenti i Thesarit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka sanksionuar tre persona nga Bosnj&e...
Bota
15 Mars 2023, 17:16
a.l
Shpërthim në Kolumbi
KOLUMBI- Një shpërthim i fuqishëm në një minierë qymyri në Kolumbinë qendrore ...
Bota
15 Mars 2023, 17:10
a.l
Foto ilustruese
BOSNJË E HERCEGOVINË- Departamenti amerikan i Thesarit, u vendosi sanksione tre personave në Bosnjë, për, si&ccedi...
Bota
15 Mars 2023, 17:00
a.l
Monica Figueroa
SHBA- Një ngjarje e rëndëështë shënuar ditën e sotme në Teksas të SHBA-së. Mediat e huaja...
Bota
15 Mars 2023, 16:47
a.l
Myanmar
AZIA JUGLINDORE- Një sulm me armë zjarri ka ndodhur në manastirin e Mianmarit. Mediat e huaja raportojnë se nga sulmi kanë...
Bota
15 Mars 2023, 16:43
a.l
Flamuri turk
TURQI- Parlamenti i Turqisë do të ratifikojë ofertën e pranimit të Finlandës në NATO përpara se ...
Bota
15 Mars 2023, 16:36
a.l
Flamuri i Hungarisë
HUNGARI- Hungaria pritet të shtyjë prapë votimin për ratifikimin e aplikimit për anëtarës...