21 Nëntor 2022, 22:44
Nga k.m.
Avdullah Hoti
PRISHTINË- Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se Qeveria e Kosovës do të duhej të ndiqte këshillën e Shteteve të Bashkuara për çështjen e targave ilegale serbe, pasi sipas tij, qasja aktuale e saj “nuk shpie askund”. Hoti, njëherësh ish-kryeministër i Kosovës, i ka bërë këto deklarata, pasi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, nuk kanë arritur marrëveshje për çështjen e targave, në një takim urgjent të thirrur nga Bashkimi Evropian në Bruksel.
“Edhe pse Kosova është në të drejtën e saj kur insiston në vendosjen e ligjshmërisë, kjo qasje na kthen prapa tek dialogu teknik për kthim të serbëve në institucione, tek dialogu për menaxhim të situatave, e jo dialog për marrëveshje finale për njohje reciproke. Kjo situatë i përshtatet Serbisë, jo neve”, ka thënë Hoti në një postim në Facebook.
Shtetet e Bashkuara kanë kërkuar nga Kosova që të shtyjë zbatimin e vendimit për targat ilegale serbe për 10 muaj.
Mirëpo Qeveria e Kosovës ka nisur zbatimin e vendimit më 1 nëntor.
Kryeministri Kurti ka thënë se propozimi i Bashkimit Evropian për çështjen e targave ilegale serbe ka qenë i papranueshëm dhe se ndërmjetësuesit e Bashkimit Evropian "kanë hequr dorë" nga propozimi i tyre për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.
Sipas tij, propozimi i BE-së, që Kosova të mos fillojë me shqiptimin e gjobave, dhe që Serbia të mos lëshojë targa të reja për serbët e Kosovës, është i papranueshëm "nëse nuk shoqërohet me dakordimin që me urgjencë të angazhohemi për marrëveshje finale për normalizim të marrëdhënieve".
Kryediplomati i Bashkimit Evropian, Josep Borrell e ka hedhur përgjegjësinë sidomos te pala kosovare për mosarritje të marrëveshjes.
"Pas shumë orë diskutimesh, dy palët nuk u pajtuan për zgjidhjen sot", ka thënë Borrell, duke shtuar se një gjë e tillë lë "vakum shumë të rrezikshëm sigurie në një situatë tashmë të brishtë".
"Për hir të transparencës, ne parashtruam një propozim që mund ta shmangte këtë situatë të rrezikshme. Presidenti Vuçiq e pranoi, por për fat të keq kryeministri Kurti nuk e pranoi", ka thënë Borrell për gazetarët.
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka thënë pas takimit se pala serbe do t'i respektojë "këshillat dhe kërkesat" e kryediplomatit evropian, Borrell, i cili ndërmjetësoi bisedimet. Sipas planit të Qeverisë së Kosovës, shqiptimi i gjobave prej 150 eurosh për shoferë që vozisin makina me targa të paligjshme, parashihet të nisë më 22 nëntor. Nga 1 nëntori deri mesnatën e 21 nëntorit është në fuqi faza e qortimit të shoferëve.
Pas fazës së gjobave, sipas planit, do të nisë shpërndarja e targave provuese, ndërsa nga 21 prilli i vitit të ardhshëm, në komunikacion do të lejohen vetëm makina me targa RKS. Serbia - e cila lëshon targa të paligjshme për serbët e Kosovës që nga paslufta më 1999, e kundërshton këtë plan - duke insistuar në targa neutrale ndaj statusit të Kosovës.
Si pasojë e tensioneve të ngritura, serbët e veriut të Kosovës - ku qarkullojnë kryesisht makinat me targa të paligjshme - kanë dhënë dorëheqje nga institucionet e Kosovës. Ata, po ashtu, kanë paralajmëruar se do të kundërshtojnë shqiptimin e gjobave nga autoritetet e Kosovës. Kosova dhe Serbia kanë nisur negociatat për normalizimin e marrëdhënieve më 2011, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.
Procesi i negociatave pritet të përfundojë me marrëveshje ligjërisht të detyrueshme. Ndonëse Kosova deklaron se kjo marrëveshje duhet të përfshijë njohjen e ndërsjellë, Serbia nuk pranon, duke insistuar në “zgjidhje kompromisi”./REL
Bota
21 Nëntor 2022, 22:02
k.m.
Josep Borrell
BRUKSEL- Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Europian për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, ka thënë s...
Bota
21 Nëntor 2022, 21:59
k.m.
Peter Stano
BRUKSEL- Zëdhënësi i Bashkimit Europian për Politikë të Jashtme, Peter Stano, ka reaguar pas deklaratave të ...
Bota
21 Nëntor 2022, 21:42
k.m.
Ramush Haradinaj
PRISHTINË- Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradniaj i ka bërë thirrje kryeministrit Albin Kurti që të t&...
Bota
21 Nëntor 2022, 21:27
A.B
KOSOVË- Mesnatën e sotme hyn në fuqi vendimi i Qeverisë së Kosovës për të zbatuar gjobat për automjetet q&eu...
Bota
21 Nëntor 2022, 21:01
k.m.
Aleksandër Vuçiç
BEOGRAD- "Jam krenar për faktin që delegacioni ynë erdhi në Bruksel me synimin për të neg...
Bota
21 Nëntor 2022, 20:39
A.B
Jens Stoltenberg
BRUKSEL- Jens Stoltenberg, sekretar i NATO’s, ka reaguar pasi nuk u arrit marrëveshja në Bruksel për targat në m...
Bota
21 Nëntor 2022, 20:40
d.a.
Hengameh Ghaziani
IRAN- Dy aktore të njohura iraniane janë arrestuar për mbështetje publike të protestave masive antiqeveritare, ...
Bota
21 Nëntor 2022, 20:28
k.m.
Vjosa Osmani
PRISHTINË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka bërë një deklaratë të fortë pas dështimit t&eu...
Bota
21 Nëntor 2022, 20:27
A.B
Macron dhe Zelenskyy
UKRAINË- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka telefonuar homologun e tij francez Emmanuel Macron, në të cilë...
Bota
21 Nëntor 2022, 20:21
d.a.
Policia e Kosoves
KOSOVË- Policia e Kosovës ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se në paraditen e 22 nëntorit, përkat...