Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Martens shkruan se një konflikt i ri në ‘oborr’ të Evropës Juglindore është gjëja e fundit që i duhet Perëndimit aktualisht.

KOSOVË- Situata në veri të Kosovës dhe qëndrimi i kreut të qeverisë për të zgjdhur tensionet është bërë jehonë në mediat ndërkombëtare. Gazetari, Michael Martens i prestigjozes gjermane 'Frankfurter Allgemeine Zeitung (FAZ)' ka botuar sot një artikull për situatën në veri të vendit.
Artikulli në fjalë është titulluar “Kush po bën lojë të gabuar në Kosovë?” (gj. ëer spielt ein falsches Spiel im Kosovo?”) dhe paraqet dyshime shumë të forta se Kryeministri i Kosovës po ndjek politika që janë në përputhje me planin serb për destabilizimin e Ballkanit.
“...politikat e kryeministrit kosovar Kurti janë në përputhje me planet serbe për destabilizim të rajonit,” – ka shkruar z. Martens mes tjerash në këtë artikull.
Martens shkruan se një konflikt i ri në ‘oborr’ të Evropës Juglindore është gjëja e fundit që i duhet Perëndimit aktualisht.
“Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dëshiron të përdor gjithë pushtetin e tij për të siguruar monopolin e shtetit në përdorim të dhunës në veri. Presidenti serb Aleksandër Vuçiq, qeveria e të cilit nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, dëshiron ta pengojë një gjë të tillë – dhe ka qenë goxha e suksesshme deri tash. Megjithatë, Kurti po ia bën panevojshëm shumë të lehtë.” – shkruhet në një paragraf tjetër ku argumentohet qëndrimi i tij.
Martens po ashtu i referohet marrëveshjes së 2013 ku parashikohej që përveç krijimit të asociacionit të komunave serbe, të ketë dhe integrim të serbëve të veriut në institucionet e Kosovës. Çështje që sipas gazetarit, Kurti po i kundërshton tani pas 10 vitesh me argumente pjesërisht të dobëta. Gazetari gjithashtu argumenton pse fjalët e Kurtit kundër Asociacionit nuk qëndrojnë.
“Përveç faktit që enklavat serbe në jug, të rrethuara nga vendbanime shqiptare, nuk mund të shkëputeshin lehtë nga pjesa tjetër e Kosovës, vetë qeveria kosovare ka fuqinë t’ia heqë lehtë këtë instrument Vuçiqit. Modelet e një Asociacioni sigurisht që janë të imagjinueshme, të cilat do t’i mundësonin pakicës serbe të vetëqeverisej në masë të madhe pa rrezikuar shtetin kosovar.” – argumenton tutje Martens.
Sipas tij, duke e refuzuar edhe vetë idenë e një Asociacioni serb të komunave, Kurti po ia bën më të lehtë planin Vuçiçit për destabilizimin e Kosovës dhe për fajësimin e Prishtinës për një gjë të tillë.
Veriu i Kosovës KOSOVË- Vazhdojnë përpjekjet për uljen e tensionene në veri: I dërguari amerikan për Kos...
Memli Krasniqi KOSOVË- Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi e ka vizituar Zveçanin dhe Zubin Potokun, ku është pritur nga dy kryeta...
Britani BRITANI- Shefi operativ i Nissan ka paralajmëruar se deri në 800,000 vende pune mund të jenë në rrezik nëse Britania...
Foto ilustruese IRAN- Ministria e Jashtme e Iranit njoftoi se do të rihapë misionet e saj diplomatike në Arabinë Saudite kët&...
Foto ilustruese Grupi i Gjykata Themelore në Tetovë ka dënuar me nga 1 vit e gjysmë burgim me kusht dy drejtorët e spitalit në...
Foto ilustruese Ekspertët paralëjmrojnë se kriza klimatike rrezikon të sjellë një verë me temperatura ekstreme të l...
pamje nga ura INDI- Pamjet eshembjes së urës në Indi janë bërë virale. Në videon e siguruar nga mendiat vendase shi...
Afganistan AFGANISTAN- Rreth 80 vajza u helmuan dhe u shtruan në spital në dy sulme të veçanta në shkollat e tyre fillor...
Anija KINË- Ministri i Mbrojtjes i Kinës akuzoi Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj se po përpiqen të destabilizojnë Indo-P...
pamje nga ngjarja MAQEDONIA E VERIUT- Gjykata Themelore në Tetovë ka dënuar me nga 1 vit e gjysmë burgim me kusht dy drejtorë...