LIVE UPDATES
Bota

Kompanitë kosovare hyjnë në tregun e veriut

Ky ndryshim ka të bëjë me hapjen e supermarketeve, restoranteve, pastiçerive dhe kafeneve që janë në pronësi të biznesmenëve kosovarë, biznese këto që gjenden në mbarë Kosovën, në jug të Ibrit. Këto kompani kryesisht udhëhiqen nga shqiptarë të Kosovës.

16 Gusht 2024, 07:43 Nga N.F
Kompanitë kosovare hyjnë në tregun e veriut
Veri i Kosovës

KOSOVË- Në vend të “Dolçe vita”, “C’est la vie”. Në vend të Këshillit Kombëtar Serb, pastiçeria "Missini". Në vend të mishtores "Laziq", supermareketi "Meridian". Në qendër të Mitrovicës së Veriut, ditëve të fundit vërehet një pamje ndryshe nga dy dekadat e kaluara.

Ky ndryshim ka të bëjë me hapjen e supermarketeve, restoranteve, pastiçerive dhe kafeneve që janë në pronësi të biznesmenëve kosovarë, biznese këto që gjenden në mbarë Kosovën, në jug të Ibrit. Këto kompani kryesisht udhëhiqen nga shqiptarë të Kosovës.

Deri vonë, lokalet ku po hapen bizneset e reja, ishin përdorur nga serbët lokalë. Mirëpo, Agjencia Kosovare e Privatizimit thotë se tani këto objekte janë nën kontrollin e saj dhe janë shpallur tenderë përmes të cilëve këto objekte janë marrë me qira apo janë blerë.

Për çfarë po shpresojnë pronarët e rinj?

Në afërsi të urës kryesore mbi lumin Ibër në Mitrovicë të Veriut, në 28 vjetët e fundit ka ekzistuar një kafene e quajtur “Dolçe vita”. Pronari vinte nga radhët e komunitetit serb.

Lokali dikur i takonte ndërmarrjes shoqërore, Luks, ndërsa sot është në pronësi të Agjencisë Kosovare të Privatizimit. Pasi kjo agjenci shpalli tender publik, objekti u ble nga një shqiptar i Kosovës dhe kafeneja ka marrë emrin “C’est la vie”. Menaxheri i kësaj kafeneje, Nexhat Haliti, thotë për Radion Evropa e Lirë se ky biznes ka klientë shqiptarë dhe serbë.

“Sot (15 gusht) është bërë një muaj që kur kemi nisur të punojmë. Nuk kemi pasur as provokimin më të vogël nga serbët, edhe ata po vijnë si klientë. Ne nuk u hapëm [kafenenë] vetëm për shqiptarët, por edhe për serbët, për të gjithë njerëzit. Serbët kur vijnë këtu duhet të ndihen si në shtëpinë e tyre”, thotë Haliti. Për Halitin, bashkëjetesa mes komuniteteve në Kosovë është e pashmangshme.

“Duhet të jetojmë së bashku. Jemi fqinj”, thotë ai. Ai shton se punëtorët po ashtu duhet të jenë nga komunitetet e ndryshme që jetojnë në Kosovë, duke treguar se do të punësojë një kamerier nga komuniteti serb.

“Missini” është një zinxhir i pastiçerive që do të hapet në shtator në Mitrovicë të Veriut, konfirmoi për Radion Evropa e Lirë, pronari i këtij biznesi, Astrit Misini, i cili është nga Mitrovica e Jugut.

Ai tregon se aktualisht është duke renovur lokalin që ka marrë me qira nga Agjencia Kosovare e Privatizimit. Misini thotë se ka vendosur të zgjerojë biznesin e tij në veri për shkak se gjendja e sigurisë në këtë pjesë të Kosovës, sipas tij, është stabilizuar.

“Duke pasur parasysh situatën e krijuar nga shteti, ndihemi të sigurt për të investuar. Lokali ndodhet nën banesat në sheshin e qytetit. Punëtorët janë duke rinovuar, fqinjët nga komuniteti serb na kanë pritur shumë mirë”, thotë ai. Misini thotë se fillimisht planifikon të punësojë 12 punëtorë.

“Ka persona njerëz që janë të interesuar, kanë aplikuar qytetarë nga komuniteti boshnjak dhe serb. Ne do të punësojmë qytetarë nga këto komunitete”, thotë ai.

Misini tha se klientët e tij në Mitrovicën e Jugut janë pikërisht serbët që jetojnë në komunat në veri të Ibrit.

Mitrovica e Veriut është një nga katër komunat në veri të Kosovës, të banuara me shumicë serbe, ku në dy vjetët e fundit tensionet kanë qenë të larta për shkak të përpjekjeve të Qeverisë të udhëhequr nga Albin Kurti për të shtrirë autoritetin në këtë pjesë. Largimi nga përdorimi i targave serbe, i dinarëve serbë, mbyllja e disa institucioneve që punojnë sipas sistemit serb janë disa nga vendimet që janë zbatuar dhe që kanë nxitur pakënaqësi dhe protesta nga popullsia lokale serbe. Tensionet kulmuam në shtator të vitit 2023, kur një grup i serbëve të armatosur sulmuan Policinë e Kosovës në Banjskë të Zveçanit.

Qytetarët për ndryshimet: "Si të përshtatemi kur gjithçka ndodh kundër vullnetit tonë”


Qytetarët në Mitrovicë të Veriut kanë mendim tjetër sa i përket ndryshimeve të fundit në qytet dhe ardhjen e biznesmenëve të rinj. Disa qytetarë thonë se bashkëjetesa mes shqiptarëve dhe serbëve është e mundur dhe tregojnë se ata edhe në të kaluarën kanë jetuar së bashku, ndërsa të tjerë besojnë se zgjerimi i tregut të Kosovës në veri është për shkak të vendimit politik, e jo ekonomik.

Momo Millaçiq, i cili jeton në Mitrovicën e Veriut si banor i zhvendosur nga Peja, thekson se pronarët e lokaleve të reja komerciale me siguri që kanë “dokumente valide”.

“Ne kemi kundërshtuar shumë gjëra [Qeverinë e Kosovës], por çfarë të bëni, duhet ta pranoni”, thotë ai për REL-in.

Ndërkaq, Sërxhan Simonoviq, e sheh si “shqiptarizim të veriut” ardhjen e biznesmenëve shqiptarë në Mitrovicë të Veriut. Ai shton se shumë procese në këtë pjesë zhvillohen kundër vullnetit të popullatës shumicë serbe.

Kjo, thotë ai, është “një taktikë për t'i larguar të gjithë ata që mund t'i bëjnë një lloj rezistence autoriteteve të Kosovës”. Simonoviq po ashtu beson se ardhja e biznesmenëve shqiptarë ka prapavijë politike.

“Tregu në katër komunat në veri është i papërfillshëm dhe shumë i vogël për të krijuar përfitime të konsiderueshme”, thotë ai dhe shton se deri më tani serbët shkonin në Mitrovicë të Jugut kur donin të tregtonin me ndonjë nga zinxhirët e mëdhenj të shitjes me pakicë. Radojko Jovanoviq nga Mitrovica e Veriut nuk i sheh si diçka të mirë ndryshimet e fundit.

“[Lokalet] po u jepen shqiptarëve kushedi në bazë të çfarë procedurash. Besoj se ka serbë që mund t’i marrin me qira apo edhe t’i blejnë këto lokale”, thotë Jovanoviq.

Megjithatë, ai beson se këto sipërmarrje do të performojnë mirë “sepse shqiptarët janë tregtarë të mirë”. Mendim të ngjashëm shpreh edhe Dragica nga Mitrovica e Veriut. Ajo thotë se me siguri do të jetë kliente e bizneseve të reja, pasi lokalet ku shkonte më parë, tashmë janë mbyllur.

“Ne përshtatemi me gjithçka. Kështu është, nuk mund të ndryshojmë asgjë. Për të pranuar, do të shohim se si, çfarë nga imponohet, kush mund të durojë. Jemi mësuar, kemi jetuar me ta [shqiptarët]”, thotë ajo.

Përderisa më parë nuk kishte biznesmenë shqiptarë në qendrën e Mitrovicës së Veriut, ata ishin të pranishëm në vendbanimet multietnike në këtë qytet dhe bashkëpunimi ndëretnik ka ekzistuar gjithmonë. Kështu, dyqanet në Lagjen e Boshnjakëve janë në pronësi kryesisht të shqiptarëve, ndërsa klientët janë kryesisht serbë. Pjesëtarët e komunitetit serb shpesh bëjnë tregti edhe në Mitrovicë të Jugut, ku ka edhe rrjete të mëdha të supermarketeve./REL

kompanitë kosovare veri

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj