19 Shtator 2022, 11:59
Nga d.a.
Mark Frerichs
AFGANISTAN- Talibanët thonë se kanë liruar inxhinierin amerikan, Mark Frerichs, në këmbim të lirimit nga Uashingoni të një figure të lartë të tyre.
Ministri i Jashtëm në detyrë, Amir Khan Muttaqi, u tha gazetarëve në një konferencë për media se Frerichs u këmbye me Haji Bashir Noorzai në aeroportin e Kabulit, herët më 19 shtator.
Noorzai u arrestua në vitin 2005 dhe u akuzua për kontrabandë me heroinë, në vlerë më shumë se 50 milionë dollarë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe u dënua me burgim të përjetshëm në vitin 2009.
Frerichs është një inxhinier dhe veteran i marinës amerikane që ka punuar në Afganistan për një dekadë në projekte zhvillimi. Ai u rrëmbye në fillim të shkurtit 2020.
Në fillim të tetorit të vitit 2021, zyrtarët amerikanë zhvilluan bisedime me përfaqësuesit talibanë.
Ky ishte takimi i parë që prej se SHBA-ja u tërhoq nga Afganistani dhe grupi islamik mori kontrollin e vendit në muajin gusht të të njëjtit vit.
Ky takim nuk do të thotë se SHBA-ja zyrtarisht e njeh sundimin e talibanëve në Afganistan, kishte deklaruar vitin e kaluar Departamenti i Shtetit./REL/
mark frerichs amir khan muttaqi haji bashir noorzai
Bota
19 Shtator 2022, 11:50
d.a.
arkivoli
BRITANI- Kurora me lule mbi arkivolin e Mbretëreshës përfshin rozmarinë për kujtim; myrtle, simboli i lashtë i ...
Bota
19 Shtator 2022, 11:35
d.a.
funerali
BRITANI- Arkivoli i mbretëreshës Elizabeth II po largohet nga holli ku po qëndronte që nga pasditja e së mërkurë...
Bota
19 Shtator 2022, 11:31
d.a.
Foto ilustruese
AUSTRI- Brutaliteti që kishte përdorë ndaj bashkëshortes, ikja nga vendi i ngjarjes dhe mosofrimi i asnjë lloj ndi...
Bota
19 Shtator 2022, 11:33
d.a.
Foto ilustruese
POLONI- Nga 19 shtatori, shumica e qytetarëve rusë nuk do të mund të hyjnë në territoret e Polonisë, Est...
Bota
19 Shtator 2022, 11:22
d.a.
Merkel dhe Trump
SHBA- Gjermania së shpejti mund të pushojë së ekzistuari si një vend në mes të një krize energjie ...
Bota
19 Shtator 2022, 11:18
d.a.
samiti
SHBA- Me ftesë të shefit të diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell, më 20 shtator liderët e vendeve t&e...
Bota
19 Shtator 2022, 11:00
d.a.
Abazovic
MAL I ZI- Kryeministri në detyrë i Malit të Zi Dritan Abazoviç u shpreh se Shtetet e Bashkuara të Amerikës jan&eum...
Bota
19 Shtator 2022, 10:50
d.a.
Xi Jinping
SHBA- Fuqitë perëndimore po peshojnë rrezikun e një disfate të mundshme nëse paraqesin një rezolutë n&eu...
Bota
19 Shtator 2022, 10:45
d.a.
PALESTINË- Një fermer palestinez ka zbuluar një mozaik të zbukuruar bizantin në dysheme ndërsa përpiqej të mbillte nj&...
Bota
19 Shtator 2022, 10:36
d.a.
foto ilustruese
KIRGISTAN- Të paktën 94 persona janë vrarë dhe më shumë se 100 janë plagosur në përleshjet n&e...