Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Kurti shkruan në Twitter se në Ohër kanë shkuar me qëllime të mira, duke përmendur sërish se Serbia ka qenë ajo që iu shmang nënshkrimit të aneksit sikurse veproi edhe në Bruksel.
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur sërish për rezultatin e takimit me presidentin serb, Aleksander Vuçiç nën ndërmjetësimin e BE-së. Kurti shkruan në Twitter se në Ohër kanë shkuar me qëllime të mira, duke përmendur sërish se Serbia ka qenë ajo që iu shmang nënshkrimit të aneksit sikurse veproi edhe në Bruksel.
“Ne kemi ardhur në Ohër me qëllime të mira dhe kemi treguar mirëbesim gjatë takimeve të djeshme. Falënderoj Përfaqësuesin e Lartë të BE-së, Josep Borrell, emisarin Miroslav Lajçak dhe emisarin e SHBA-ve, Gabriel Escobar për angazhimin e tyre të palëkundur, si dhe Maqedoninë e Veriut për mikpritjen e tyre të ngrohtë”, ka shkruar Kurti.
Ai ka theksuar se i takon BE-së që të gjej një mekanizëm për ta bërë marrëveshjen ligjërisht dhe ndërkombëtarit të obligueshme.
“Tani kemi arritur një marrëveshje për një aneks implementues të Marrëveshjes Themelore. Serbia, ashtu si në takimin e fundit në Bruksel, iu shmang nënshkrimit të Marrëveshjes dhe tani edhe Aneksit. I takon BE-së të gjejë një mekanizëm për ta bërë marrëveshjen ligjërisht dhe ndërkombëtarisht të obligueshme”, ka shkruar Kurti.
Çfarë ndodhi dje në Ohër?
Ditën e djeshme Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç, u takuan në Ohër të Maqedonisë së Veriut, në kuadër të procesit të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve dhe pas më se 10 orësh bisedime, arritën marrëveshje për zbatimin e propozimit evropian.
Ndërmjetësues ishin diplomatët evropianë, Josep Borrell dhe Mirosllav Lajçak dhe i dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. Dy palët u pajtuan për aneksin e zbatimit të një propozimi të BE-së për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi. Kurti dhe Vuçiç e kanë pranuar në parim propozimin e BE-së gjatë një takimi në Bruksel, më 27 shkurt. Propozimi i BE-së nuk e obligon Serbinë që ta njohë Kosovën, por kërkon nga të dyja vendet që t’i njohin dokumentet e njëra-tjetrës, si: pasaportat, diplomat dhe targat e makinave.
Takimi SHBA- Zëdhënësja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare në SHBA, Adrienne Watson, ka reaguar për takimin n&e...
Jovan Radulović Jodžir MAL I ZI- Në mesin e 7 kandidatëve për presidenti në Mal të Zi, është edhe një influenc...
Suella Braverman BRITANI E MADHE- Sekretarja e Brendshme në Britani Suela Braverman ka nënshkruar një përditësim të marrë...
Bajram Begaj TIRANË-Presidenti Bajram Begaj ka reaguar pas marrëveshjes së arritur në Ohër të Maqedonisë së Veriut ...
Procesi i votimit MAL I ZI- Nga ora 08:00, sipas të dhënave nga Qendra për Tranzicionin Demokratik (CDT), 2.9 për qind e votuesve ...
Maria Tsalla GREQI- Zbulimi i kohëve të fundit në Greqi! Një spiune ruse, Irina Alexandrovna-Smireva, qarkullonte në Greqi me emri...
Albin Kurti SHBA-Udhëheqësit e Kosovës dhe të Serbisë u pajtuan për zbatimin e Marrëveshjes drejt normalizimit të m...
Putin RUSI- Presidenti rus, Vladimir Putin ka vizituar qytetin e pushtuar ukrainas të Mariupolit. Ai bëri atë që media shtetërore ...
Peshq AUSTRALI- Miliona peshq të ngordhur kanë bllokuar një pjesë të madhe të lumit pranë një qyteti të l...
Pasojat e termetit EKUADOR- Një tërmet me magnitudë 6.5 goditi Ekuadorin një ditë më parë. Raportohet se janë 14 vi...