LIVE UPDATES
Bota

Takimi në Bruksel dhe dakordësia e Kosovës dhe Serbisë për planin e BE-së, Hill flet nga Novi Pazari: Ende askush s’ka pranuar asgjë

Ai beson se ndikimi i Moskës në Beograd është negativ dhe se rezultatet e Rusisë në Serbi janë të këqija dhe se qytetarët duhet ta shohin vetë.

9 Mars 2023, 11:36 Nga a.l
Takimi në Bruksel dhe dakordësia e Kosovës dhe Serbisë
Christopher Hill

KOSOVË-  Ambasadori i SHBA’së në Breograd, Christopher Hill, ka folur sërish për takimin e Brukselit në mes të kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Pavarësisht se shefi i politikës së Jashtme të BE’së, Josep Borrell, pas takimit të 27 shkurtit tha se palët kanë pranuar planin evropian, Hill thotë se ende askush nuk ka pranuar asgjë.

Gjatë qëndrimit të tij në Novi Pazar, në një intervistë për një radio lokale atje ‘Sto Plus’, duke folur për dialogun për normalizim të marrëdhënieve në mes të Prishtinës dhe Beogradit, Hill ka thënë se është ende herët të jap vlerësime rreth rezultatit të këtij takimi dhe se duhet të presin për bisedime të reja.

Mendoj se po ecë në drejtimin e duhur, por duhet të presim dhe të shohim sepse askush ende nuk ka pranuar për asgjë. Nuk dua të flas për gjëra konkrete e afate, por mendoj se e rëndësishme është që çështjet po zgjidhen, që pas 10 vitesh më në fund të formohet Asociacioni i Komunave me shumicë serbe dhe që shumë e shohin këtë si një test se sa bashkësia ndërkombëtare është e interesuar në zgjidhjen e kësaj çështje, dhe unë mund të them se kështu është. Duhet vetëm durim”, ka thënë ai.

Në këtë intervistë, ambasadori amerikan në Beograd, ka folur edhe për sanksionet që Serbia duhet të ja vendos Rusisë. Ai ka thënë se Serbia do të duhet të marrë vendim për sanksione ndaj Rusisë, sepse siç vlerësoi ai, po paguan çmim të lartë për mosvendosjen e tyre. Ai tha se është shumë e rëndësishme që Serbia të mos presë të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian (BE), por që në procesin e anëtarësimit të harmonizojë politikën e saj me BE-në, duke përfshirë edhe çështjen e vendosjes së sanksioneve ndaj Rusisë.

Duhet ta dimë se Rusia sulmoi brutalisht fqinjin e saj, shumë vende të vogla evropiane vendosën sanksione, megjithëse ishte e vështirë për ta, por e bënë sepse ishte e drejtë. Besoj gjithashtu se Serbia do ta kuptojë këtë, nuk është kurrë vonë për bëj gjënë e duhur”, tha Hill.

I pyetur se çfarë e ngadalëson më shumë përparimin e Serbisë drejt BE-së – mos vendosja e sanksioneve kundër Moskës, progresi i pamjaftueshëm në dialogun me Prishtinën, gjendja e demokracisë apo problemet brenda vetë BE-së, ambasadori Hill tha se përgjigja më e sinqertë do të ishte “të gjitha bashkë”.

“Por më e rëndësishmja është që qytetarët e Serbisë të binden se rruga drejt BE-së është e drejtë dhe ne besojmë se është. Shpresoj që qytetarët e Serbisë ta shohin këtë, jam i vetëdijshëm se ka frustrime dhe pakënaqësi që procesi nuk është më i shpejtë, por më e rëndësishmja është që Serbia është në rrugën e duhur”, tha Hill.

Serbia ka bërë shumë përparim. Unë nuk pajtohem me pesimistët që thonë se Serbia po shkon në një drejtim të keq. Serbia po shkon në një drejtim të mirë. E di që është jashtëzakonisht e vështirë dhe e ngadaltë, por është në rrugën e drejtë dhe ne do ta mbështesim me aq sa mundemi”, tha ai.

Ai beson se ndikimi i Moskës në Beograd është negativ dhe se rezultatet e Rusisë në Serbi janë të këqija dhe se qytetarët duhet ta shohin vetë.

Mendimi im është se Rusia nuk po e ndihmon Serbinë në asnjë mënyrë. Ata nuk bënë asgjë për të zgjidhur çështjen e Kosovës, nuk bënë pothuajse asgjë për të ndihmuar ekonomikisht, madje edhe për mbështetjen e tyre energjetike, Serbia duhet të paguajë,” shtoi ai.

Ai tha se marrëdhëniet politike ndërmjet Serbisë dhe SHBA-së janë duke u përmirësuar, se është i kënaqur me bisedën e fundit mes presidentit Vuçiç dhe sekretarit të shtetit Anthony Blinken dhe se gjërat janë të mira në planin ekonomik.

Për marrëdhënie më të mira duhet të ketë sa më shumë takime në nivelin më të lartë. Kompanitë amerikane janë të pranishme në Serbi, janë kompani të klasit të parë, me teknologji moderne, jo teknologji të viteve 1970. Vetëm në muajt e fundit, kemi pasur vizitën e dy delegacioneve të biznesit. Atyre u pëlqen qëndrimi i Serbisë në prag të BE-së, si dhe fakti që ka ambicie të bëhet pjesë e BE-së”, tha ai.

Hill ndodhet në një vizitë dyditore në Novi Pazar, që është vizita e parë e ambasadorit amerikan në atë qytet pas gati gjashtë vjetësh, gjatë së cilës ai ka biseduar me përfaqësues të vetëqeverisjes lokale, dy bashkësive islame, Këshillit Nacional Boshnjak. dhe të rinjtë. Ai shtoi se në një bisedë të drejtpërdrejtë me përfaqësuesit e komuniteteve islame dhe Këshillit Kombëtar Boshnjak, ka mësuar për problemet me të cilat ballafaqohen.

Marrë nga Reporteri.net

dialogu kosove-serbi

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet