29 Qershor 2026, 15:02
Nga E.d
Vladimir Putin
Presidenti rus, Vladimir Putin, pranoi se Rusia po përballet me mungesa të energjisë, duke konfirmuar një problem për të cilin ekspertët, zyrtarët rajonalë dhe qytetarët kanë paralajmëruar prej kohësh.
“Ju e dini mirë se problemet për shoferët dhe bizneset vazhdojnë. Fatkeqësisht, ende ka radhë në pikat e furnizimit me karburante”, tha ai.
“Duhet ta zvogëlojmë në minimum ndikimin e sulmeve terroriste ndaj objektivave tona civile dhe infrastrukturës”, shtoi presidenti rus, duke iu referuar, mësa duket, sulmeve me dronë të Ukrainës ndaj infrastrukturës energjetike brenda territorit rus.
Këto sulme kanë goditur terminale nafte, rafineri dhe tubacione.
Së paku 17 rajone në Rusi kanë vendosur kufizime të detyrueshme për shitjen e benzinës dhe naftës, ndërsa dhjetëra të tjera kanë raportuar mungesa të karburanteve ose kufizime të vendosura nga kompanitë private të furnizimit.
Putin i bëri deklaratat gjatë një takimi me zyrtarë të lartë të partisë në pushtet, Rusia e Bashkuar, më 28 qershor.
Pak më vonë, në një intervistë të publikuar nga Kremlini, ai u përpoq t’i minimizonte përmasat e krizës.
“Sa u përket sulmeve ndaj infrastrukturës kritike, veçanërisht asaj energjetike, sigurisht që ato krijojnë probleme. Kjo është e qartë”, tha Putin.
“Aktualisht po përballemi me mungesa të caktuara, por situata nuk është kritike”, shtoi ai.
Video të publikuara në rrjetet sociale tregojnë shoferë të zemëruar që presin në radhë të gjata në pikat e karburantit, shpesh duke u përfshirë edhe në debate të ashpra me njëri-tjetrin.
Putin kërkoi që të merren masa për të siguruar furnizim të mjaftueshëm me karburante për fermerët.
“Po shqyrtojmë vendosjen e një ndalimi të plotë të eksportit të naftës”, tha ai.
Sipas Putinit, Rusia po përdor aktualisht rezervat e saj të benzinës për të përballuar mungesat.
Ai theksoi se prodhimi i karburanteve në korrik pritet të jetë më i lartë se në qershor, me synimin për të lehtësuar situatën, dhe shtoi se një grup i posaçëm pune për furnizimin me karburante, po punon pa ndërprerje për ta menaxhuar situatën.
“Duhet të bëjmë gjithçka që furnizimi sezonal me karburante për ndërmarrjet bujqësore të zhvillohet sipas planit, sepse prej tij varet korrja”, tha ai.
Teksa Moska digjet, kriza me karburantet në Rusi përhapet
Vetëm disa orë para fjalimit të Putinit, një sulm ukrainas me dron vrau një person dhe shkaktoi zjarr në një rafineri në rajonin jugor rus të Krasnodarit, njoftoi në Telegram guvernatori rajonal, Veniamin Kondratjev.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se sulmi ishte pjesë e “operacioneve që dobësojnë aftësinë e Rusisë për ta vazhduar këtë luftë”.
“U godit rafineria e naftës në Slavjansk, në rajonin e Krasnodarit, rreth 300 kilometra larg vijës së frontit. Ne goditëm gjithashtu edhe një rafineri në rajonin e Jaroslavlit, rreth 700 kilometra nga kufiri ynë”, shkroi Zelensky në rrjetin X./REL
vladimir putin rusi ukraina ekspertët
Bota
29 Qershor 2026, 11:55
G.M
Masoud Pezheskian
IRAN- Memorandumi i mirëkuptimit i nënshkruar midis Iranit dhe Shteteve të Bashkuara që p...
Bota
29 Qershor 2026, 10:31
G.M
Foto ilustruese
FRANCA- Franca ka shënuar rreth 1,000 vdekje shtesë javën e kaluar në kulmin e valës së t&e...
Bota
29 Qershor 2026, 10:02
G.M
Vladimir Putin
RUSI- Presidenti rus Vladimir Putin deklaroi ditën e dielë se po priste mbërritjen e negociatorëve amerikan&eu...
Bota
29 Qershor 2026, 09:47
G.M
Foto ilustruese
SHBA- Qendra e paraburgimit të imigracionit në Florida, e njohur si Allgiator Alcatraz, po mbyllet më pak se një vit pa...
Bota
29 Qershor 2026, 09:10
G.M
17-vjeçarja
AUSTRALI- Një burrë australian është akuzuar për vrasje, pasi trupi i pajetë i një vajze 17-v...
Bota
29 Qershor 2026, 08:55
D.S
SERBI- Mijëra protestues u mblodhën të dielën në Serbinë qendrore , një ditë pasi Presidenti ...
Bota
29 Qershor 2026, 08:49
G.M
Foto
GREQI- Ceremonitë e dorëzimit, paradat e fitores, nënshkrimet në konventat historike. Këto janë procedurat e ndjekura p&...
Bota
29 Qershor 2026, 08:11
G.M
Foto
SHBA- Irani dhe Shtetet e Bashkuara kanë rënë dakord të ndalojnë shkëmbimin e sulmeve për momentin...
Bota
29 Qershor 2026, 07:58
G.M
Foto
VENEZUELA- Tërmetet që tronditën Venezuelën disa ditë më parë shkaktuan dëme të mëdha në njer&e...
Bota
29 Qershor 2026, 07:46
G.M
63-vjeçari
SHBA- Një vrasje e dyfishtë ka tronditur Xhorxhian, në orët e fundit, kur një burrë 63-vjeç...