LIVE UPDATES
Bota

Tensionet Kosovë-Serbi/ Presidenti i Këshillit Europian: Pro konferencës ndërkombëtare!

Michel, tha të enjten se mbështet idenë për të organizuar një konferencë ndërkombëtare për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. 

29 Qershor 2023, 19:59 Nga f.i
Tensionet Kosovë-Serbi/ Presidenti i Këshillit Europian: Pro
Charles Michel

BRUKSEL- Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, tha të enjten se mbështet idenë për të organizuar një konferencë ndërkombëtare për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ai i bëri këto komente para fillimit të samitit dy ditorë të Bashkimit Evropian, ku pritet të diskutohet edhe për situatën e sigurisë në Kosovë dhe procesin e normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

“Dua të them se mbështesim edhe idenë sa më shpejt të jetë e mundur për të organizuar një konferencë me disa vende anëtare shumë aktive të Bashkimit Evropian për të mbështetur të gjitha përpjekjet e ndërmjetësimit në bashkërendim të ngushtë me Shtetet e Bashkuara, sepse kohët e fundit kemi parë disa vështirësi duke u bërë arsye për përshkallëzim dhe mendoj se ka ardhur koha për të pasur një qasje globale, ka ardhur koha për të bërë hapa të qartë në normalizim. Idenë për një konferencë të nivelit të lartë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë e ka përmendur edhe kryeministri shqiptar Edi Rama gjatë takimeve të fundit të tij me zyrtarët evropianë në Bruksel. Rama ka thënë se kjo konferencë do t’i bënte palët bashkë “dhe të mos lejohen të dalin nga dhoma pa zgjidhje, apo në të kundërtën të përballen me pasojat”,-tha Michel.

Diplomacia perëndimore është vënë në përpjekje për të gjetur rrugëdalje nga kriza në veri të Kosovës. Shtetet e Bashkuara mbështesin një plan tre piëksh të paraqitur nga Bashkimi Evropian për shtensionimin e situatës që përfshin: pezullimin e operacioneve policore në afërsi të ndërtesave komunale me përfundimin e njëkohshëm të protestave; shpalljen e zgjedhjeve të reja komunale me pjesëmarrjen e serbëve të Kosovës; dhe një kthim në dialog për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit.

Shefi i diplomacisë evropiane Josef Borrell tha sot se do të kërkoj nga udhëheqësit e vendeve të Bashkimit Evropian mbështetjen e tyre për të vazhduar trysninë ndaj palëve për të shmangur përshkallëzimin dhe për t’u kthyer në normalitet.

“Shtetet anëtare kanë vendosur që masat duhet të ndërmerren, ekonomikisht dhe politikisht në mënyrë që t’u bëhet e qartë se nëse nuk kontribuojnë për shtensionim do të vjen me kosto”, tha ai.

Bashkimi Evropian ka paralajmëruar se gjatë javës do të shpall masat ndëshkuese për Kosovën si rrjedhojë e mosndërmarrjes së hapave që janë kërkuar për të ulur tensionet në veri të Kosovës. Kryeministri i Kosovës Albin Kurti duke komentuar mundësinë për vendosjen e masave të prazantuara nga Komisioni Evropian, tha sot se Kosova është partneri dhe aleati më i sinqertë dhe i qëndrueshëm i vlerave evropiane në rajon.

“Në raste kemi qenë kritik ndaj Bashkimit Evropian, por asnjëherë as cinik e as të hidhëruar. Nuk jemi as sot. Kur në dhjetor të vitit të kaluar dorëzuam aplikimin tonë për anëtarësim, atë e bëmë duke besuar se meritojmë që në një të ardhme të parashikueshme të jemi pjesë e këtij Unioni, sepse besojmë në këtë Union. Të njëjtin besim e kemi edhe sot”, tha ai.

Pezullimi i të gjitha grupeve punuese për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit të Kosovës me Bashkimin Evropian, pezullimi i financimit të programeve të Bashkimit Evropian, mosmiratimi i projekteve nga Fondi për investim në Ballkanin Perëndimor si dhe pezullimi i takimeve në nivele politike, janë disa nga masat ndëshkuese për Kosovën që pritet të shpallen gjatë javës nga Bashkimi Evropian./VOA

tensionet në veri të kosovës

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet