Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
All - General - 1
Bota
Temperatura përvëluese në Kinë, vera më e nxehtë që nga viti 1961
Deri më tani këtë vit, Shijiazhuang, kryeqyteti i provincës Hebei, ka shënuar 17 ditë me temperaturë të lartë, të ndjekura nga 14 ditët e Pekinit.
3 Korrik 2023, 15:34Nga DOSJA
Foto ilustruese
All - Paragraf - 1
KINË- Kina ka regjistruar numrin më të madh të ditëve të nxehta gjatë gjashtë muajve të fundit pasi vendi po përballet me një verë me temperatura ekstreme. Qendra Kombëtare e Klimës në një deklaratë për mediat ditën e dielë njoftoi se në gjysmën e parë të këtij viti, Kina pa një mesatare prej 4.1 ditësh me temperaturë të lartë ku temperatura maksimale ditore tejkalon 35 gradë Celsius.
Deri më tani këtë vit, Shijiazhuang, kryeqyteti i provincës Hebei, ka shënuar 17 ditë me temperaturë të lartë, të ndjekura nga 14 ditët e Pekinit, shkruan CNN.
Në të gjithë vendin, 110 stacione meteorologjike kanë shënuar temperatura rekord. Vala e parë e të nxehtit në Kinë këtë vit mbërriti më 28 maj, më shumë se dy javë më herët se zakonisht dhe duke prekur 15 provinca.