Tronditet Elbasani/ Një person qëllon drejt një lokali, plagosen tre persona. Autori largohet menjëherë nga vendngjarja (EMRAT)
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen! 20 ...
"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time 20 Korr...
Berisha: Ja tre zyrtarët që kanë qenë në Aruba, SPAK fsheh emrat e tyre sepse është seksion i Partisë So...
Ministria palestineze e Shëndetësisë tha se një banor i fshatit në të 20-at u vra dhe një tjetër u plagos rëndë gjatë sulmit.
LINDJE E MESME- Dhjetëra kolonë izraelitë e kanë sulmuar një fshat palestinez në Bregun e uzurpuar Perëndimor, duke djegur shtëpi dhe vetura. Ministria palestineze e Shëndetësisë tha se një banor i fshatit në të 20-at u vra dhe një tjetër u plagos rëndë gjatë sulmit. Kolonët – disa prej të cilëve të maskuar – e sulmuan fshatin Jit me koktej molotovi dhe me gurë të enjten në mbrëmje, thanë Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF).
IDF-ja tha gjithashtu se është duke i hetuar raportimet për vrasjen dhe plagosjen. Liderët politikë të Izraelit e kanë dënuar sulmin, duke u zotuar se do t’i ndëshkojnë përgjegjësit. Pamje të publikuar në rrjetet sociale shfaqën vetura dhe shtëpi duke u djegur pas sulmit. Shtëpia e Bardhë tha të enjten vonë se sulmet e kolonëve kundër civilëve palestinezë në Bregun Perëndimor janë “të papranueshme dhe duhet të ndalen patjetër”.
“Autoritetet izraelite duhet patjetër të ndërmarrin masa për t’i mbrojtur të gjitha komunitetet kundër dëmeve, përfshirë edhe ndaljen e një dhune të tillë, si dhe t’i bëjnë përgjegjësit të japin llogari”, tha një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë.
Ushtria izraelite tha se njësitë policore dhe ushtarake ndërhynë dhe e arrestuan një shtetas izraelit. Ajo e dënoi sulmin, për të cilin tha se i shpërqendroi forcat e sigurisë nga detyrat e tjera. Zyra e Kryeministrit Benjamin Netanyahu tha në një komunikatë për media se përgjegjësit do të përballen me drejtësinë.
“Përgjegjësit e çdo shkelje do të kapen dhe do të gjykohen”, tha ajo.
Palestinezët i akuzojnë vazhdimisht forcat izraelite se qëndrojnë duarkryq dhe i lejojnë grupet e kolonëve të dhunshëm të kryejnë sulme në shtëpitë dhe fshatrat e tyre. Shtetet e Bashkuara dhe një numër vendesh evropiane kanë vendosur sanksione ndaj kolonëve të dhunshëm dhe i kanë bërë thirrje vazhdimisht Izraelit të bëjë më shumë për t’i parandaluar këto sulme./ REL
Foto ilustruese GJERMANI- Dihet se mungesa e fuqisë punëtore do ta prekë rëndë Gjermaninë vitet e ardhshme. Sipas një st...
Foto ilustruese GJERMANI- Kur një asteroid i madh u përplas në Tokë 66 milionë vjet më parë, ai zhduki pjes&eu...
Foto ilustruese KOSOVË- Zëdhënësi i Bashkimit Evropian (BE), Peter Stano, e ka paralajmëruar Kosovën se rrezikon të mbet...
Foto ilustruese KANADA- Pothuajse të gjithë prindërit e fëmijëve të vegjël kanë përjetuar zemërime nga f&...
Foto ilustruese ANGLI- Nëse keni vënë re një grumbullim të papritur të rrudhave, ose një ndjenjë të përgj...
Veri i Kosovës KOSOVË- Në vend të “Dolçe vita”, “C’est la vie”. Në vend të Këshilli...
Foto ilustruese TAJVAN- Një tërmet me magnitudë 6.3 goditi brigjet lindore të Tajvanit të premten, me autoritetet q...
Foto ilustruese SHBA- Zëdhënësi i Sigurisë Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, John Kirby, tha të enjten se R...
Nicolás Maduro Moros VENEZUELA- Presidenti amerikan Joe Biden të enjten u duk se mbështeti mbajtjen e zgjedhjeve të reja në...
Matthew Perry SHBA- Një prokuror amerikan tha se ndaj pesë personave janë ngritur akuza në lidhje me vdekjen e aktorit, Matthew Perry, ...