LIVE UPDATES
Bota

Tensionet në veri të Kosovës, eksperti: Serbia po e shfrytëzon krizën për të fituar kohë

Tërheqja e serbëve nga institucionet në Veri të Kosovës ka krijuar një situatë shumë serioze prapakthyese, thotë eksperti i Evropës Juglindore, Milan Nic në intervistë për DW.

10 Nëntor 2022, 18:21 Nga d.a.
Tensionet në veri të Kosovës, eksperti: Serbia po e
Milan Nic

Tërheqja e serbëve nga institucionet në Veri të Kosovës ka krijuar një situatë shumë serioze prapakthyese, thotë eksperti i Evropës Juglindore, Milan Nic në intervistë për DW.

Deutsche Welle: Gjendja në Kosovë është e tensionuar. Serbët kanë dalë nga institucionet në veri të Kosovës. Çfarë mund të presim?

Milan Nic: Mendoj se shumë gjëra ishin në rrugë të mirë në drejtim të normalizimit ose së paku përmirësimit të marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës në muajt e fundit. Pra, ishte edhe Procesi i Berlinit që arriti marrëveshjet e para. Pra, punët po shkonin mirë për Kosovën. Dhe në sfond ishte nisma diplomatike e Berlinit dhe Parisit për të arritur një progres të madh ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. Dhe në mes të kësaj ishin çështjet e vogla dhe simbolike ndaj të cilave Albin Kurti mbante qëndrim parimor. Në gusht amerikanët e ndihmuan atë me letërnjoftimet. Është mjaft interesante që nga minikriza e asaj kohe rezultoi një marrëveshje e pashkruar që Serbia të njihte letërnjoftimet e Kosovës në fund të vitit. Njohja e letërnjoftimeve ishte më pas pjesë e marrëveshjeve ndërkombëtare të Tregut të Përbashkët Rajonal të Procesit të Berlinit, dhe pasi ajo të ratifikohet, do të bëhet e detyrueshme. Pra, gjërat po ecnin në drejtimin e duhur, për integrimin real të Kosovës në rajon, pa u bojkotuar nga Serbia.

Tani mendoj se Vuçiqi do ta shfrytëzojë çdo çështje që i mundëson atij të blejë kohë, për të evituar një marrëveshje të përgjithshme me Kosovën. Pra, tërheqja e serbëve nga institucionet e Kosovës në veri, nuk ka të bëjë me këto ditë. Vuçiqi ka vendosur tani që çdo çështje të vogël ta kthejë në të madhe. Pra, kjo nuk është një krizë që do të kapërcehet brenda një dite. Mendoj se çtensionimi do të kërkojë kohë dhe kapacitete diplomatike, të cilat kanë qenë të rezervuara për të arritur një kompromis të madh.

Kancelari gjerman Olaf Scholz foli në konferencën e shtypit në përfundim të Samitit të Berlinit për "durim dhe shumë përpjekje”  për të arritur një kompromis. Ishte kjo arsyeja?

Po. Por shikoni, Brukseli dhe Uashingtoni i kërkuan Kurtit ta shtynte zbatimin e vendimit për targat, sepse momenti ishte i papërshtatshëm. Dhe çfarë bëri Prishtina? I shtyu për në prill konfiskimet, por tani po shpërndan qortimet, e më vonë do të fillojë me gjobat. Pra, nga ana ligjore, procesi quhet i filluar, dhe kësisoj ai i ofroi Beogradit një shkak për t'u thënë serbëve të tërhiqen nga institucionet. Mendoj se Prishtina nuk e ka menduar mirë kur e bëri, sepse çdo krizë sado e vogël që të jetë, nuk është në interes të saj.  Beogradi këtë po e shfrytëzon: Nuk them që kriza është artificiale, por ai po e shfrytëzon tani për të vënë gjithçka në pikëpyetje dhe për të thënë se serbët në Kosovë - do të kthehen në institucionet e saj, vetëm nëse marrin garanci për Asociacionin. Pra, për një gjë simbolike, situata ka ndryshuar brenda ditësh.

Për rajonin flitet shpesh se shumë elemente destabilizuese vijnë nga Rusia. Mendoni që Rusia të ketë ndonjë ndikim në këtë krizë?

Rusia nuk qëndron pas kësaj lëvizjeje. Pas kësaj lëvizjeje është vetëm Beogradi. Kjo ka të bëjë me pozicionimin për çështje më të mëdha sesa thjesht targat e makinave. Nuk them se kriza është artificiale, sepse targat janë të rëndësishme, sepse kanë të bëjnë me jetën e përditshme. Kështu që thjesht nuk e kuptoj, pse Kurti mendonte se, nëse fillonte procesin, qoftë edhe shkallë – shkallë, serbët nuk do të bënin një hap të tillë, duke kaluar në krizën e plotë. Nuk është problemi te tensionet, por serbët  tani me këtë hap po e shfuqizojnë vetë Marrëveshjen e Brukselit, të vitit 2013. Tani ata do të thonë, ne duam të diskutojmë për gjithçka. Pra, në vend që të diskutohet për të ecur përpara, tani diskutimi do të bëhet se si të kthehemi në pikën zero.

Kjo sepse Kurti dhe Vetëvendosja nuk dëshirojnë ta pranojë këtë pjesë të Marrëveshjeve të Brukselit që ka nënshkruar qeveria e Kosovës para tyre. Plani është që të krijohet Asociacioni i komunave me shumicë serbe, si autonomi. Negociimi i bërë asokohe në vitin 2013 ishte  që në këmbim të njohjes së institucioneve dhe juridiksionit të  shtetit të Kosovës në territorin e  Kosovës, serbët e Kosovës të kenë autonominë. Tani Kurti nuk dëshiron ta bëjë këtë.

Argumenti i Kurtit ka qenë sepse nuk dëshirojnë të krijojnë një Republika Srpska të dytë në Kosovë

Ky është interpretim predominues në Kosovë. Asociacioni u përkufizua në mënyrë shumë të mjegullt. Problemi më i madh i dialogut ka qenë se si të përkufizohet Asociacioni, që ishte thelbi i marrëveshjes së Serbisë. Por Kurti as nuk dëshiron të flasë për atë. Dhe kjo ishte pika e tij e dobët në krahasim me Serbinë. Serbia kishte shumë më tepër pika të dobëta dhe ishte  vënë me shpatulla pas muri nga BE. 

Por e thënë shkurt: tërheqja e serbëve të Kosovës në veri nga të gjitha institucionet e Kosovës është një situatë e re. Dhe është shumë serioze, sepse unë nuk i shoh ata të kthehen javën e ardhshme apo se është e thjeshtë të bësh thirrje që ata të kthehen.  Kështu që tani kemi një krizë të rëndë politike brenda Kosovës, si pasojë e së cilës kemi humbur disa javë apo muaj. Dhe kjo do të prishë plotësisht iniciativën franko-gjermane për një marrëveshje të plotë normalizimi.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka thënë se nuk e ka kundërshtuar planin franko-gjerman. Por ai as nuk ka thënë se e mbështet atë plotësisht, siç bëri për shembull Rama dhe von der Leyen. A mendoni se Kurti e dëshiron planin franko-gjerman? 

Unë vetëm një gjë mund të them: Më kujtohet, para tre vjetësh kur kryeministër ishte Ramush Haradinaj, kur bëhej fjala  për taksat.  Dhe Perëndimi e kishte shumë të vështirë të ndryshonte qëndrimin e tyre. Ishte edhe samiti i organizuar në vitin 2019 në Berlin, ku Macron dhe Merkel thanë, se nëse ne i ftojmë të gjithë këta liderë, harxhojmë kohën dhe kapacitetet tona për të lëvizur përpara, dhe ata sërish nuk janë konstruktivë, atëherë ne  do të heqim dorë. Tani është hapur një dritare për të gjithë rajonin, por veçanërisht për Kosovën, për t'u bërë pjesë e tij në nivel të barabartë me Serbinë përmes Procesit të Berlinit, përmes BE-së. Ata do ta lënë të mbyllur këtë dritare. 

Pra, ju mendoni se ky është një shans i fundit për rajonin?

Jo i fundit. Por mendoj se nuk është situatë e mirë për Kosovën. Kosova ka nevojë për çdo marrëveshje diplomatike, që avancon, shkon përpara. Ndërsa Serbia dëshiron të fitojë kohë dhe sipas kësaj formule, Kurti po i ofron asaj krizën e re në "një tabaka të argjendtë”. 

Milan Nic është ekspert i Evropës Juglindore në Këshillin Gjerman për Politikë të Jashtme me qendër në Berlin. /DW/

milan nic tensione në veri të kosovës

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj