LIVE UPDATES
Bota

Inkursioni ukrainas në Kursk, SHBA: Rusia ka tërhequr disa njësi këmbësorie nga Ukraina lindore

Megjithatë, një zyrtar amerikan, i cili foli në kushte anonimiteti, tha se nuk duket se Rusia ka lëvizur një numër të mjaftueshëm batalionesh të blinduara ose lloje të tjera të fuqisë luftarake nga vija e frontit në Ukrainë në drejtim të Kurskit dhe se Moskës do t'i duhet të zhvendosë më shumë trupa për të zmbrapsur forcat e Kievit atje.

16 Gusht 2024, 07:35 Nga M.B
Inkursioni ukrainas në Kursk, SHBA: Rusia ka tërhequr disa njësi
Foto ilustruese

SHBA- Zëdhënësi i Sigurisë Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, John Kirby, tha të enjten se Rusia kishte tërhequr një pjesë të trupave, duke përfshirë njësi të këmbësorisë, nga Ukraina dhe po i zhvendoste ato në Kursk, por se Shtetet e Bashkuara nuk e dinin saktësisht se sa ushtarë rusë kanë lëvizur nga Ukraina lindore.

Megjithatë, një zyrtar amerikan, i cili foli në kushte anonimiteti, tha se nuk duket se Rusia ka lëvizur një numër të mjaftueshëm batalionesh të blinduara ose lloje të tjera të fuqisë luftarake nga vija e frontit në Ukrainë në drejtim të Kurskit dhe se Moskës do t'i duhet të zhvendosë më shumë trupa për të zmbrapsur forcat e Kievit atje.

Më parë të enjten, Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenski tha se trupat e vendit të tij kishin marrë kontrollin e plotë të Sudzhës, qyteti më i madh rus që bie në duart e forcave të Ukrainës që nga fillimi i inkursionit të tyre ndërkufitar më shumë se një jave më parë.

Megjithëse kishte një popullsi të paraluftës prej vetëm rreth 5,000 banorësh, Sudzha është qendra administrative për zonën kufitare të rajonit të Kurskut në Rusi dhe është më i madh se çdo qytet apo vendbanim tjetër që Ukraina thotë se ka marrë në kontroll që nga fillimi i inkursionit më 6 gusht.

Zoti Zelenskyy tha se Ukraina po krijonte një zyrë komanduese ushtarake në Sudzha, gjë që sugjeron se Ukraina mund të planifikojë të qëndrojë në rajonin e Kurskut për një kohë të gjatë, ose thjesht të sinjalizojë Moskën se mund ta bëjë këtë. Ai nuk shtjelloi se cilat funksione mund të kryente kjo zyrë, megjithëse tha në fillim të kësaj jave se Ukraina do të shpërndante ndihma humanitare për banorët e Sudzhës.

Rusia nuk iu përgjigj menjëherë pretendimeve të zotit Zelenski, por ministria e saj e mbrojtjes tha më herët të enjten se forcat ruse kishin bllokuar përpjekjet e Ukrainës për të pushtuar disa vendbanime të tjera. Inkursioni i papritur ukrainas ka ndryshuar rrjedhën e luftsn dhe ka shkaktuar kaos në rajonin e Kurskut, duke çuar në evakuimin e më shumë se 120,000 civilëve, sipas autoriteteve ruse, dhe kapjen e të paktën 100 trupave ruse, sipas Kievit.

Zoti Zelenski ka thënë se një nga arsyet e inkursionit është mbrojtja e rajoneve fqinje të Ukrainës. “Sa më shumë të shkatërrohet prania ushtarake ruse në rajonet kufitare, aq më e afërt do të jetë paqja dhe siguria reale për shtetin tonë. Shteti rus duhet të jetë përgjegjës për atë që ka bërë”, tha ai të martën.

Rusia është përballur me sulme të mëparshme në territorin e saj gjatë luftës, por inkursioni në Kursk është dukshëm më i madh, më i shpejt dhe në të janë përfshirë brigada të ushtrisë ukrainase me përvojë lufte, që po qëndrojnë brenda Rusisë për një kohë më të gjatë. Rreth 10,000 trupa ukrainase janë të përfshirë në këtë operacione, sipas analistëve ushtarakë perëndimorë.

Inkursioni shënon gjithashtu herën e parë që trupat e huaja kanë pushtuar dhe mbajtur territorin rus që nga nga Lufta e Dytë Botërore, kur Gjermania naziste pushtoi pjesë të mëdha të Rusisë. Megjithëse blogerët ushtarakë rusë raportuan se rezervistët rusë të dërguar në rajonin e Kurskut kishin ngadalësuar përparimin e Ukrainës, vazhdojnë të ngrihen pyetje nëse inkursioni mund ta detyrojë Moskën të lëvizë trupat nga pozicionet në Ukrainën lindore tek ato në Kursk. Ushtria ruse ka bërë përparime të ngadalta por të qëndrueshme në Ukrainën lindore këtë vit.

Ndërsa Kievi po trumbetonte arritjet e tij në Kursk të enjten, zyrtarët në qytetin lindor ukrainas të Pokrovskit, i cili kishte një popullsi prej rreth 60,000 banorësh para luftës, paralajmëruan civilët që të evakuoheshin përpara se trupat ruse të afroheshin me shpejtësi në një distance prej rreth 10 kilometra nga qyteti. Nëse trupat ruse pushtojnë Pokrovskin, ku ata janë përpjekur të thyejnë mbrojtjen e Ukrainës për javë të tëra, ato do të avanconin më tej drejt qëllimit të tyre për të marrë në kontroll të gjithë rajonin ukrainas të Donetskut./ VOA

shba

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj