LIVE UPDATES
Bota

Republikanët edhe më pranë fitores së Dhomës së Përfaqësuesve, Xhorxhia mund të vendosë mbi fatin e Senatit

Fati i Senatit varet nga rezultati në disa gara të ngushta. Republikanët kanë fituar 49 nga 100 vende që ka Senati ndërsa demokratët 48. Aktualisht pritet rezultati për Nevadën dhe Arizonën ndërsa Xhorxhia ka kaluar në balotazh, i cili do të mbahet më 6 dhjetor. Secila parti mund të marrë kontrollin e Senatit nëse i fiton të dyja garat, atë në Nevada dhe në Arizona.

10 Nëntor 2022, 17:28 Nga DOSJA
Republikanët edhe më pranë fitores së Dhomës së
Foto ilustruese

SHBA- Republikanët iu afruan edhe më shumë të mërkurën mundësisë për të marrë kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve, por me një shumicë të ngushtë dhe larg pritshmërive për një vale të kuqe siç kishin parashikuar. Për kontrollin e kësaj dhome nevojiten të paktën 218 vende nga 435 që ka ajo gjithsej. Aktualisht republikanët kanë fituar 209, ndërsa demokratët 191. Numërimi vazhdon për 35 vende të tjera.

Fati i Senatit varet nga rezultati në disa gara të ngushta. Republikanët kanë fituar 49 nga 100 vende që ka Senati ndërsa demokratët 48. Aktualisht pritet rezultati për Nevadën dhe Arizonën ndërsa Xhorxhia ka kaluar në balotazh, i cili do të mbahet më 6 dhjetor. Secila parti mund të marrë kontrollin e Senatit nëse i fiton të dyja garat, atë në Nevada dhe në Arizona.

Por ekziston një mundësi e madhe, që për herë të dytë në dy vjet, kontrolli i Senatit të varet nga rezultati i balotazhit në Xhorxhia. Në garë është senatori demokrat në detyrë Raphael Warnock i cili sfidohet nga republikani Herschel Walker. Sipas ligjit të këtij shteti një kandidat shpallet fitues kur merr të paktën 50 % të votave, gjë që nuk ndodhi në raundin e parë.

Kontrolli i Kongresit do të jetë përcaktues edhe për fatin e axhendës së Presidentit Biden për dy vitet e ardhshme. Një shumicë republikane mund t’ia vështirësonte përmbushjen e shumë prej prioriteteve të tij. Zgjedhjet e këtij viti për Kongresin i tejkaluan prishmëritë historike për një parti që drejton Shtëpinë e Bardhë. Partia në pushtet pothuajse gjithmonë pëson humbje në zgjedhjet që përkojnë me mesin e mandit të presidentit, por edhe nëse republikanët fitojnë Dhomën, humbja e demokratëve nuk do të jetë aq e madhe sa mendohet para zgjedhjeve, ose siç ndodhi më, ose 2018 në 2010.

Një shumicë e vogël në Dhomën e Përfaqësuesve do të përbënte një sfidë të madhe për republikanët dhe kryesisht kreun aktual të republikanëve në këtë dhomë Kevin McCarthy. Ky i fundi pritet të marrë pozicionin që mban aktualisht Nancy Pelosi, duke u bërë kryetar i Dhomës së Përfaqësuesve. Me një shumicë të brishtë në këtë dhomë zoti McCarthy do të kishte pak hapësirë për gabime për të çuar përpara axhendën republikane.

Marrë nga VOA

shba

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet