LIVE UPDATES
Bota

"Të hiqen vizat në vjeshtë", Finlanda dhe Irlanda shprehin mbështetjen ndaj Kosovës

Ministrja Tuppurainen dhe Ministri Byrne ritheksuan mbështetjen e plotë të Finlandës dhe Irlandës për perspektivën evropiane të Republikës së Kosovës. Ministrja Tuppurainen shprehu mbështetjen për liberalizimin e vizave, anëtarësimin në Këshill të Evropës dhe në BE.

4 Korrik 2022, 17:33 Nga d.a.
"Të hiqen vizat në vjeshtë", Finlanda dhe Irlanda
Albin Kurti

KOSOVË- Marrëdhëniet e mira bilaterale mes Kosovës, Finlandës dhe Irlandës, vlerat e përbashkëta si dhe rëndësia e unitetit dhe solidaritetit mes shteteve në Evropë, u theksuan në takimin e sotëm të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, me delegacionet nga shtetet e Finlandës dhe Irlandës, të kryesuara nga Ministrja e Finlandës për Çështje Evropiane dhe Drejtimin e Pronësisë, Tytti Tuppurainen dhe Ministri i Shtetit për Çështjet Evropiane të Irlandës, Thomas Byrne.

Në hapje të takimit, Kryeministri Kurti shprehu mirënjohjen për përkrahjen e vazhdueshme të Irlandës dhe Finlandës në të gjitha fazat e shtetndërtimit të Republikës së Kosovës, e veçanërisht për mbështetjen e Kosovës në proceset e integrimit evropian. Kryeministri i falënderoi për përkrahjen për procesin e liberalizimit të vizave, anëtarësimin në Këshillin e Evropës, si edhe në organizatat e tjera ndërkombëtare”, njofton ZKM.

Ministrja Tuppurainen dhe Ministri Byrne ritheksuan mbështetjen e plotë të Finlandës dhe Irlandës për perspektivën evropiane të Republikës së Kosovës. Ministrja Tuppurainen shprehu mbështetjen për liberalizimin e vizave, anëtarësimin në Këshill të Evropës dhe në BE.

Të dy ministrat vlerësuan lartë angazhimin e Kryeministrit Kurti dhe punën e Qeverisë së Republikës së Kosovës për luftimin e korrupsionit dhe sundimin e rendit dhe ligjit në Kosovë”, thotë ZKM.

Komunikata e plotë:

Marrëdhëniet e mira bilaterale mes Kosovës, Finlandës dhe Irlandës, vlerat e përbashkëta si dhe rëndësia e unitetit dhe solidaritetit mes shteteve në Evropë, u theksuan në takimin e sotëm të Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, me delegacionet nga shtetet e Finlandës dhe Irlandës, të kryesuara nga Ministrja e Finlandës për Çështje Evropiane dhe Drejtimin e Pronësisë, Tytti Tuppurainen dhe Ministri i Shtetit për Çështjet Evropiane të Irlandës, Thomas Byrne.

Në hapje të takimit, Kryeministri Kurti shprehu mirënjohjen për përkrahjen e vazhdueshme të Irlandës dhe Finlandës në të gjitha fazat e shtetndërtimit të Republikës së Kosovës, e veçanërisht për mbështetjen e Kosovës në proceset e integrimit evropian. Kryeministri i falënderoi për përkrahjen për procesin e liberalizimit të vizave, anëtarësimin në Këshillin e Evropës, si edhe në organizatat e tjera ndërkombëtare.

Ministrja Tuppurainen dhe Ministri Byrne duke falënderuar për pritjen e shkëlqyer, ritheksuan mbështetjen e plotë të Finlandës dhe Irlandës për perspektivën evropiane të Republikës së Kosovës. Ministrja Tuppurainen shprehu mbështetjen për liberalizimin e vizave, anëtarësimin në Këshill të Evropës dhe në BE. Të dy ministrat vlerësuan lartë angazhimin e Kryeministrit Kurti dhe punën e Qeverisë së Republikës së Kosovës për luftimin e korrupsionit dhe sundimin e rendit dhe ligjit në Kosovë.

Ministrja Tuppurainen dhe Ministri Byrne vlerësuan solidarizimin e Republikës së Kosovës me popullin e Ukrainës, duke u rreshtuar përkrah shteteve demokratike, në vendosjen e sanksioneve kundër Rusisë.
Kryeministri theksoi se është e vërtetë se aksioni blitzkrieg i Rusisë në Ukrainë dështoi, por ende s’kanë pushuar qëllimet e Rusisë e cila tash synon që të prishë unitetin mes demokracive duke shkaktuar rritje të çmimeve të energjisë dhe ushqimit, prandaj është tejet i rëndësishëm edhe solidariteti i Evropës në furnizimin me ushqim, në mënyrë që të dështojnë përpjekjet e Rusisë.

U bisedua për mundësitë e shtimit të bashkëpunimit ndërmjet tre vendeve në avancimin e të drejtave të njeriut, arsim, shëndetësi, ekonomi dhe teknologji të informacionit. U vlerësua kontributi i dhënë për paqe dhe siguri në Kosovë, nëpërmjet pranisë së trupave finlandeze dhe irlandeze në kuadër të Forcave paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë (KFOR).

Po ashtu, u diskutua për sigurinë dhe stabilitetin rajonal pas invazionit dhe agresionit ushtarak të Federatës ruse në Ukrainë. U bisedua për ngjashmërinë e konteksteve ndërmjet Finlandës që është në kufi me Rusinë dhe Kosovës që është në kufi me Serbinë dhe nevojës për shkëmbim të njohurive dhe bashkëpunimit. Kryeministri theksoi rrezikun e vendosjes nga Serbia të 48 bazave ushtarake përgjatë zonës kufitare me Kosovën dhe lidhjet e afërta të fqinjit verior të Republikës së Kosovës me Federatën Ruse, por edhe deklaratat konflikt-nxitëse që vijnë nga Serbia.

Kryeministri Kurti, Ministrja Tuppurainen dhe Ministri Byrne u pajtuan për të rritur angazhimin e përbashkët për paqe të qëndrueshme, siguri dhe stabilitet afatgjatë në Ballkanin Perëndimor dhe në Evropë./Express/

thomas byrne tytti tuppurainen

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet