4 Prill 2024, 14:01
Nga N.F
Bislimi
KOSOVË- Pas takimit të zhvilluar ditën e sotme në Bruksel, kryenegociatori Besnik Bislimi është shprehur se Kosova është pajtuar me propozimin e emisarit të Bashkimit Evropian, Miroslan Lajçak sa i përket çështjes së dinarit. Bislimi gjithashtu shtoi se Serbia ka kërkuar kohë shtesë në lidhje me këtë çështje.
“Ky takim është caktuar me idenë që palët të reflektojnë, gjegjësisht pala serbe ka kërkuar më shumë kohë për arsye se nuk kanë pasur kompetenca në vendimmarrje. Javën e kaluar i është bërë e qartë palës serbe se takimi i radhës mund të mbahet vetëm nëse vijnë me ide për kompromis. Fatkeqësisht, edhe sot kemi pas dallime të mëdha.
Përderisa pala kosovare ka diskutuar për opsionet me të cilat qytetarët serbë mund të marrin mbështetje financiare edhe më tej nga Serbia, pala serbe ka vepruar si avokate e Bankës së Postës serbe dhe gjithë kohës kanë diskutuar se si të rregullohet licencimi i kësaj banke, e cila nuk është as kompetencë e as interes e palëve të përfshira.
Duke parë pamundësinë e arritjes së një kompromisi, Lajçaku ka nxjerr një propozim të konsoliduar, për të cilin ne besojmë se është propozim konstruktiv dhe në rrugën e duhur për të gjetur zgjidhje e cila më së shumti i shkon përshtati qytetarëve serbë në Kosovë, por në të njëjtën kohë respekton Rregulloren e BQK-së”, ka thënë Bislimi pas takimit.
Të enjten kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë u takuan në Bruksel për të diskutuar rreth dinarit. Kryenegociatori serb Petar Petkovië ka thënë se s’ka pasur marrëveshje. Ky ishte takimi i katërt për një muaj rreth kësaj çështje. Takimi i radhës do të mbahet në Bruksel pas dy javëve.
kosova serbia bruksel lajcak
Bota
4 Prill 2024, 13:53
M.B
Barrierat janë vendosur në pikën e mbyllur kufitare Vaalimaa midis Finlandës dhe Rusisë në Virolahti, Finlandë, 14 janar 20...
Bota
4 Prill 2024, 13:35
M.B
Presidenti francez Emmanuel Macron
PARIS– Presidenti francez Emmanuel Macron tha sot se nuk kishte dyshim se Rusia do të synonte më të...
Bota
4 Prill 2024, 13:38
N.F
Albulena Haxhiu
KOSOVË- Ministrja e Drejtësisë në Kosovë, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur të enjten se 31 m...
Bota
4 Prill 2024, 13:30
N.F
Petar Petkoviç
BRUKSEL- Kosova dhe Serbia nuk kanë arritur të pajtohen për çështjen e dinarit serb, i cili u ndalua n&eum...
Bota
4 Prill 2024, 13:12
S.B
pamje nga ngjarja
TAJVAN- Një infermiere nga Tajvani ka ndarë momentin kur ajo dhe kolegët e saj u kujdesën për foshnjat e po...
Bota
4 Prill 2024, 13:16
N.F
Foto ilustruese
BRUKSEL- Parlamenti Evropian (PE) dhe Këshilli i Bashkimit Evropian, të cilat përfaqësojnë 27 vendet anëtare ...
Bota
4 Prill 2024, 12:56
M.B
Foto ilustruese
ZVICRA- Shifrat e publikuara nga Zyra Federale e Statistikave treguan se popullsia e Zvicrës u rrit vitin e kaluar me rit...
Bota
4 Prill 2024, 12:58
S.B
Hëna
SHBA- Shtëpia e Bardhë dëshiron që agjencia amerikane e hapësirës NASA të zhvillojë një zon&eum...
Bota
4 Prill 2024, 12:40
S.B
Statuja e Lirisë
SHBA- Një stuhi e fortë ka goditur qytetin e Nju Jorkut dhe si pasojë ka patur përmbytje të shumta. Stu...
Bota
4 Prill 2024, 12:41
N.F
Foto ilustruese
KOSOVË- Në një seancë solemne të enjten, krerët e shtetit të Kosovës, presidentja Vjosa Osmani, kry...